Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 62:6. Thuaj: "O ju që i përmbaheni jehudizmit, nëse pretendoni se jeni më të afërmit e All-llahut e jo njerëzit e tjerë, atëherë kërkojeni vdekjen, po qe se jeni të sinqertë (në atë që thoni)".
62:6. Thuaju hebrenjve: “Në qoftë se ju pretendoni se jeni të vetmit miq të Allahut nga të gjithë njerëzit, atëherë dëshirojeni vdekjen, po të jeni të sinqertë!”
62:6. Thuaju: "O ju që jeni hebrenj, nëse pretendoni se jeni të dashurit e Allahut përjashta gjithë njerëzve të tjerë, atëherë dëshironi vdekjen, nëse jeni të sinqertë."
62:6. KUL JA 'EJJUHAL-LEDHINE HADU 'IN ZE'AMTUM 'ENNEKUM 'EWLIJA 'U LILLAHI MIN DUNI EN-NASI FETEMENNEWL-MEWTE 'IN KUNTUM SADIKINE
C 62:7. Po, ata nuk e dëshirojnë kurrë atë, për shkak të asaj që e punuan me duart e veta, e All-llahu e di shumë mirë se kush janë mizorët.
62:7. Por ata kurrë nuk do ta dëshirojnë vdekjen, për shkak të veprave që kanë bërë duart e tyre. Allahu i njeh mirë keqbërësit.
62:7. Por ata kurrë nuk do ta dëshirojnë atë për shkak të asaj që duart e tyre kanë dërguar përpara. Dhe Allahu është i Dijshëm për të padrejtët.
62:7. WE LA JETEMENNEWNEHU 'EBEDEN BIMA KADDEMET 'EJDIHIM WEL-LAHU 'ALIMUN BIDH-DHALIMINE
C 62:8. Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar".
62:8. Thuaj: “Vdekja prej së cilës po ikni, do t'ju arrijë. Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, i Cili e di të padukshmen dhe të dukshmen dhe Ai do t'ju njoftojë ju për atë që keni bërë.”
62:8. Thuaju: "Me të vërtetë, vdekja nga e cila ju ikni, me siguri do t'ju takojë, pastaj do të ktheheni te Ai që është Njohësi i të padukshmes dhe të dukshmes, dhe Ai do t'ju informojë për atë që keni bërë."
62:8. KUL 'INNEL-MEWTEL-LEDHI TEFIRRUNE MINHU FE'INNEHU MULAKIKUM THUMME TUREDDUNE 'ILA 'ALIMIL-GAJBI WE ESH-SHEHADETI FEJUNEBBI'UKUM BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C 62:9. O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
62:9. O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju!
62:9. O ju që besoni, kur thirret për namazin në ditën e xhumasë, nxito për përmendjen e Allahut dhe lini shitblerjen. Kjo është më e mirë për ju, nëse e dini.
62:9. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IDHA NUDI LILSSELETI MIN JEWMIL-XHUMU'ATI FAS'AW 'ILA DHIKRI ELLAHI WE DHERUL-BEJ'A DHALIKUM HAJRUN LEKUM 'IN KUNTUM TA'LEMUNE
C 62:10. E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.
62:10. Dhe, kur të përfundojë namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë, kërkoni nga mirësitë e Allahut dhe përmendeni shumë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni.
62:10. Dhe kur namazi të ketë përfunduar, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni nga mirësia e Allahut, dhe përmendeni Allahun shpesh që të mund të keni sukses.
62:10. FE'IDHA KUDIJETI ES-SELETU FANTESHIRU FIL-'ERDI WE EBTEGU MIN FEDLI ELLAHI WE EDHKURU ELLAHE KETHIRAN LE'ALLEKUM TUFLIHUNE
C 62:11. Po, kur ata shohin ndonjë tregti ose ndonjë aheng mësyhen atje, kurse ty të lënë në këmbë. Thuaju: "Ajo që është tek All-llahu është shumë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia, e All-llahu është furnizuesi më i mirë!"
62:11. Mirëpo, sa herë që ata shohin ndonjë tregti ose lojë, shkojnë tek ajo e të lënë ty në këmbë. Thuaj: “Ajo që është tek Allahu, është më e mirë nga argëtimi e nga tregtia.” Allahu është Dhuruesi më bujar.
62:11. Por kur ata shohin ndonjë tregti ose zbavitje, ata drejtohen te ajo dhe të lënë ty duke qëndruar. Thuaj: "Ajo që është tek Allahu është më e mirë sesa zbavitja dhe tregtia. Dhe Allahu është Më i Miri i Furnizuesve."
62:11. WE 'IDHA RE'EW TIXHARETEN 'EW LEHWEN ENFEDDU 'ILEJHA WE TEREKUKE KA'IMEN KUL MA 'INDEL-LAHI HAJRUN MINEL-LEHWI WE MINET-TIXHARETI WEL-LAHU HAJRU ER-RAZIKINE
C 63:1. Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: "Ne dëshmojmë se vërtet ti je i dërguar i All-llahut!" E, All-llahu e di se ti je i dërguar i Tij, por All-llahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë (kur thonë ashtu).
