Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 64:12. Pra, respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin, po nëse nuk respektoni, atëherë detyrë e të dërguarit tonë është vetëm kumtimi i qartë.
64:12. Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit! Nëse ju i ktheni shpinën të Dërguarit Tonë, dijeni se ai ka për detyrë vetëm që t'ju shpjegojë qartë.
64:12. Dhe bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit. Por nëse shmangeni, atëherë detyra e të Dërguarit Tonë është vetëm shpallja e qartë.
64:12. WE 'ETI'U ELLAHE WE 'ETI'U ER-RESULE FE'IN TEWELLEJTUM FE'INNEMA 'ALA RESULINAL-BELAGUL-MUBINU
C 64:13. All-llahu është Ai që pos Tij nuk ka tjetër, prandaj vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.
64:13. Allahu është i vetmi Zot i vërtetë, prandaj, vetëm tek Ai le të mbështeten besimtarët.
64:13. Allahu – nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Dhe te Allahu le të mbështeten besimtarët.
64:13. ELLAHU LA 'ILAHE 'ILLA HUWE WE 'ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU'UMINUNE
C 64:14. O ju që besuat, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe nga fëmijët tuaj janë armiq tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre, e nëse nuk merrni masa, nuk ua vini veshin dhe i falni, ta dini se edhe All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
64:14. O besimtarë! Në të vërtetë, ju keni armiq në radhët e grave tuaja dhe të fëmijëve tuaj, andaj ruajuni prej tyre! Por, nëse nuk i vini re fyerjet e tyre dhe ua falni, ta dini se Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.
64:14. O ju që besoni, me të vërtetë, disa nga bashkëshortet dhe fëmijët tuaj janë armiqtë tuaj. Prandaj, kini kujdes prej tyre. Por nëse falni dhe mbuloni dhe jeni të mëshirshëm, atëherë me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
64:14. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'INNE MIN 'EZWAXHIKUM WE 'EWLADIKUM 'ADUWEN LEKUM FAHDHERUHUM WE 'IN TA'FU WE TESFEHU WE TEGFIRU FE'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 64:15. S'ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa ajo që është tek All-llahu, është shpërblim i madh.
64:15. Pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju. Allahu ka shpërblim të madh.
64:15. Pasuritë tuaja dhe fëmijët tuaj janë vetëm një sprovë, dhe Allahu – te Ai është shpërblimi i madh.
64:15. 'INNEMA 'EMWALUKUM WE 'EWLADUKUM FITNETUN WEL-LAHU 'INDEHU 'EXHRUN 'ADHIMUN
C 64:16. Andaj, sa të keni mundësi ruajuni prej dënimit të All-llahut, dëgjoni, respektoni dhe jepni për të mirën tuaj, e kush i ruhet lakmisë së vetvetes, të tillët janë të shpëtuarit.
64:16. Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni, dëgjoni e binduni dhe shpenzoni për bamirësi në të mirën tuaj. Ata që e ruajnë veten nga lakmia e saj, pikërisht ata janë të fituarit.
64:16. Prandaj, kini frikë Allahun sa më shumë që mundeni dhe dëgjoni dhe binduni dhe shpenzoni. Kjo është më e mirë për veten tuaj. Dhe kushdo që ruhet nga koprracia e shpirtit të tij – ata janë ata që do të jenë të suksesshëm.
64:16. FATTEKU ELLAHE MA ESTETA'TUM WE ESMA'U WE 'ETI'U WE 'ENFIKU HAJREN LI'NFUSIKUM WE MEN JUKA SHUHHE NEFSIHI FE'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C 64:17. Nëse All-llahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë; All-llahu është shumë mirënjohës, i butë.
64:17. Nëse i jepni Allahut një hua të bukur, Ai jua kthen shumëfish atë dhe ju fal. Allahu është Mirënjohës dhe nuk nxiton në dënime.
64:17. Nëse i jepni Allahut një hua të mirë, Ai do ta shumëfishojë atë për ju dhe do t'ju falë. Dhe Allahu është Mirënjohës, i Butë.
64:17. 'IN TUKRIDU ELLAHE KARDEN HESENAN JUDA'IFHU LEKUM WE JEGFIR LEKUM WEL-LAHU SHEKURUN HELIMUN
C 64:18. Është i gjithëdijshmi i të fshehtës e i të dukshmes, është ngadhënjyesi, i urti.
64:18. Ai është Njohësi i të padukshmes dhe së dukshmes, i Plotfuqishmi dhe i Urti.
64:18. Ai është Njohësi i të padukshmes dhe të dukshmes, i Plotfuqishmi, i Urtë.
64:18. 'ALIMUL-GAJBI WE ESH-SHEHADETIL-'AZIZUL-HEKIMU
C 65:1. O ti pejgamber, kur t'i lëshoni gratë, lëshoni ato në vigjilje të fillimit të pritjes së tyre (në kohën e pastërtisë së tyre) dhe kohën e pritjes mbajeni mend mirë e kini frikë All-llahut, Zotit tuaj, dhe mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre, e edhe ato të mos dalin ndryshe vetëm nëse bëjnë ndonjë vepër të keqe të vërtetuar. Këto janë dispozitat e All-llahut, e kush del jashtë dispozitave të All-llahut, ai e ka dëmtuar vetveten. Ti nuk e di, All-llahu pas asaj mund të të japë diçka rishtazi.
65:1. O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini ato para kohës së tyre të pritjes. Llogaritni kohën e tyre të pritjes dhe frikësojuni Allahut, Zotit tuaj. Mos i dëboni ato prej shtëpive të tyre, por edhe ato të mos dalin, me përjashtim të rastit kur shkelin martesën haptazi. Këto janë urdhërimet e Allahut; kushdo që i kapërcen kufijtë e Allahut, i ka bërë dëm vetvetes. Ti nuk e di se pas kësaj Allahu mund të sjellë ndonjë rrethanë tjetër.
