U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 92. Lejl
Ajete: 21
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
92:1.
Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë!
92:1.
Për natën që mbulon (me terr),
92:1.
Betohem për natën kur ajo mbulon,
92:1.
WEL-LEJLI 'IDHA JEGSHA
C
92:2.
Pasha ditën kur ajo shkrepëtin!
92:2.
Dhe për ditën kur ajo shkëlqen,
92:2.
WE EN-NEHARI 'IDHA TEXHELLA
C
92:3.
Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën!
92:3.
dhe për Atë që ka krijuar mashkullin dhe femrën!
92:3.
Dhe për Atë që krijoi mashkullin dhe femrën.
92:3.
WE MA HALEKA EDH-DHEKERE WEL-'UNTHA
C
92:4.
Vërtet, veprimi juaj është i llojllojtë.
92:4.
Vërtet, veprat tuaja janë të ndryshme.
92:4.
Me të vërtetë, përpjekja juaj është e ndryshme.
92:4.
'INNE SA'JEKUM LESHETTA
C
92:5.
E, sa i përket atij që jep dhe ruhet,
92:5.
Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai)
92:5.
Sa për atë që jep dhe që ka frikë Allahun,
92:5.
FE'EMMA MEN 'A'TA WE ETTEKA
C
92:6.
Dhe vërteton bindshëm për më të mirën,
92:6.
dhe dëshmon për vërtetësinë e më të bukurës (besimit),
92:6.
Dhe që e pohon të vërtetën më të mirë,
92:6.
WE SEDDEKA BIL-HUSNA
C
92:7.
Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën.
92:7.
Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit.
92:7.
Ne do ta bëjmë të lehtë për të rrugën drejt lehtësimit.
92:7.
FESENUJESSIRUHU LILJUSRA
C
92:8.
E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti),
92:8.
Kurse atij që është koprrac, ndihet i vetëmjaftueshëm,
92:8.
Por sa për atë që është koprrac dhe që ndihet i vetë-mjaftueshëm,
92:8.
WE 'EMMA MEN BEHILE WE ESTEGNA
C
92:9.
Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën,
92:9.
dhe e quan gënjeshtër më të bukurën (besimin),
92:9.
Dhe që përgënjeshtron të vërtetën më të mirë,
92:9.
WE KEDHDHEBE BIL-HUSNA
C
92:10.
Ne do ta përgatisim për më të vështirën.
92:10.
Ne do t'ia lehtësojmë rrugën drejt dënimit,
92:10.
Ne do ta bëjmë të lehtë për të rrugën drejt vështirësisë.
92:10.
FESENUJESSIRUHU LIL'USRA
C
92:11.
E pasuria e tij nuk do t'i bëjë dobi, kur ai të zhduket.
92:11.
e, kur të hidhet (në zjarr), pasuria e tij nuk do t'i bëjë dobi.
92:11.
Dhe pasuria e tij nuk do t'i bëjë asnjë dobi kur ai të bjerë.
92:11.
WE MA JUGNI 'ANHU MALUHU 'IDHA TEREDDA
C
92:12.
Detyrë e jona është vetëm të udhëzojmë.
92:12.
Neve na përket që t'ua tregojmë rrugën e drejtë,
92:12.
Me të vërtetë, është mbi Ne të udhëzojmë.
92:12.
'INNE 'ALEJNA LELHUDA
C
92:13.
Dhe vetëm Jona është bota tjetër si dhe kjo.
92:13.
dhe, me të vërtetë, e Jona është ajo botë dhe kjo botë!
92:13.
Dhe me të vërtetë, Ne jemi Zotëruesit e botës tjetër dhe të kësaj bote.
92:13.
WE 'INNE LENA LEL'AHIRETE WEL-'ULA
C
92:14.
Unë u kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort.
92:14.
Prandaj Unë ju kam tërhequr vërejtjen me një zjarr që flakëron,
92:14.
Prandaj, Unë ju paralajmëroj për një zjarr që digjet.
92:14.
FE'ENDHERTUKUM NAREN TELEDHDHA
C
92:15.
Që aty nuk hyn tjetër, pos atij që është më i prishuri.
92:15.
ku do të hidhet vetëm më i keqi,
92:15.
Në të nuk do të hyjë përveç mëkatarit më të madh,
92:15.
LA JESLAHA 'ILLAL-'ESHKA
C
92:16.
I cili përgënjeshtroi dhe u zbraps.
92:16.
që ka mohuar dhe është larguar nga besimi.
92:16.
Ai që përgënjeshtron dhe që kthen shpinën.
92:16.
EL-LEDHI KEDHDHEBE WE TEWELLA
C
92:17.
Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij.
92:17.
E do të mbahet larg tij (zjarrit) më i devotshmi (që ruhet nga gjynahet),
92:17.
Por ai që ka frikë Allahun do të ruhet prej tij,
92:17.
WE SEJUXHENNEBUHAL-'ETKA
C
92:18.
Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet,
92:18.
që e jep pasurinë e tij, duke pastruar veten
92:18.
Ai që jep pasurinë e tij për t'u pastruar,
92:18.
EL-LEDHI JU'UTI MALEHU JETEZEKKA
C
92:19.
E jo për ta shpërblyer ndokë që i ka bërë mirë më parë.
92:19.
dhe duke mos pritur shpërblim prej dikujt tjetër për këtë,
92:19.
Dhe që nuk i jep asnjë njeriu ndonjë shpërblim që duhet kthyer,
92:19.
WE MA LI'HEDIN 'INDEHU MIN NI'METIN TUXHZA
C
92:20.
Por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të lartit.
92:20.
por vetëm për të kërkuar Fytyrën (kënaqësinë) e Zotit të tij, më të Lartit.
92:20.
Por që kërkon fytyrën e Zotit të tij, të Lartësuarit.
92:20.
'ILLA EBTIGA'E WEXHHI RABBIHIL-'A'LA
C
92:21.
Për Zotin, ai do ta gëzojë atë kënaqësi!
92:21.
Dhe ai, me siguri, do të jetë i kënaqur!
92:21.
Dhe me të vërtetë, së shpejti ai do të jetë i kënaqur.