Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 62:11. Po, kur ata shohin ndonjë tregti ose ndonjë aheng mësyhen atje, kurse ty të lënë në këmbë. Thuaju: "Ajo që është tek All-llahu është shumë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia, e All-llahu është furnizuesi më i mirë!"
62:11. Mirëpo, sa herë që ata shohin ndonjë tregti ose lojë, shkojnë tek ajo e të lënë ty në këmbë. Thuaj: “Ajo që është tek Allahu, është më e mirë nga argëtimi e nga tregtia.” Allahu është Dhuruesi më bujar.
62:11. Por kur ata shohin ndonjë tregti ose zbavitje, ata drejtohen te ajo dhe të lënë ty duke qëndruar. Thuaj: "Ajo që është tek Allahu është më e mirë sesa zbavitja dhe tregtia. Dhe Allahu është Më i Miri i Furnizuesve."
62:11. WE 'IDHA RE'EW TIXHARETEN 'EW LEHWEN ENFEDDU 'ILEJHA WE TEREKUKE KA'IMEN KUL MA 'INDEL-LAHI HAJRUN MINEL-LEHWI WE MINET-TIXHARETI WEL-LAHU HAJRU ER-RAZIKINE
C 63:1. Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: "Ne dëshmojmë se vërtet ti je i dërguar i All-llahut!" E, All-llahu e di se ti je i dërguar i Tij, por All-llahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë (kur thonë ashtu).
63:1. Kur vijnë tek ti hipokritët, thonë: “Ne dëshmojmë se ti je vërtet i dërguari i Allahut!” Allahu e di se ti je i dërguari i Tij, por Ai dëshmon se hipokritët janë gënjeshtarë!
63:1. Kur hipokritët vijnë te ti, ata thonë: "Ne dëshmojmë se ti je me të vërtetë i Dërguari i Allahut." Dhe Allahu e di se ti je me të vërtetë i Dërguari i Tij. Dhe Allahu dëshmon se hipokritët janë gënjeshtarë.
63:1. 'IDHA XHA'EKEL-MUNAFIKUNE KALU NESH/HEDU 'INNEKE LERESULU ELLAHI WEL-LAHU JA'LEMU 'INNEKE LERESULUHU WEL-LAHU JESH/HEDU 'INNEL-MUNAFIKINE LEKADHIBUNE
C 63:2. Ata betimin e tyre e bëjnë për t'u mbrojtur, andaj ata penguan nga rruga e All-llahut. Veprimi që bënë ata është shumë i keq.
63:2. Ata i përdorin betimet e tyre si maskë dhe i largojnë (njerëzit) prej rrugës së Allahut. Vërtet, shumë të mbrapshta janë punët e tyre!
63:2. Ata i kanë marrë betimet e tyre si një mburojë, kështu që ata pengojnë nga rruga e Allahut. Me të vërtetë, sa keq është ajo që ata kanë bërë!
63:2. ETTEHADHU 'EJMANEHUM XHUNNETEN FESEDDU 'AN SEBILI ELLAHI 'INNEHUM SA'E MA KANU JA'MELUNE
C 63:3. Ngase ata besuan (me gojë) e pastaj mohuan, andaj zemrat e tyre u mbyllën dhe ata nuk kuptojnë.
63:3. Kjo, sepse ata fillimisht besuan, pastaj mohuan, kështu që zemrat e tyre u vulosën dhe si pasojë ata nuk kuptojnë më.
63:3. Kjo është sepse ata besuan dhe pastaj mohuan, kështu që zemrat e tyre u vulosën dhe ata nuk kuptojnë.
63:3. DHALIKE BI'ENNEHUM 'AMENU THUMME KEFERU FETUBI'A 'ALA KULUBIHIM FEHUM LA JEFKAHUNE
C 63:4. E kur t'i shohish ata, trupat e tyre të mahnisin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin. Po ata janë si trungujt e zgavruar e të mbështetur, e çdo zë e mendojnë se është kundër tyre. Ata janë armiq, pra ruaju prej tyre! All-llahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta!
63:4. Kur i shihni ata, pamja e tyre e bukur ju mahnit e, nëse flasin, ju i dëgjoni fjalët e tyre. E megjithatë, ata janë si trungje të mbështetura. Ata kujtojnë se çdo thirrje që dëgjojnë është kundër tyre. Ata janë armiqtë e vërtetë, andaj ruajuni prej tyre! Allahu i vraftë! Sa shumë që janë larguar (nga e vërteta)?!
63:4. Dhe kur ti i sheh ata, trupat e tyre të mahnitin, dhe kur flasin, ti dëgjon fjalët e tyre. Ata janë si trarë të mbështetur. Ata mendojnë se çdo britmë është kundër tyre. Ata janë armiq, prandaj ruhuni prej tyre. Allahu i mallkoftë ata! Si po largohen nga e vërteta!
63:4. WE 'IDHA RE'EJTEHUM TU'XHIBUKE 'EXHSAMUHUM WE 'IN JEKULU TESMA' LIKAWLIHIM KE'ENNEHUM HUSHUBUN MUSENNEDETUN JEHSEBUNE KULLE SEJHETIN 'ALEJHIM HUMUL-'ADUWU FAHDHERHUM KATELEHUMU ELLAHU 'ENNA JU'UFEKUNE
C 63:5. E kur u thuhet: "Ejani te i dërguari i All-llahut që ai të kërkojë prej Tij falje për ju", ata tundin kokat e tyre dhe i sheh se si ta kthejnë shpinën duke e mbajtur veten të madh.
