Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 63:8. Ata thonë: "Nëse do të kthehemi (prej luftës me Beni Mustalikët) në Medine, ai më i forti patjetër prej aty ka për ta përzënë atë më të dobëtin!" (ashtu thanë) Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë.
63:8. Ata thonë: “Nëse kthehemi në Medinë, pa dyshim që të fuqishmit do t'i dëbojnë të dobëtit nga ajo!” Në të vërtetë, fuqia është e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e besimtarëve, por hipokritët nuk e dinë.
63:8. Ata thonë: "Nëse kthehemi në Medinë, më i larti, me siguri do ta dëbojë më të ulëtin." Por nderi i përket Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët nuk e dinë.
63:8. JEKULUNE LE'IN REXHA'NA 'ILAL-MEDINETI LEJUHRIXHENNEL-'E'AZZU MINHAL-'EDHELLE WE LILLEHIL-'IZZETU WE LIRESULIHI WE LILMU'UMININE WE LEKINNEL-MUNAFIKINE LA JA'LEMUNE
C 63:9. O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit.
63:9. O besimtarë, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t'ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë këtë, do të humbin.
63:9. O ju që besoni, mos ju mashtrojnë pasuritë tuaja dhe as fëmijët tuaj nga përmendja e Allahut. Dhe kushdo që e bën këtë – atëherë ata janë ata që janë të humbur.
63:9. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TULHIKUM 'EMWALUKUM WE LA 'EWLADUKUM 'AN DHIKRI ELLAHI WE MEN JEF'AL DHALIKE FE'ULA'IKE HUMUL-HASIRUNE
C 63:10. Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t'i vijë vdekja, e atëherë të thotë: "O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve!"
63:10. Prandaj jepni prej atyre mirësive që ju kam dhënë Unë, para se t'i vijë vdekja ndonjërit, e ai të thotë: “O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshë dhe do të bëhesha ndër të mirët!”
63:10. Dhe shpenzoni nga ajo që Ne ju kemi furnizuar para se t'i vijë ndonjërit prej jush vdekja dhe ai të thotë: "Zoti im, pse nuk më ke dhënë një afat të shkurtër që unë të jap lëmoshë dhe të jem nga të drejtët?"
63:10. WE 'ENFIKU MIN MA REZEKNAKUM MIN KABLI 'EN JE'TIJE 'EHEDEKUMUL-MEWTU FEJEKULE RABBI LEWLA 'EHHARTENI 'ILA 'EXHELIN KARIBIN FE'ESSEDDEKA WE 'EKUN MINE ES-SALIHINE
C 63:11. Po, All-llahu kurrsesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t'i vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni.
63:11. Por Allahu nuk ia shtyn afatin asnjë shpirti, që i vjen koha (e vdekjes); Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju.
63:11. Dhe Allahu nuk do t'i japë afat askujt kur t'i vijë koha e tij. Dhe Allahu është i Dijshëm për atë që bëni.
63:11. WE LEN JU'UEHHIREL-LAHU NEFSEN 'IDHA XHA'E 'EXHELUHA WEL-LAHU HABIRUN BIMA TA'MELUNE
C 64:1. Vetëm All-llahut i shprehin madhërinë e lartësimin çka ka ka në qiej dhe çka në tokë, dhe se vetëm i Tij është i tërë pushteti dhe vetëm Atij i takon falënderimi, e Ai është i gjithfuqishëm për çdo send.
64:1. Allahun e përlëvdon gjithçka, që gjendet në qiej dhe në Tokë. Atij i takon pushteti epror dhe lavdia. Ai është i Fuqishëm për çdo gjë!
64:1. Çdo gjë që është në qiej dhe çdo gjë që është në tokë e lavdëron Allahun. Për Të është sundimi dhe për Të është lavdërimi. Dhe Ai është i Fuqishëm mbi çdo gjë.
64:1. JUSEBBIHU LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI LEHUL-MULKU WE LEHUL-HEMDU WE HUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 64:2. Ai është që u krijoi juve, e nga ju ka mohues dhe ka besimtarë. All-llahu e sheh shumë mirë atë që e punoni.
64:2. Është Ai që ju krijoi juve, e megjithatë, disa prej jush janë mohues e disa besimtarë. Por Allahu e sheh mirë çdo gjë që bëni.
64:2. Ai është Ai që ju krijoi juve, por disa prej jush janë mohues dhe disa prej jush janë besimtarë. Dhe Allahu është i Gjithëvëzhguesi për atë që bëni.
