Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 82. Infitar
Ajete: 19

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 82:1. E kur të çahet qielli.
82:1. Kur qielli të çahet
82:1. Kur qielli të çahet,
82:1. 'IDHA ES-SEMA'U ENFETERET
C 82:2. Dhe kur të shkapërderdhen yjet.
82:2. dhe yjet të derdhen;
82:2. Dhe kur yjet të shpërndahen,
82:2. WE 'IDHAL-KEWAKIBU ENTETHERET
C 82:3. Dhe kur të përzihen detet.
82:3. kur detet të përzihen
82:3. Dhe kur detet të derdhen,
82:3. WE 'IDHAL-BIHARU FUXHXHIRET
C 82:4. Dhe kur të trazohen varret.
82:4. dhe varret të rrotullohen,
82:4. Dhe kur varret të përmbysen,
82:4. WE 'IDHAL-KUBURU BU'THIRET
C 82:5. Atëbotë secili njeri e din se çka ka punuar dhe çka ka lënë prapa!
82:5. atëherë çdokush do të mësojë për veprat që ka bërë dhe që ka lënë pa bërë.
82:5. Çdo shpirt do të dijë atë që ka bërë dhe atë që ka lënë pas.
82:5. 'ALIMET NEFSUN MA KADDEMET WE 'EHHARET
C 82:6. O ti njeri, po ç'të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?
82:6. O njeri, ç'të mashtroi ty që nuk i besove Zotit tënd bujar,
82:6. O njeri, çfarë të ka mashtruar kundër Zotit tënd të Ndershëm,
82:6. JA 'EJJUHAL-'INSANU MA GARREKE BIREBBIKEL-KERIMI
C 82:7. I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.
82:7. i Cili të krijoi ty, të dha përmasa të rregullta dhe të harmonizoi
82:7. Që të ka krijuar dhe të ka formuar dhe të ka përkryer?
82:7. EL-LEDHI HALEKAKE FESEWWAKE FE'ADELEKE
C 82:8. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!
82:8. dhe, që të ka mbrujtur në çfarëdo forme që ka dashur?!
82:8. Ai të ka formuar në cilëndo formë që Ai dëshiron.
82:8. FI 'EJJI SURETIN MA SHA'E REKKEBEKE
C 82:9. Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë.
82:9. Por jo! Ju e quani të gënjeshtërt Gjykimin (pas ringjalljes),
82:9. Jo! Por ju përgënjeshtroni Ditën e Gjykimit.
82:9. KELLA BEL TUKEDHDHIBUNE BID-DINI
C 82:10. Kurse ndaj jush kanë përcjellësit!
82:10. ndonëse mbi ju ka rojtarë (që ju vëzhgojnë),
82:10. Dhe me të vërtetë, mbi ju ka rojtarë,
82:10. WE 'INNE 'ALEJKUM LEHAFIDHINE
C 82:11. Janë shkrues të ndershëm te All-llahu.
82:11. shënues të nderuar,
82:11. Shkrues të ndershëm,
82:11. KIRAMEN KATIBINE
C 82:12. Ata e dinë se çka punoni.
82:12. që dinë gjithçka që bëni.
82:12. Që dinë atë që bëni.
82:12. JA'LEMUNE MA TEF'ALUNE
C 82:13. E s'ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në xhennet).
82:13. Vërtet, punëdrejtët do të jenë në Xhenet,
82:13. Me të vërtetë, të drejtët do të jenë në kënaqësi,
82:13. 'INNEL-'EBRARE LEFI NA'IMIN
C 82:14. Dhe se mëkatarët janë në xhehennem.
82:14. kurse fajtorët, me siguri, do të jenë në Zjarrin flakërues,
82:14. Dhe të pabesët do të jenë në zjarr.
82:14. WE 'INNEL-FUXHXHARE LEFI XHEHIMIN
C 82:15. Aty futen ata ditën e gjykimit (të cilën nuk e besonin).
82:15. në të cilin do të digjen në Ditën e Gjykimit,
82:15. Ata do të hyjnë në të Ditën e Gjykimit,
82:15. JESLEWNEHA JEWME ED-DINI
C 82:16. Dhe nuk kanë të larguar prej tij.
82:16. pa mundur t'i shmangen atij.
82:16. Dhe ata nuk do të jenë prej tij të zhdukur.
82:16. WE MA HUM 'ANHA BIGA'IBINE
C 82:17. E ç'të mësoi ty se ç'është dita e gjykimit?
82:17. E kush do të ta shpjegojë ty se ç'është Dita e Gjykimit?
82:17. Dhe çfarë të bën të dish se çfarë është Dita e Gjykimit?
82:17. WE MA 'EDRAKE MA JEWMU ED-DINI
C 82:18. Përsëri, ç'të mësoi ty se ç'është dita e gjykimit?
82:18. Edhe njëherë: Kush do të ta shpjegojë ty se ç'është Dita e Gjykimit?
82:18. Përsëri, çfarë të bën të dish se çfarë është Dita e Gjykimit?
82:18. THUMME MA 'EDRAKE MA JEWMU ED-DINI
C 82:19. Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t'i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut!
82:19. Ajo është Dita, kur askush nuk do të ketë fuqi për të bërë gjë për ndonjë tjetër dhe, kur pushteti do të jetë vetëm i Allahut.
82:19. Ditën kur asnjë shpirt nuk do të ketë ndonjë pushtet mbi një tjetër, dhe çështja atë ditë është e Allahut.
82:19. JEWME LA TEMLIKU NEFSUN LINEFSIN SHEJ'EN WEL-'EMRU JEWME'IDHIN LILLAHI