65:1. O Profet, kur divorconi gratë, divorcojini ato në kohën e tyre të përcaktuar dhe llogaritni kohën me saktësi. Dhe kini frikë Allahun, Zotin tuaj. Mos i nxirrni ato nga shtëpitë e tyre dhe as mos lejoni që ato të largohen, përveçse nëse kanë kryer një imoralitet të qartë. Dhe këto janë kufijtë e Allahut. Dhe kushdo që i tejkalon kufijtë e Allahut, ai i ka bërë vetes padrejtësi. Ti nuk e di; ndoshta Allahu sjell pas kësaj një çështje të re.
65:1. JA 'EJJUHA EN-NEBIJU 'IDHA TELLEKTUMU EN-NISA' FETELLIKUHUNNE LI'IDDETIHINNE WE 'EHSUL-'IDDETE WE ETTEKU ELLAHE REBBEKUM LA TUHRIXHUHUNNE MIN BUJUTIHINNE WE LA JEHRUXHNE 'ILLA 'EN JE'TINE BIFAHISHETIN MUBEJJINETIN WE TILKE HUDUDU ELLAHI WE MEN JETE'ADDE HUDUDEL-LAHI FEKAD DHELEME NEFSEHU LA TEDRI LE'ALLEL-LAHE JUHDITHU BA'DE DHALIKE 'EMREN
C 65:2. E kur t'i afrohen ato mbarimit të afatit të tyre, atëherë ose mbani (i ktheni në jetën bashkëshortore) si duhet, ose ndahuni prej tyre si është e udhës, e këtë do ta dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj dhe dëshminë zbatojeni për hir të All-llahut. Kështu këshillohet ai që i beson All-llahut dhe ditës së fundit, e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
65:2. Dhe, kur të mbushet afati i caktuar, i mbani ato si ka hije ose ndahuni me to në mënyrë të pëlqyeshme. Merrni dy dëshmitarë të ndershëm prej jush dhe jepni dëshminë tuaj para Allahut! Kjo është këshillë për ata që i besojnë Allahut dhe Ditës së Fundit. Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t'i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi)
65:2. Pastaj, kur ato arrijnë kohën e tyre të përcaktuar, ose mbajini ato me mirësi ose ndahuni prej tyre me mirësi. Dhe merrni dëshmitarë dy njerëz të drejtë nga mesi juaj dhe kryeni dëshminë për Allahun. Kjo është për atë që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit. Dhe kushdo që ka frikë Allahun – Ai do t'i bëjë një rrugëdalje.
65:2. FE'IDHA BELEGNE 'EXHELEHUNNE FE'EMSIKUHUNNE BIMA'RUFIN 'EW FARIKUHUNNE BIMA'RUFIN WE 'ESH/HIDU DHEWEJ 'ADLIN MINKUM WE 'EKIMU ESH-SHEHADETE LILLAHI DHALIKUM JU'ADHU BIHI MEN KANE JU'UMINU BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI WE MEN JETTEKI ELLAHE JEXH'AL LEHU MEHREXHEN
C 65:3. dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).
65:3. dhe do t'i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë.
65:3. Dhe Ai do ta furnizojë atë nga ku ai nuk e pret. Dhe kushdo që mbështetet te Allahu – Ai është i mjaftueshëm për të. Me të vërtetë, Allahu e përmbush çështjen e Tij. Me të vërtetë, Allahu ka vendosur për çdo gjë një masë.
65:3. WE JERZUKHU MIN HEJTHU LA JEHTESIBU WE MEN JETEWEKKEL 'ALA ELLAHI FEHUWE HESBUHU 'INNALL-LLAHE BALIGU 'EMRIHI KAD XHE'ALEL-LAHU LIKULLI SHEJ'IN KADREN
C 65:4. E ato nga gratë tuaja të cilave u është ndërprerë cikli mujor (menstruacioni) nëse nuk e keni ditur, koha e pritjes së tyre është tre muaj, e ashtu edhe ato që ende nuk kanë pasur menstruacion. Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin. E kush i frikësohet All-llahut, Ai atij ia lehtëson punën.
65:4. Nëse dyshoni për ato gra tuajat, të cilave u janë ndërprerë zakonet, mësoni se koha e tyre e pritjes është tre muaj. Njësoj është edhe për ato që nuk u kanë ardhur ende zakonet. Kurse, për gratë shtatzëna, afati i tyre është deri në lindjen e fëmijës. Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t'ia lehtësojë çështjen.
65:4. Dhe për ato nga gratë tuaja që kanë kaluar kohën e menstruacioneve, nëse dyshoni – atëherë koha e pritjes së tyre është tre muaj. Dhe për ato që nuk kanë menstruacione (për shkak të moshës), dhe për ato që janë shtatzëna, koha e tyre është deri sa të lindin. Dhe kushdo që ka frikë Allahun – Ai do ta bëjë çështjen e tij të lehtë.
65:4. WEL-LA'I JE'ISNE MINEL-MEHIDI MIN NISA'IKUM 'INI ERTEBTUM FA'IDDETUHUNNE THELATHETU 'ESH/HURIN WEL-LA'I LEM JEHIDNE WE 'ULATUL-'EHMALI 'EXHELUHUNNE 'EN JEDA'NE HEMLEHUNNE WE MEN JETTEKI ELLAHE JEXH'AL LEHU MIN 'EMRIHI JUSREN