63:5. Kur u thuhet atyre: “Ejani, se i Dërguari i Allahut do të kërkojë falje për ju”, ata tundin kokat e tyre dhe i sheh ata të kthehen me mendjemadhësi.
63:5. Dhe kur u thuhet atyre: "Ejani që i Dërguari i Allahut të kërkojë falje për ju," ata i kthejnë kokat e tyre dhe ti i sheh ata duke u larguar me arrogancë.
63:5. WE 'IDHA KILE LEHUM TA'ALEW JESTEGFIR LEKUM RESULU ELLAHI LEWWEW RU'USEHUM WE RE'EJTEHUM JESUDDUNE WE HUM MUSTEKBIRUNE
C 63:6. Sa u përket atyre, është krejt njësoj: si kërkove për ta falje, si nuk kërkove për ta falje (nga Zoti), sepse All-llahu kurrsesi nuk do t'i falë dhe është e sigurt se All-llahu nuk ia ofron udhëzimin popullit arrogant.
63:6. Njësoj është, u lute për faljen e tyre apo nuk u lute, Allahu kurrsesi nuk do t'i falë. Në të vërtetë, Allahu nuk e udhëzon popullin e pabindur.
63:6. Është njësoj për ta nëse ti kërkon falje për ta apo nuk kërkon falje për ta. Allahu nuk do t'i falë ata. Me të vërtetë, Allahu nuk e udhëzon popullin e pabesimtarëve.
63:6. SEWA'UN 'ALEJHIM 'ASTEGFERTE LEHUM 'EM LEM TESTEGFIR LEHUM LEN JEGFIREL-LAHU LEHUM 'INNALL-LLAHE LA JEHDIL-KAWMEL-FASIKINE
C 63:7. Ata janë që u thonë (vendasve të Medines): "Mos u jepni atyre që janë me të dërguarin e All-llahut (muhaxhirëve), ashtu që të shpërndahen! Po, të All-llahut janë pasuritë (depot) e qiejve e të tokës, por hipokritët nuk janë duke kuptuar".
63:7. Ata thonë: “Mos u jepni kurrgjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut, me qëllim që të largohen prej tij!” Por Allahut i takojnë thesaret e qiejve dhe të Tokës, ndonëse hipokritët nuk kuptojnë.
63:7. Ata janë ata që thonë: "Mos shpenzoni për ata që janë me të Dërguarin e Allahut që ata të largohen." Por Allahut i përket thesari i qiejve dhe i tokës, por hipokritët nuk kuptojnë.
63:7. HUMUL-LEDHINE JEKULUNE LA TUNFIKU 'ALA MEN 'INDE RESULI ELLAHI HETTA JENFEDDU WE LILLEHI HAZA'INU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE LEKINNEL-MUNAFIKINE LA JEFKAHUNE
C 63:8. Ata thonë: "Nëse do të kthehemi (prej luftës me Beni Mustalikët) në Medine, ai më i forti patjetër prej aty ka për ta përzënë atë më të dobëtin!" (ashtu thanë) Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë.
63:8. Ata thonë: “Nëse kthehemi në Medinë, pa dyshim që të fuqishmit do t'i dëbojnë të dobëtit nga ajo!” Në të vërtetë, fuqia është e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e besimtarëve, por hipokritët nuk e dinë.
63:8. Ata thonë: "Nëse kthehemi në Medinë, më i larti, me siguri do ta dëbojë më të ulëtin." Por nderi i përket Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët nuk e dinë.
63:8. JEKULUNE LE'IN REXHA'NA 'ILAL-MEDINETI LEJUHRIXHENNEL-'E'AZZU MINHAL-'EDHELLE WE LILLEHIL-'IZZETU WE LIRESULIHI WE LILMU'UMININE WE LEKINNEL-MUNAFIKINE LA JA'LEMUNE
C 63:9. O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit.
63:9. O besimtarë, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t'ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë këtë, do të humbin.
63:9. O ju që besoni, mos ju mashtrojnë pasuritë tuaja dhe as fëmijët tuaj nga përmendja e Allahut. Dhe kushdo që e bën këtë – atëherë ata janë ata që janë të humbur.
63:9. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TULHIKUM 'EMWALUKUM WE LA 'EWLADUKUM 'AN DHIKRI ELLAHI WE MEN JEF'AL DHALIKE FE'ULA'IKE HUMUL-HASIRUNE
C 63:10. Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t'i vijë vdekja, e atëherë të thotë: "O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve!"
63:10. Prandaj jepni prej atyre mirësive që ju kam dhënë Unë, para se t'i vijë vdekja ndonjërit, e ai të thotë: “O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshë dhe do të bëhesha ndër të mirët!”
63:10. Dhe shpenzoni nga ajo që Ne ju kemi furnizuar para se t'i vijë ndonjërit prej jush vdekja dhe ai të thotë: "Zoti im, pse nuk më ke dhënë një afat të shkurtër që unë të jap lëmoshë dhe të jem nga të drejtët?"
63:10. WE 'ENFIKU MIN MA REZEKNAKUM MIN KABLI 'EN JE'TIJE 'EHEDEKUMUL-MEWTU FEJEKULE RABBI LEWLA 'EHHARTENI 'ILA 'EXHELIN KARIBIN FE'ESSEDDEKA WE 'EKUN MINE ES-SALIHINE