64:2. HUWEL-LEDHI HALEKAKUM FEMINKUM KAFIRUN WE MINKUM MU'UMINUN WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C 64:3. Ai krijoi qiejt dhe tokën me urtësi të përsosur dhe Ai juve u dha formën, e formën tuaj e bëri të bukur dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
64:3. Ai i ka krijuar qiejt dhe Tokën me të vërtetën, ju ka dhënë format tuaja dhe jua ka bërë ato të bukura; të gjithë tek Ai do të ktheheni.
64:3. Ai krijoi qiejt dhe tokën me të vërtetën dhe ju formësoi ju dhe i bëri format tuaja të bukura. Dhe te Ai është përfundimi.
64:3. HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE BIL-HEKKI WE SEWWEREKUM FE'EHSENE SUWEREKUM WE 'ILEJHIL-MESIRU
C 64:4. Ai e di ç'ka në qiej e në tokë, e di atë që e fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi, sepse All-llahu di edhe atë që mbajnë në zemrat.
64:4. Ai di gjithçka që përmbajnë qiejt dhe Toka. Ai i di të fshehtat tuaja dhe ato që i bëni haptazi. Allahu i di të gjitha ç'keni në zemrat tuaja.
64:4. Ai e di atë që është në qiej dhe në tokë dhe e di atë që fshihni dhe atë që shpallni. Dhe Allahu është i Dijshëm për atë që është në zemrat.
64:4. JA'LEMU MA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE JA'LEMU MA TUSIRRUNE WE MA TU'LINUNE WEL-LAHU 'ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C 64:5. A nuk ju erdhi lajmi i atyre që ishin më parë e nuk besuan, ndaj edhe përjetuan barrën e rëndë të punës së vet dhe ata kanë një dënim të idhët.
64:5. A nuk keni dëgjuar për ata që kanë mohuar më parë dhe i kanë shijuar pasojat e veprave të tyre? Për ata do të ketë dënim të dhembshëm,
64:5. A nuk ka ardhur te ju lajmi i atyre që nuk besuan më parë? Dhe ata shijuan ndëshkimin e veprave të tyre, dhe për ta ka një ndëshkim të dhimbshëm.
64:5. 'ELEM JE'TIKUM NEBE'UL-LEDHINE KEFERU MIN KABLU FEDHAKU WEBALE 'EMRIHIM WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 64:6. Atë (dënim e marrin) për shkak se atyre u vinin të dërguarit e vet me argumente të qarta, e ata thoshin: "A njeriu i thjeshtë do të na udhëzojë neve?" Dhe ashtu nuk besuan dhe u zbrapsën, po All-llahu nuk ka nevojë për ta; All-llahu është i begatshëm, i falënderuar nga vetvetiu.
64:6. sepse, kur të dërguarit e tyre sillnin prova të qarta, ata thoshin: “Vallë, vdekatarë si ne do të na udhëheqin?” Dhe kështu mohuan e ia kthyen kurrizin (besimit). Por Allahu nuk ka nevojë (për ata). Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për çdo lavd.
64:6. Kjo është sepse kur atyre u erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta, ata thanë: "A do të na udhëzojë njeriu?" Kështu që ata mohuan dhe u kthyen. Dhe Allahu nuk ka nevojë për ta. Dhe Allahu është i Vetëmjaftueshmi, i Lavdishmi.
64:6. DHALIKE BI'ENNEHU KANET TE'TIHIM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FEKALU 'EBESHERUN JEHDUNENA FEKEFERU WE TEWELLEW WE ESTEGNALLAHU WEL-LAHU GANIJUN HEMIDUN
C 64:7. Ata që nuk besuan menduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për All-llahun është lehtë!"
64:7. Mohuesit kujtojnë se nuk do të ringjallen kurrsesi. Thuaju: “Po, për Zotin tim, me siguri që do të ringjalleni e pastaj do të njoftoheni për atë ç'keni bërë!” Dhe kjo është e lehtë për Allahun.
64:7. Ata që nuk besuan pretendojnë se nuk do të ringjallen. Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, ju me siguri do të ringjalleni, pastaj do të informoheni për atë që keni bërë. Dhe kjo është e lehtë për Allahun."
64:7. ZE'AMEL-LEDHINE KEFERU 'EN LEN JUB'ATHU KUL BELA WE RABBI LETUB'ATHUNNE THUMME LETUNEBBE'UUNNE BIMA 'AMILTUM WE DHELIKE 'ALA ELLAHI JESIRUN