U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
63:4.
E kur t'i shohish ata, trupat e tyre të mahnisin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin. Po ata janë si trungujt e zgavruar e të mbështetur, e çdo zë e mendojnë se është kundër tyre. Ata janë armiq, pra ruaju prej tyre! All-llahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta!
63:4.
Kur i shihni ata, pamja e tyre e bukur ju mahnit e, nëse flasin, ju i dëgjoni fjalët e tyre. E megjithatë, ata janë si trungje të mbështetura. Ata kujtojnë se çdo thirrje që dëgjojnë është kundër tyre. Ata janë armiqtë e vërtetë, andaj ruajuni prej tyre! Allahu i vraftë! Sa shumë që janë larguar (nga e vërteta)?!
63:4.
Dhe kur ti i sheh ata, trupat e tyre të mahnitin, dhe kur flasin, ti dëgjon fjalët e tyre. Ata janë si trarë të mbështetur. Ata mendojnë se çdo britmë është kundër tyre. Ata janë armiq, prandaj ruhuni prej tyre. Allahu i mallkoftë ata! Si po largohen nga e vërteta!
63:4.
WE 'IDHA RE'EJTEHUM TU'XHIBUKE 'EXHSAMUHUM WE 'IN JEKULU TESMA' LIKAWLIHIM KE'ENNEHUM HUSHUBUN MUSENNEDETUN JEHSEBUNE KULLE SEJHETIN 'ALEJHIM HUMUL-'ADUWU FAHDHERHUM KATELEHUMU ELLAHU 'ENNA JU'UFEKUNE
C
63:5.
E kur u thuhet: "Ejani te i dërguari i All-llahut që ai të kërkojë prej Tij falje për ju", ata tundin kokat e tyre dhe i sheh se si ta kthejnë shpinën duke e mbajtur veten të madh.
63:5.
Kur u thuhet atyre: “Ejani, se i Dërguari i Allahut do të kërkojë falje për ju”, ata tundin kokat e tyre dhe i sheh ata të kthehen me mendjemadhësi.
63:5.
Dhe kur u thuhet atyre: "Ejani që i Dërguari i Allahut të kërkojë falje për ju," ata i kthejnë kokat e tyre dhe ti i sheh ata duke u larguar me arrogancë.
63:5.
WE 'IDHA KILE LEHUM TA'ALEW JESTEGFIR LEKUM RESULU ELLAHI LEWWEW RU'USEHUM WE RE'EJTEHUM JESUDDUNE WE HUM MUSTEKBIRUNE
C
63:6.
Sa u përket atyre, është krejt njësoj: si kërkove për ta falje, si nuk kërkove për ta falje (nga Zoti), sepse All-llahu kurrsesi nuk do t'i falë dhe është e sigurt se All-llahu nuk ia ofron udhëzimin popullit arrogant.
63:6.
Njësoj është, u lute për faljen e tyre apo nuk u lute, Allahu kurrsesi nuk do t'i falë. Në të vërtetë, Allahu nuk e udhëzon popullin e pabindur.
63:6.
Është njësoj për ta nëse ti kërkon falje për ta apo nuk kërkon falje për ta. Allahu nuk do t'i falë ata. Me të vërtetë, Allahu nuk e udhëzon popullin e pabesimtarëve.
63:6.
SEWA'UN 'ALEJHIM 'ASTEGFERTE LEHUM 'EM LEM TESTEGFIR LEHUM LEN JEGFIREL-LAHU LEHUM 'INNALL-LLAHE LA JEHDIL-KAWMEL-FASIKINE
C
63:7.
Ata janë që u thonë (vendasve të Medines): "Mos u jepni atyre që janë me të dërguarin e All-llahut (muhaxhirëve), ashtu që të shpërndahen! Po, të All-llahut janë pasuritë (depot) e qiejve e të tokës, por hipokritët nuk janë duke kuptuar".
63:7.
Ata thonë: “Mos u jepni kurrgjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut, me qëllim që të largohen prej tij!” Por Allahut i takojnë thesaret e qiejve dhe të Tokës, ndonëse hipokritët nuk kuptojnë.
63:7.
Ata janë ata që thonë: "Mos shpenzoni për ata që janë me të Dërguarin e Allahut që ata të largohen." Por Allahut i përket thesari i qiejve dhe i tokës, por hipokritët nuk kuptojnë.
63:7.
HUMUL-LEDHINE JEKULUNE LA TUNFIKU 'ALA MEN 'INDE RESULI ELLAHI HETTA JENFEDDU WE LILLEHI HAZA'INU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE LEKINNEL-MUNAFIKINE LA JEFKAHUNE
C
63:8.
Ata thonë: "Nëse do të kthehemi (prej luftës me Beni Mustalikët) në Medine, ai më i forti patjetër prej aty ka për ta përzënë atë më të dobëtin!" (ashtu thanë) Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë.
63:8.
Ata thonë: “Nëse kthehemi në Medinë, pa dyshim që të fuqishmit do t'i dëbojnë të dobëtit nga ajo!” Në të vërtetë, fuqia është e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e besimtarëve, por hipokritët nuk e dinë.
