U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 62. Xhuma
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
62:1.
Çka ka në qiej dhe çka ka në tokë bën tesbih All-llahun, Sunduesin, të Pastërin nga çdo e metë, të Fuqishmin e të Urtin.
62:1.
Allahun e përlëvdon gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), i Plotfuqishmi dhe i Urti.
62:1.
Çdo gjë që është në qiej dhe çdo gjë që është në tokë e lavdëron Allahun, Mbretin, të Shenjtin, të Gjithëfuqishmin, të Urtin.
62:1.
JUSEBBIHU LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDIL-MELIKIL-KUDDUSIL-'AZIZIL-HEKIMI
C
62:2.
Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t'ua lexojë ajetet e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme.
62:2.
Është Ai që u solli të analfabetëve një të Dërguar nga gjiri i tyre, për t'u lexuar atyre shpalljet e Tij, për t'i pastruar e për t'u mësuar Librin dhe Urtësinë, ndonëse ata më parë ishin vërtet në humbje të plotë.
62:2.
Ai është Ai që dërgoi tek analfabetët një të dërguar nga mesi i tyre, për t'ua recituar atyre ajetet e Tij dhe për t'i pastruar ata dhe për t'i mësuar atyre Librin dhe urtësinë, megjithëse ata ishin më parë në një humbje të qartë.
62:2.
HUWEL-LEDHI BE'ATHE FIL-'UMMIJINE RESULEN MINHUM JETLU 'ALEJHIM 'AJATIHI WE JUZEKKIHIM WE JU'ALLIMUHUMUL-KITABE WEL-HIKMETE WE 'IN KANU MIN KABLU LEFI DELALIN MUBININ
C
62:3.
(U dërgoi) edhe të tjerëve që nuk i arritën ata, Ai është ngadhënjyesi, i urti.
62:3.
Ai do ta dërgojë atë edhe tek të tjerë (myslimanë) nga ata, të cilët ende nuk u janë bashkuar. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
62:3.
Dhe për të tjerët prej tyre që ende nuk i janë bashkuar atyre. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urtë.
62:3.
WE 'AHARINE MINHUM LEMMA JELHEKU BIHIM WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C
62:4.
Kjo është mirësi e All-llahut, që ia jep atij që do, e All-llahu është i zoti i dhuntisë së përsosur.
62:4.
Kjo është dhuntia e Allahut; Ai ia jep atë kujt të dojë. Allahu zotëron dhunti të madhe.
62:4.
Kjo është mirësia e Allahut që Ai ia jep kujt të dojë. Dhe Allahu është Zotërues i mirësisë së madhe.
62:4.
DHALIKE FEDLU ELLAHI JU'UTIHI MEN JESHA'U WEL-LAHU DHUL-FEDLIL-'ADHIMI
C
62:5.
Shembulli i atyre që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është si shembulli i ndonjë gomari që bart libra. Shembull i keq është shembulli i popullit që i përgënjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtar.
62:5.
Shembulli i atyre, që iu besua Teurati, por pastaj nuk e zbatuan atë, i shëmbëllen gomarit, që vetëm sa i mbart librat. Sa i keq është shembulli i atyre që mohojnë shpalljet e Allahut! Allahu nuk i udhëzon (në rrugën e drejtë) keqbërësit.
62:5.
Shembulli i atyre që u ngarkuan me Teuratin dhe pastaj nuk e bartën atë është si shembulli i gomarit që mbart libra. Sa i keq është shembulli i popullit që përgënjeshtron ajetet e Allahut. Dhe Allahu nuk udhëzon popullin e padrejtë.
62:5.
METHELUL-LEDHINE HUMMILUT-TEWRETE THUMME LEM JEHMILUHA KEMETHELIL-HIMARI JEHMILU 'ESFARAN BI'SE METHELUL-KAWMIL-LEDHINE KEDHDHEBU BI'AJATI ELLAHI WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C
62:6.
Thuaj: "O ju që i përmbaheni jehudizmit, nëse pretendoni se jeni më të afërmit e All-llahut e jo njerëzit e tjerë, atëherë kërkojeni vdekjen, po qe se jeni të sinqertë (në atë që thoni)".
62:6.
Thuaju hebrenjve: “Në qoftë se ju pretendoni se jeni të vetmit miq të Allahut nga të gjithë njerëzit, atëherë dëshirojeni vdekjen, po të jeni të sinqertë!”
62:6.
