Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 64:2. Ai është që u krijoi juve, e nga ju ka mohues dhe ka besimtarë. All-llahu e sheh shumë mirë atë që e punoni.
64:2. Është Ai që ju krijoi juve, e megjithatë, disa prej jush janë mohues e disa besimtarë. Por Allahu e sheh mirë çdo gjë që bëni.
64:2. Ai është Ai që ju krijoi juve, por disa prej jush janë mohues dhe disa prej jush janë besimtarë. Dhe Allahu është i Gjithëvëzhguesi për atë që bëni.
64:2. HUWEL-LEDHI HALEKAKUM FEMINKUM KAFIRUN WE MINKUM MU'UMINUN WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C 64:3. Ai krijoi qiejt dhe tokën me urtësi të përsosur dhe Ai juve u dha formën, e formën tuaj e bëri të bukur dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
64:3. Ai i ka krijuar qiejt dhe Tokën me të vërtetën, ju ka dhënë format tuaja dhe jua ka bërë ato të bukura; të gjithë tek Ai do të ktheheni.
64:3. Ai krijoi qiejt dhe tokën me të vërtetën dhe ju formësoi ju dhe i bëri format tuaja të bukura. Dhe te Ai është përfundimi.
64:3. HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE BIL-HEKKI WE SEWWEREKUM FE'EHSENE SUWEREKUM WE 'ILEJHIL-MESIRU
C 64:4. Ai e di ç'ka në qiej e në tokë, e di atë që e fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi, sepse All-llahu di edhe atë që mbajnë në zemrat.
64:4. Ai di gjithçka që përmbajnë qiejt dhe Toka. Ai i di të fshehtat tuaja dhe ato që i bëni haptazi. Allahu i di të gjitha ç'keni në zemrat tuaja.
64:4. Ai e di atë që është në qiej dhe në tokë dhe e di atë që fshihni dhe atë që shpallni. Dhe Allahu është i Dijshëm për atë që është në zemrat.
64:4. JA'LEMU MA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE JA'LEMU MA TUSIRRUNE WE MA TU'LINUNE WEL-LAHU 'ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C 64:5. A nuk ju erdhi lajmi i atyre që ishin më parë e nuk besuan, ndaj edhe përjetuan barrën e rëndë të punës së vet dhe ata kanë një dënim të idhët.
64:5. A nuk keni dëgjuar për ata që kanë mohuar më parë dhe i kanë shijuar pasojat e veprave të tyre? Për ata do të ketë dënim të dhembshëm,
64:5. A nuk ka ardhur te ju lajmi i atyre që nuk besuan më parë? Dhe ata shijuan ndëshkimin e veprave të tyre, dhe për ta ka një ndëshkim të dhimbshëm.
64:5. 'ELEM JE'TIKUM NEBE'UL-LEDHINE KEFERU MIN KABLU FEDHAKU WEBALE 'EMRIHIM WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 64:6. Atë (dënim e marrin) për shkak se atyre u vinin të dërguarit e vet me argumente të qarta, e ata thoshin: "A njeriu i thjeshtë do të na udhëzojë neve?" Dhe ashtu nuk besuan dhe u zbrapsën, po All-llahu nuk ka nevojë për ta; All-llahu është i begatshëm, i falënderuar nga vetvetiu.
64:6. sepse, kur të dërguarit e tyre sillnin prova të qarta, ata thoshin: “Vallë, vdekatarë si ne do të na udhëheqin?” Dhe kështu mohuan e ia kthyen kurrizin (besimit). Por Allahu nuk ka nevojë (për ata). Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për çdo lavd.
64:6. Kjo është sepse kur atyre u erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta, ata thanë: "A do të na udhëzojë njeriu?" Kështu që ata mohuan dhe u kthyen. Dhe Allahu nuk ka nevojë për ta. Dhe Allahu është i Vetëmjaftueshmi, i Lavdishmi.
64:6. DHALIKE BI'ENNEHU KANET TE'TIHIM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FEKALU 'EBESHERUN JEHDUNENA FEKEFERU WE TEWELLEW WE ESTEGNALLAHU WEL-LAHU GANIJUN HEMIDUN
C 64:7. Ata që nuk besuan menduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për All-llahun është lehtë!"
64:7. Mohuesit kujtojnë se nuk do të ringjallen kurrsesi. Thuaju: “Po, për Zotin tim, me siguri që do të ringjalleni e pastaj do të njoftoheni për atë ç'keni bërë!” Dhe kjo është e lehtë për Allahun.
