Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 61. Saf
Ajete: 14

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 61:1. All-llahun e madhëroi çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e Ai është mbizotëruesi, i urti.
61:1. Allahun e përlëvdon gjithçka, që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti!
61:1. Çdo gjë që është në qiej dhe çdo gjë që është në tokë e lavdëron Allahun. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urtë.
61:1. SEBBEHE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 61:2. O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni?
61:2. O besimtarë, përse thoni atë që nuk e bëni?
61:2. O ju që besoni, pse thoni atë që nuk bëni?
61:2. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'EMENU LIME TEKULUNE MA LA TEF'ALUNE
C 61:3. Tek All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!
61:3. Është shumë e urryer për Allahun të thoni atë që nuk e bëni!
61:3. Sa e urryer është te Allahu që ju të thoni atë që nuk bëni.
61:3. KEBURE MEKTEN 'INDEL-LAHI 'EN TEKULU MA LA TEF'ALUNE
C 61:4. All-llahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të rreshtuar si të jenë ndërtesë e fortifikuar.
61:4. Vërtet, Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të radhitur si të ishin një ndërtesë solide.
61:4. Me të vërtetë, Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij si një mur i fortifikuar.
61:4. 'INNALL-LLAHE JUHIBBUL-LEDHINE JUKATILUNE FI SEBILIHI SEFFEN KE'ENNEHUM BUNJANUN MERSUSUN
C 61:5. Dhe, (rikujto) kur Musai popullit të vet i tha: "O popull imi, pse më shqetësoni kur e dini se me të vërtetë unë jam i dërguar i All-llahut te ju!" E kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahu i largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin e prishur.
61:5. Kujto kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im, përse po më mundoni, kur e dini mirë se unë jam i dërguari i Allahut te ju?!” Kur ata u larguan (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e drejtë); Allahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin jobesimtar.
61:5. Dhe kur Musai i tha popullit të tij: "O populli im, pse më dëmtoni mua, ndërsa ju e dini se unë jam i dërguar te ju nga Allahu?" Por kur ata u larguan, Allahu i largoi zemrat e tyre. Dhe Allahu nuk i udhëzon njerëzit e pabindur.
61:5. WE 'IDH KALE MUSA LIKAWMIHI JA KAWMI LIME TU'UDHUNENI WE KAD TA'LEMUNE 'ENNI RESULU ELLAHI 'ILEJKUM FELEMMA ZAGU 'EZAGALLAHU KULUBEHUM WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWMEL-FASIKINE
C 61:6. Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e hapët".
61:6. Kujto kur Isai, i biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Izraelit, unë jam i dërguari i Allahut tek ju, për t'ju vërtetuar Teuratin e shpallur para meje dhe për t'ju sjellë lajmin e gëzueshëm për një të dërguar, emri i të cilit është Ahmed, që do të vijë pas meje”. Por, kur ai u solli atyre shenja të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapur!”
61:6. Dhe kur Isai, biri i Merjemes, tha: "O bijtë e Israilit, unë jam i dërguari i Allahut te ju, duke konfirmuar atë që ishte para meje në Teurat dhe duke përgëzuar një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed." Por kur ai erdhi te ta me prova të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e qartë."
61:6. WE 'IDH KALE 'ISA EBNU MERJEME JA BENI 'ISRA'ILE 'INNI RESULU ELLAHI 'ILEJKUM MUSEDDIKEN LIMA BEJNE JEDEJJE MINET-TEWRATI WE MUBESHSHIRÆN BIRESULIN JE'TI MIN BA'DI ESMUHU 'EHMEDU FELEMMA XHA'EHUM BIL-BEJJINATI KALU HADHA SIHRUN MUBINUN
C 61:7. E kush është më mizor se ai që për All-llahun shpif gënjeshtrën, kur ai thirret për në fenë islame; po All-llahu nuk i ofron udhëzimin për në rrugën e drejtë popullit zullumqar.
61:7. Kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra kundër Allahut, ndërkohë që i bëhet thirrje për t'iu nënshtruar Atij?! Allahu nuk i udhëzon keqbërësit.
61:7. Dhe kush është më i padrejtë se ai që shpik gënjeshtra kundër Allahut ndërsa ai ftohet në Islam? Dhe Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë.
61:7. WE MEN 'EDHLEMU MIMMENI EFTERA 'ALA ELLAHIL-KEDHIBE WE HUWE JUD'A 'ILAL-'ISLAMI WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C 61:8. Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.
61:8. Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu e përsos dritën e Vet, edhe nëse (këtë gjë) e urrejnë jobesimtarët.
61:8. Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre. Por Allahu do ta përsosë dritën e Tij, edhe nëse mohuesit e urrejnë atë.
61:8. JURIDUNE LIJUTFI'U NUREL-LAHI BI'EFWAHIHIM WEL-LAHU MUTIMMU NURIHI WE LEW KERIHEL-KAFIRUNE
C 61:9. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.
61:9. Allahu është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Vet me udhërrëfimin dhe fenë e së Vërtetës, për ta ngritur atë më lart se të gjitha fetë, edhe nëse nuk e pëlqejnë idhujtarët.