63:8.
Ata thonë: "Nëse kthehemi në Medinë, më i larti, me siguri do ta dëbojë më të ulëtin." Por nderi i përket Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët nuk e dinë.
63:8.
JEKULUNE LE'IN REXHA'NA 'ILAL-MEDINETI LEJUHRIXHENNEL-'E'AZZU MINHAL-'EDHELLE WE LILLEHIL-'IZZETU WE LIRESULIHI WE LILMU'UMININE WE LEKINNEL-MUNAFIKINE LA JA'LEMUNE
C
63:9.
O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit.
63:9.
O besimtarë, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t'ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë këtë, do të humbin.
63:9.
O ju që besoni, mos ju mashtrojnë pasuritë tuaja dhe as fëmijët tuaj nga përmendja e Allahut. Dhe kushdo që e bën këtë – atëherë ata janë ata që janë të humbur.
63:9.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TULHIKUM 'EMWALUKUM WE LA 'EWLADUKUM 'AN DHIKRI ELLAHI WE MEN JEF'AL DHALIKE FE'ULA'IKE HUMUL-HASIRUNE
C
63:10.
Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t'i vijë vdekja, e atëherë të thotë: "O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve!"
63:10.
Prandaj jepni prej atyre mirësive që ju kam dhënë Unë, para se t'i vijë vdekja ndonjërit, e ai të thotë: “O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshë dhe do të bëhesha ndër të mirët!”
63:10.
Dhe shpenzoni nga ajo që Ne ju kemi furnizuar para se t'i vijë ndonjërit prej jush vdekja dhe ai të thotë: "Zoti im, pse nuk më ke dhënë një afat të shkurtër që unë të jap lëmoshë dhe të jem nga të drejtët?"
63:10.
WE 'ENFIKU MIN MA REZEKNAKUM MIN KABLI 'EN JE'TIJE 'EHEDEKUMUL-MEWTU FEJEKULE RABBI LEWLA 'EHHARTENI 'ILA 'EXHELIN KARIBIN FE'ESSEDDEKA WE 'EKUN MINE ES-SALIHINE
C
63:11.
Po, All-llahu kurrsesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t'i vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni.
63:11.
Por Allahu nuk ia shtyn afatin asnjë shpirti, që i vjen koha (e vdekjes); Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju.
63:11.
Dhe Allahu nuk do t'i japë afat askujt kur t'i vijë koha e tij. Dhe Allahu është i Dijshëm për atë që bëni.
63:11.
WE LEN JU'UEHHIREL-LAHU NEFSEN 'IDHA XHA'E 'EXHELUHA WEL-LAHU HABIRUN BIMA TA'MELUNE
C
64:1.
Vetëm All-llahut i shprehin madhërinë e lartësimin çka ka ka në qiej dhe çka në tokë, dhe se vetëm i Tij është i tërë pushteti dhe vetëm Atij i takon falënderimi, e Ai është i gjithfuqishëm për çdo send.
64:1.
Allahun e përlëvdon gjithçka, që gjendet në qiej dhe në Tokë. Atij i takon pushteti epror dhe lavdia. Ai është i Fuqishëm për çdo gjë!
64:1.
Çdo gjë që është në qiej dhe çdo gjë që është në tokë e lavdëron Allahun. Për Të është sundimi dhe për Të është lavdërimi. Dhe Ai është i Fuqishëm mbi çdo gjë.
64:1.
JUSEBBIHU LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI LEHUL-MULKU WE LEHUL-HEMDU WE HUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C
64:2.
Ai është që u krijoi juve, e nga ju ka mohues dhe ka besimtarë. All-llahu e sheh shumë mirë atë që e punoni.
64:2.
Është Ai që ju krijoi juve, e megjithatë, disa prej jush janë mohues e disa besimtarë. Por Allahu e sheh mirë çdo gjë që bëni.
64:2.
Ai është Ai që ju krijoi juve, por disa prej jush janë mohues dhe disa prej jush janë besimtarë. Dhe Allahu është i Gjithëvëzhguesi për atë që bëni.
64:2.
HUWEL-LEDHI HALEKAKUM FEMINKUM KAFIRUN WE MINKUM MU'UMINUN WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C
64:3.
Ai krijoi qiejt dhe tokën me urtësi të përsosur dhe Ai juve u dha formën, e formën tuaj e bëri të bukur dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
64:3.
Ai i ka krijuar qiejt dhe Tokën me të vërtetën, ju ka dhënë format tuaja dhe jua ka bërë ato të bukura; të gjithë tek Ai do të ktheheni.
64:3.
Ai krijoi qiejt dhe tokën me të vërtetën dhe ju formësoi ju dhe i bëri format tuaja të bukura. Dhe te Ai është përfundimi.
64:3.
HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE BIL-HEKKI WE SEWWEREKUM FE'EHSENE SUWEREKUM WE 'ILEJHIL-MESIRU