U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
64:7.
Ata që nuk besuan menduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për All-llahun është lehtë!"
64:7.
Mohuesit kujtojnë se nuk do të ringjallen kurrsesi. Thuaju: “Po, për Zotin tim, me siguri që do të ringjalleni e pastaj do të njoftoheni për atë ç'keni bërë!” Dhe kjo është e lehtë për Allahun.
64:7.
Ata që nuk besuan pretendojnë se nuk do të ringjallen. Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, ju me siguri do të ringjalleni, pastaj do të informoheni për atë që keni bërë. Dhe kjo është e lehtë për Allahun."
64:7.
ZE'AMEL-LEDHINE KEFERU 'EN LEN JUB'ATHU KUL BELA WE RABBI LETUB'ATHUNNE THUMME LETUNEBBE'UUNNE BIMA 'AMILTUM WE DHELIKE 'ALA ELLAHI JESIRUN
C
64:8.
Atëherë pra, pranojeni All-llahun, të dërguarin e Tij dhe dritën që e zbritëm Ne. All-llahu është i njohur për atë që veproni.
64:8.
Prandaj besoni në Allahun, në të Dërguarin e Tij dhe në dritën (Kuranin), që ju kemi zbritur. Allahu e di mirë çdo gjë që bëni ju.
64:8.
Prandaj, besoni në Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe në dritën që Ne kemi zbritur. Dhe Allahu është i Mirëinformuar për atë që bëni.
64:8.
FE'AMINU BILLAHI WE RESULIHI WE EN-NURIL-LEDHI 'ENZELNA WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE HABIRUN
C
64:9.
Ditën e kijametit, kur Ai ju tubon juve, ajo është ditë e mashtrimit (ditën e kijametit duket se kush është mashtruar). Kush beson All-llahun dhe bën vepra të mira, Ai ia shlyen të këqijat e tij dhe atë e fut në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj; aty do të jenë përgjithmonë, e ai është shpëtimi i madh.
64:9.
Dita, kur Ai do t'ju mbledhë, dita, kur të gjithë do të grumbulloheni, do të jetë Dita e humbjes dhe fitimit. Atij që beson në Allahun dhe bën vepra të mira, Allahu do t'ia falë gjynahet dhe do ta shpjerë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.
64:9.
Ditën kur Ai do t'ju mbledhë për Ditën e Tubimit, ai është dita e ndërsimit. Dhe kushdo që beson në Allahun dhe bën vepra të drejta – Ai do t'ia mbulojë atij të këqijat dhe do ta fusë atë në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, duke banuar aty përgjithmonë. Kjo është triumfi i madh.
64:9.
JEWME JEXHMA'UKUM LIJEWMIL-XHEM'I DHALIKE JEWMUT-TEGABUNI WE MEN JU'UMIN BILLAHI WE JA'MEL SALIHEN JUKEFFIR 'ANHU SEJJI'ATIHI WE JUDHILHU XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA 'EBEDAN DHALIKEL-FEWZUL-'ADHIMU
C
64:10.
E ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, të tillët janë banorë të zjarrit; aty do të jenë përgjithmonë, e ai është përfundim i keq.
64:10.
Ndërsa ata që nuk kanë besuar dhe i kanë mohuar shpalljet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përherë. Eh, sa fund i tmerrshëm është ai!
64:10.
Por ata që nuk besuan dhe mohuan ajetet Tona – ata janë banorët e zjarrit, duke banuar aty përgjithmonë. Dhe sa fund i keq është ai!
64:10.
WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI'AJATINA 'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HALIDINE FIHA WE BI'SEL-MESIRU
C
64:11.
Çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send.
64:11.
Çdo fatkeqësi që i bie njeriut, ndodh me vullnetin e Allahut. Ai ia udhëzon zemrën kujtdo që i beson Atij. Allahu di mirë çdo gjë.
64:11.
Nuk ndodh asnjë fatkeqësi përveçse me lejen e Allahut. Dhe kushdo që beson në Allahun, Ai e udhëzon zemrën e tij. Dhe Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
64:11.
MA 'ESABE MIN MUSIBETIN 'ILLA BI'IDHNI ELLAHI WE MEN JU'UMIN BILLAHI JEHDI KALBEHU WEL-LAHU BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C
64:12.