64:7. Ata që nuk besuan pretendojnë se nuk do të ringjallen. Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, ju me siguri do të ringjalleni, pastaj do të informoheni për atë që keni bërë. Dhe kjo është e lehtë për Allahun."
64:7. ZE'AMEL-LEDHINE KEFERU 'EN LEN JUB'ATHU KUL BELA WE RABBI LETUB'ATHUNNE THUMME LETUNEBBE'UUNNE BIMA 'AMILTUM WE DHELIKE 'ALA ELLAHI JESIRUN
C 64:8. Atëherë pra, pranojeni All-llahun, të dërguarin e Tij dhe dritën që e zbritëm Ne. All-llahu është i njohur për atë që veproni.
64:8. Prandaj besoni në Allahun, në të Dërguarin e Tij dhe në dritën (Kuranin), që ju kemi zbritur. Allahu e di mirë çdo gjë që bëni ju.
64:8. Prandaj, besoni në Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe në dritën që Ne kemi zbritur. Dhe Allahu është i Mirëinformuar për atë që bëni.
64:8. FE'AMINU BILLAHI WE RESULIHI WE EN-NURIL-LEDHI 'ENZELNA WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE HABIRUN
C 64:9. Ditën e kijametit, kur Ai ju tubon juve, ajo është ditë e mashtrimit (ditën e kijametit duket se kush është mashtruar). Kush beson All-llahun dhe bën vepra të mira, Ai ia shlyen të këqijat e tij dhe atë e fut në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj; aty do të jenë përgjithmonë, e ai është shpëtimi i madh.
64:9. Dita, kur Ai do t'ju mbledhë, dita, kur të gjithë do të grumbulloheni, do të jetë Dita e humbjes dhe fitimit. Atij që beson në Allahun dhe bën vepra të mira, Allahu do t'ia falë gjynahet dhe do ta shpjerë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.
64:9. Ditën kur Ai do t'ju mbledhë për Ditën e Tubimit, ai është dita e ndërsimit. Dhe kushdo që beson në Allahun dhe bën vepra të drejta – Ai do t'ia mbulojë atij të këqijat dhe do ta fusë atë në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, duke banuar aty përgjithmonë. Kjo është triumfi i madh.
64:9. JEWME JEXHMA'UKUM LIJEWMIL-XHEM'I DHALIKE JEWMUT-TEGABUNI WE MEN JU'UMIN BILLAHI WE JA'MEL SALIHEN JUKEFFIR 'ANHU SEJJI'ATIHI WE JUDHILHU XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA 'EBEDAN DHALIKEL-FEWZUL-'ADHIMU
C 64:10. E ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, të tillët janë banorë të zjarrit; aty do të jenë përgjithmonë, e ai është përfundim i keq.
64:10. Ndërsa ata që nuk kanë besuar dhe i kanë mohuar shpalljet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përherë. Eh, sa fund i tmerrshëm është ai!
64:10. Por ata që nuk besuan dhe mohuan ajetet Tona – ata janë banorët e zjarrit, duke banuar aty përgjithmonë. Dhe sa fund i keq është ai!
64:10. WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI'AJATINA 'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HALIDINE FIHA WE BI'SEL-MESIRU
C 64:11. Çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send.
64:11. Çdo fatkeqësi që i bie njeriut, ndodh me vullnetin e Allahut. Ai ia udhëzon zemrën kujtdo që i beson Atij. Allahu di mirë çdo gjë.
64:11. Nuk ndodh asnjë fatkeqësi përveçse me lejen e Allahut. Dhe kushdo që beson në Allahun, Ai e udhëzon zemrën e tij. Dhe Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
64:11. MA 'ESABE MIN MUSIBETIN 'ILLA BI'IDHNI ELLAHI WE MEN JU'UMIN BILLAHI JEHDI KALBEHU WEL-LAHU BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C 64:12. Pra, respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin, po nëse nuk respektoni, atëherë detyrë e të dërguarit tonë është vetëm kumtimi i qartë.
64:12. Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit! Nëse ju i ktheni shpinën të Dërguarit Tonë, dijeni se ai ka për detyrë vetëm që t'ju shpjegojë qartë.
64:12. Dhe bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit. Por nëse shmangeni, atëherë detyra e të Dërguarit Tonë është vetëm shpallja e qartë.
64:12. WE 'ETI'U ELLAHE WE 'ETI'U ER-RESULE FE'IN TEWELLEJTUM FE'INNEMA 'ALA RESULINAL-BELAGUL-MUBINU