Thuaju: "O ju që jeni hebrenj, nëse pretendoni se jeni të dashurit e Allahut përjashta gjithë njerëzve të tjerë, atëherë dëshironi vdekjen, nëse jeni të sinqertë."
62:6.
KUL JA 'EJJUHAL-LEDHINE HADU 'IN ZE'AMTUM 'ENNEKUM 'EWLIJA 'U LILLAHI MIN DUNI EN-NASI FETEMENNEWL-MEWTE 'IN KUNTUM SADIKINE
C
62:7.
Po, ata nuk e dëshirojnë kurrë atë, për shkak të asaj që e punuan me duart e veta, e All-llahu e di shumë mirë se kush janë mizorët.
62:7.
Por ata kurrë nuk do ta dëshirojnë vdekjen, për shkak të veprave që kanë bërë duart e tyre. Allahu i njeh mirë keqbërësit.
62:7.
Por ata kurrë nuk do ta dëshirojnë atë për shkak të asaj që duart e tyre kanë dërguar përpara. Dhe Allahu është i Dijshëm për të padrejtët.
62:7.
WE LA JETEMENNEWNEHU 'EBEDEN BIMA KADDEMET 'EJDIHIM WEL-LAHU 'ALIMUN BIDH-DHALIMINE
C
62:8.
Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar".
62:8.
Thuaj: “Vdekja prej së cilës po ikni, do t'ju arrijë. Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, i Cili e di të padukshmen dhe të dukshmen dhe Ai do t'ju njoftojë ju për atë që keni bërë.”
62:8.
Thuaju: "Me të vërtetë, vdekja nga e cila ju ikni, me siguri do t'ju takojë, pastaj do të ktheheni te Ai që është Njohësi i të padukshmes dhe të dukshmes, dhe Ai do t'ju informojë për atë që keni bërë."
62:8.
KUL 'INNEL-MEWTEL-LEDHI TEFIRRUNE MINHU FE'INNEHU MULAKIKUM THUMME TUREDDUNE 'ILA 'ALIMIL-GAJBI WE ESH-SHEHADETI FEJUNEBBI'UKUM BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C
62:9.
O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
62:9.
O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju!
62:9.
O ju që besoni, kur thirret për namazin në ditën e xhumasë, nxito për përmendjen e Allahut dhe lini shitblerjen. Kjo është më e mirë për ju, nëse e dini.
62:9.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IDHA NUDI LILSSELETI MIN JEWMIL-XHUMU'ATI FAS'AW 'ILA DHIKRI ELLAHI WE DHERUL-BEJ'A DHALIKUM HAJRUN LEKUM 'IN KUNTUM TA'LEMUNE
C
62:10.
E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.
62:10.
Dhe, kur të përfundojë namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë, kërkoni nga mirësitë e Allahut dhe përmendeni shumë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni.
62:10.
Dhe kur namazi të ketë përfunduar, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni nga mirësia e Allahut, dhe përmendeni Allahun shpesh që të mund të keni sukses.
62:10.
FE'IDHA KUDIJETI ES-SELETU FANTESHIRU FIL-'ERDI WE EBTEGU MIN FEDLI ELLAHI WE EDHKURU ELLAHE KETHIRAN LE'ALLEKUM TUFLIHUNE
C
62:11.
Po, kur ata shohin ndonjë tregti ose ndonjë aheng mësyhen atje, kurse ty të lënë në këmbë. Thuaju: "Ajo që është tek All-llahu është shumë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia, e All-llahu është furnizuesi më i mirë!"
62:11.
Mirëpo, sa herë që ata shohin ndonjë tregti ose lojë, shkojnë tek ajo e të lënë ty në këmbë. Thuaj: “Ajo që është tek Allahu, është më e mirë nga argëtimi e nga tregtia.” Allahu është Dhuruesi më bujar.
62:11.
Por kur ata shohin ndonjë tregti ose zbavitje, ata drejtohen te ajo dhe të lënë ty duke qëndruar. Thuaj: "Ajo që është tek Allahu është më e mirë sesa zbavitja dhe tregtia. Dhe Allahu është Më i Miri i Furnizuesve."
62:11.
WE 'IDHA RE'EW TIXHARETEN 'EW LEHWEN ENFEDDU 'ILEJHA WE TEREKUKE KA'IMEN KUL MA 'INDEL-LAHI HAJRUN MINEL-LEHWI WE MINET-TIXHARETI WEL-LAHU HAJRU ER-RAZIKINE