Pra, respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin, po nëse nuk respektoni, atëherë detyrë e të dërguarit tonë është vetëm kumtimi i qartë.
64:12.
Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit! Nëse ju i ktheni shpinën të Dërguarit Tonë, dijeni se ai ka për detyrë vetëm që t'ju shpjegojë qartë.
64:12.
Dhe bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit. Por nëse shmangeni, atëherë detyra e të Dërguarit Tonë është vetëm shpallja e qartë.
64:12.
WE 'ETI'U ELLAHE WE 'ETI'U ER-RESULE FE'IN TEWELLEJTUM FE'INNEMA 'ALA RESULINAL-BELAGUL-MUBINU
C
64:13.
All-llahu është Ai që pos Tij nuk ka tjetër, prandaj vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.
64:13.
Allahu është i vetmi Zot i vërtetë, prandaj, vetëm tek Ai le të mbështeten besimtarët.
64:13.
Allahu – nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Dhe te Allahu le të mbështeten besimtarët.
64:13.
ELLAHU LA 'ILAHE 'ILLA HUWE WE 'ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU'UMINUNE
C
64:14.
O ju që besuat, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe nga fëmijët tuaj janë armiq tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre, e nëse nuk merrni masa, nuk ua vini veshin dhe i falni, ta dini se edhe All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
64:14.
O besimtarë! Në të vërtetë, ju keni armiq në radhët e grave tuaja dhe të fëmijëve tuaj, andaj ruajuni prej tyre! Por, nëse nuk i vini re fyerjet e tyre dhe ua falni, ta dini se Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.
64:14.
O ju që besoni, me të vërtetë, disa nga bashkëshortet dhe fëmijët tuaj janë armiqtë tuaj. Prandaj, kini kujdes prej tyre. Por nëse falni dhe mbuloni dhe jeni të mëshirshëm, atëherë me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
64:14.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'INNE MIN 'EZWAXHIKUM WE 'EWLADIKUM 'ADUWEN LEKUM FAHDHERUHUM WE 'IN TA'FU WE TESFEHU WE TEGFIRU FE'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C
64:15.
S'ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa ajo që është tek All-llahu, është shpërblim i madh.
64:15.
Pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju. Allahu ka shpërblim të madh.
64:15.
Pasuritë tuaja dhe fëmijët tuaj janë vetëm një sprovë, dhe Allahu – te Ai është shpërblimi i madh.
64:15.
'INNEMA 'EMWALUKUM WE 'EWLADUKUM FITNETUN WEL-LAHU 'INDEHU 'EXHRUN 'ADHIMUN
C
64:16.
Andaj, sa të keni mundësi ruajuni prej dënimit të All-llahut, dëgjoni, respektoni dhe jepni për të mirën tuaj, e kush i ruhet lakmisë së vetvetes, të tillët janë të shpëtuarit.
64:16.
Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni, dëgjoni e binduni dhe shpenzoni për bamirësi në të mirën tuaj. Ata që e ruajnë veten nga lakmia e saj, pikërisht ata janë të fituarit.
64:16.
Prandaj, kini frikë Allahun sa më shumë që mundeni dhe dëgjoni dhe binduni dhe shpenzoni. Kjo është më e mirë për veten tuaj. Dhe kushdo që ruhet nga koprracia e shpirtit të tij – ata janë ata që do të jenë të suksesshëm.
64:16.
FATTEKU ELLAHE MA ESTETA'TUM WE ESMA'U WE 'ETI'U WE 'ENFIKU HAJREN LI'NFUSIKUM WE MEN JUKA SHUHHE NEFSIHI FE'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C
64:17.
Nëse All-llahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë; All-llahu është shumë mirënjohës, i butë.
64:17.
Nëse i jepni Allahut një hua të bukur, Ai jua kthen shumëfish atë dhe ju fal. Allahu është Mirënjohës dhe nuk nxiton në dënime.
64:17.
Nëse i jepni Allahut një hua të mirë, Ai do ta shumëfishojë atë për ju dhe do t'ju falë. Dhe Allahu është Mirënjohës, i Butë.
64:17.
'IN TUKRIDU ELLAHE KARDEN HESENAN JUDA'IFHU LEKUM WE JEGFIR LEKUM WEL-LAHU SHEKURUN HELIMUN