61:9. Ai është Ai që dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzim dhe fenë e vërtetë për ta ngritur atë mbi të gjitha fetë, edhe nëse idhujtarët e urrejnë atë.
61:9. HUWEL-LEDHI 'ERSELE RESULEHU BIL-HUDA WE DINIL-HEKKI LIJUDHHIREHU 'ALA ED-DINI KULLIHI WE LEW KERIHEL-MUSHRIKUNE
C 61:10. O ju që keni besuar, a t'ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
61:10. O besimtarë, a doni t'ju drejtoj në një tregti, e cila ju shpëton nga një dënim i dhembshëm?!
61:10. O ju që besoni, a doni t'ju tregoj një tregti që do t'ju shpëtojë nga një ndëshkim i dhimbshëm?
61:10. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'EMENU HEL 'EDULLUKUM 'ALA TIXHARETIN TUNXHIKUM MIN 'ADHABIN 'ELIMIN
C 61:11. T'i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
61:11. Besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe trupin tuaj. Kjo, nëse do ta dini, është më mirë për ju.
61:11. Besoni në Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasuritë dhe jetët tuaja. Kjo është më e mirë për ju, nëse e dini.
61:11. TU'UMINUNE BILLAHI WE RESULIHI WE TUXHAHIDUNE FI SEBILI ELLAHI BI'EMWALIKUM WE 'ENFUSIKUM DHALIKUM HAJRUN LEKUM 'IN KUNTUM TA'LEMUNE
C 61:12. Ai (All-llahu) ua falë mëkatet tuaja, ju shpie në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe në pallate të bukura në xhennetet e amshueshme, e këto janë ai suksesi më i madh.
61:12. Ai do t'jua falë gabimet tuaja dhe do t'ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe në banesa të mrekullueshme në Xhenetin e Adnit. Kjo është fitorja më e madhe.
61:12. Ai do t'ju falë mëkatet tuaja dhe do t'ju fusë në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj dhe në banesa të bukura në kopshtet e begatisë. Ky është triumfi i madh.
61:12. JEGFIR LEKUM DHUNUBEKUM WE JUDHILKUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU WE MESAKINE TEJJIBETEN FI XHENNATI 'ADNIN DHALIKEL-FEWZUL-'ADHIMU
C 61:13. Edhe të tjera që ju i dëshironi, ndihmë prej All-llahut dhe fitore e afërt, e pra, përgëzoi besimtarët!
61:13. Ai do t'ju falë edhe dhunti të tjera që, i dëshironi: ndihmën e Tij dhe një fitore të afërt! Andaj, gëzoji besimtarët!
61:13. Dhe një tjetër (fitore) që ju e doni – ndihmë nga Allahu dhe një fitore e afërt. Dhe përgëzo besimtarët.
61:13. WE 'UHRA TUHIBBUNEHA NESRUN MINEL-LAHI WE FETHUN KARIBUN WE BESHSHIRIL-MU'UMININE
C 61:14. O ju që besuat, bëhuni ndihmëtarë të All-llahut, si Isai, biri i Merjemes, havarijjunëve (besimtarëve të vet të sinqertë) u pat thënë: "Kush është ndihmëtar imi për në rrugën e All-llahut?" Havarijjunët i thanë: "Ne jemi ndihmëtarë të rrugës së All-llahut!" E një grup prej beni israilëve besoi, e një grup refuzoi, e Ne ata që besuan i përkrahëm kundër armikut të tyre dhe ashtu u bënë ngadhënjyes.
61:14. O besimtarë, bëhuni ndihmësit e Allahut, ashtu siç u tha dishepujve Isai, i biri i Merjemes: “Kush janë ndihmësit e mi për çështjen e Allahut?” Dishepujt u përgjigjën: “Ne jemi ndihmësit e Allahut!” Kështu, një pjesë nga bijtë e Izraelit e besoi, kurse pjesa tjetër e mohoi. Prandaj Ne i forcuam besimtarët kundër armikut të tyre dhe ata dolën ngadhënjimtarë.
61:14. O ju që besoni, bëhuni ndihmës të Allahut, ashtu siç Isai, biri i Merjemes, i tha ndihmësve të tij: "Kush janë ndihmësit e mi për Allahun?" Të afërmit e tij thanë: "Ne jemi ndihmës të Allahut." Pastaj një grup i bijve të Israilit besoi dhe një grup mohoi. Prandaj, Ne i përforcuam ata që besuan kundër armikut të tyre, dhe ata u bënë fitimtarë.
61:14. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'EMENU KUNW 'ENSAREL-LAHI KEMA KALE 'ISA EBNU MERJEME LILHEWARIJINE MEN 'ENSARI 'ILA ELLAHI KALEL-HEWARIJUNE NEHNU 'ENSARU ELLAHI FE'AMENET TA'IFETUN MIN BENI 'ISRA'ILE WE KEFERET TA'IFETUN FE'EJJEDNAL-LEDHINE 'ÆMENU 'ALA 'ADUWIHIM FE'ESBEHU DHAHIRINE