63:1. Kur vijnë tek ti hipokritët, thonë: “Ne dëshmojmë se ti je vërtet i dërguari i Allahut!” Allahu e di se ti je i dërguari i Tij, por Ai dëshmon se hipokritët janë gënjeshtarë!
63:1. Kur hipokritët vijnë te ti, ata thonë: "Ne dëshmojmë se ti je me të vërtetë i Dërguari i Allahut." Dhe Allahu e di se ti je me të vërtetë i Dërguari i Tij. Dhe Allahu dëshmon se hipokritët janë gënjeshtarë.
63:1. 'IDHA XHA'EKEL-MUNAFIKUNE KALU NESH/HEDU 'INNEKE LERESULU ELLAHI WEL-LAHU JA'LEMU 'INNEKE LERESULUHU WEL-LAHU JESH/HEDU 'INNEL-MUNAFIKINE LEKADHIBUNE
C 63:2. Ata betimin e tyre e bëjnë për t'u mbrojtur, andaj ata penguan nga rruga e All-llahut. Veprimi që bënë ata është shumë i keq.
63:2. Ata i përdorin betimet e tyre si maskë dhe i largojnë (njerëzit) prej rrugës së Allahut. Vërtet, shumë të mbrapshta janë punët e tyre!
63:2. Ata i kanë marrë betimet e tyre si një mburojë, kështu që ata pengojnë nga rruga e Allahut. Me të vërtetë, sa keq është ajo që ata kanë bërë!
63:2. ETTEHADHU 'EJMANEHUM XHUNNETEN FESEDDU 'AN SEBILI ELLAHI 'INNEHUM SA'E MA KANU JA'MELUNE
C 63:3. Ngase ata besuan (me gojë) e pastaj mohuan, andaj zemrat e tyre u mbyllën dhe ata nuk kuptojnë.
63:3. Kjo, sepse ata fillimisht besuan, pastaj mohuan, kështu që zemrat e tyre u vulosën dhe si pasojë ata nuk kuptojnë më.
63:3. Kjo është sepse ata besuan dhe pastaj mohuan, kështu që zemrat e tyre u vulosën dhe ata nuk kuptojnë.
63:3. DHALIKE BI'ENNEHUM 'AMENU THUMME KEFERU FETUBI'A 'ALA KULUBIHIM FEHUM LA JEFKAHUNE
C 63:4. E kur t'i shohish ata, trupat e tyre të mahnisin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin. Po ata janë si trungujt e zgavruar e të mbështetur, e çdo zë e mendojnë se është kundër tyre. Ata janë armiq, pra ruaju prej tyre! All-llahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta!
63:4. Kur i shihni ata, pamja e tyre e bukur ju mahnit e, nëse flasin, ju i dëgjoni fjalët e tyre. E megjithatë, ata janë si trungje të mbështetura. Ata kujtojnë se çdo thirrje që dëgjojnë është kundër tyre. Ata janë armiqtë e vërtetë, andaj ruajuni prej tyre! Allahu i vraftë! Sa shumë që janë larguar (nga e vërteta)?!
63:4. Dhe kur ti i sheh ata, trupat e tyre të mahnitin, dhe kur flasin, ti dëgjon fjalët e tyre. Ata janë si trarë të mbështetur. Ata mendojnë se çdo britmë është kundër tyre. Ata janë armiq, prandaj ruhuni prej tyre. Allahu i mallkoftë ata! Si po largohen nga e vërteta!
63:4. WE 'IDHA RE'EJTEHUM TU'XHIBUKE 'EXHSAMUHUM WE 'IN JEKULU TESMA' LIKAWLIHIM KE'ENNEHUM HUSHUBUN MUSENNEDETUN JEHSEBUNE KULLE SEJHETIN 'ALEJHIM HUMUL-'ADUWU FAHDHERHUM KATELEHUMU ELLAHU 'ENNA JU'UFEKUNE
C 63:5. E kur u thuhet: "Ejani te i dërguari i All-llahut që ai të kërkojë prej Tij falje për ju", ata tundin kokat e tyre dhe i sheh se si ta kthejnë shpinën duke e mbajtur veten të madh.
63:5. Kur u thuhet atyre: “Ejani, se i Dërguari i Allahut do të kërkojë falje për ju”, ata tundin kokat e tyre dhe i sheh ata të kthehen me mendjemadhësi.
63:5. Dhe kur u thuhet atyre: "Ejani që i Dërguari i Allahut të kërkojë falje për ju," ata i kthejnë kokat e tyre dhe ti i sheh ata duke u larguar me arrogancë.
63:5. WE 'IDHA KILE LEHUM TA'ALEW JESTEGFIR LEKUM RESULU ELLAHI LEWWEW RU'USEHUM WE RE'EJTEHUM JESUDDUNE WE HUM MUSTEKBIRUNE