Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 60:13. O ju që keni besuar, mos u miqësoni me një popull që All-llahu ka shprehur hidhërim kundër tij, popull që ka humbur shpresën ndaj botës së ardhshme, ashtu si nuk kanë shpresë jobesimtarët prej të vdekurve (që do të ngjallen) në këtë botë, ose në ringjallje (në botën tjetër).
60:13. O besimtarë, mos i bëni miq ata njerëz me të cilët Allahu është i zemëruar. Ata e kanë humbur shpresën për jetën tjetër, ashtu siç e kanë humbur shpresën jobesimtarët për të varrosurit (se do të ringjallen).
60:13. O ju që besoni, mos i merrni për miq një popull që Allahu është zemëruar ndaj tyre. Me të vërtetë, ata kanë humbur shpresën për botën tjetër, ashtu siç humbën mohuesit shpresën për banorët e varreve.
60:13. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TETEWELLEW KAWMEN GADIBEL-LAHU 'ALEJHIM KAD JE'ISU MINEL-'AHIRETI KEMA JE'ISEL-KUFFARU MIN 'ESHABIL-KUBURI
C 61:1. All-llahun e madhëroi çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e Ai është mbizotëruesi, i urti.
61:1. Allahun e përlëvdon gjithçka, që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti!
61:1. Çdo gjë që është në qiej dhe çdo gjë që është në tokë e lavdëron Allahun. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urtë.
61:1. SEBBEHE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 61:2. O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni?
61:2. O besimtarë, përse thoni atë që nuk e bëni?
61:2. O ju që besoni, pse thoni atë që nuk bëni?
61:2. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'EMENU LIME TEKULUNE MA LA TEF'ALUNE
C 61:3. Tek All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!
61:3. Është shumë e urryer për Allahun të thoni atë që nuk e bëni!
61:3. Sa e urryer është te Allahu që ju të thoni atë që nuk bëni.
61:3. KEBURE MEKTEN 'INDEL-LAHI 'EN TEKULU MA LA TEF'ALUNE
C 61:4. All-llahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të rreshtuar si të jenë ndërtesë e fortifikuar.
61:4. Vërtet, Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të radhitur si të ishin një ndërtesë solide.
61:4. Me të vërtetë, Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij si një mur i fortifikuar.
61:4. 'INNALL-LLAHE JUHIBBUL-LEDHINE JUKATILUNE FI SEBILIHI SEFFEN KE'ENNEHUM BUNJANUN MERSUSUN
C 61:5. Dhe, (rikujto) kur Musai popullit të vet i tha: "O popull imi, pse më shqetësoni kur e dini se me të vërtetë unë jam i dërguar i All-llahut te ju!" E kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahu i largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin e prishur.
61:5. Kujto kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im, përse po më mundoni, kur e dini mirë se unë jam i dërguari i Allahut te ju?!” Kur ata u larguan (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e drejtë); Allahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin jobesimtar.
61:5. Dhe kur Musai i tha popullit të tij: "O populli im, pse më dëmtoni mua, ndërsa ju e dini se unë jam i dërguar te ju nga Allahu?" Por kur ata u larguan, Allahu i largoi zemrat e tyre. Dhe Allahu nuk i udhëzon njerëzit e pabindur.
61:5. WE 'IDH KALE MUSA LIKAWMIHI JA KAWMI LIME TU'UDHUNENI WE KAD TA'LEMUNE 'ENNI RESULU ELLAHI 'ILEJKUM FELEMMA ZAGU 'EZAGALLAHU KULUBEHUM WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWMEL-FASIKINE
C 61:6. Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e hapët".
61:6. Kujto kur Isai, i biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Izraelit, unë jam i dërguari i Allahut tek ju, për t'ju vërtetuar Teuratin e shpallur para meje dhe për t'ju sjellë lajmin e gëzueshëm për një të dërguar, emri i të cilit është Ahmed, që do të vijë pas meje”. Por, kur ai u solli atyre shenja të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapur!”
61:6. Dhe kur Isai, biri i Merjemes, tha: "O bijtë e Israilit, unë jam i dërguari i Allahut te ju, duke konfirmuar atë që ishte para meje në Teurat dhe duke përgëzuar një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed." Por kur ai erdhi te ta me prova të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e qartë."
61:6. WE 'IDH KALE 'ISA EBNU MERJEME JA BENI 'ISRA'ILE 'INNI RESULU ELLAHI 'ILEJKUM MUSEDDIKEN LIMA BEJNE JEDEJJE MINET-TEWRATI WE MUBESHSHIRÆN BIRESULIN JE'TI MIN BA'DI ESMUHU 'EHMEDU FELEMMA XHA'EHUM BIL-BEJJINATI KALU HADHA SIHRUN MUBINUN
C 61:7. E kush është më mizor se ai që për All-llahun shpif gënjeshtrën, kur ai thirret për në fenë islame; po All-llahu nuk i ofron udhëzimin për në rrugën e drejtë popullit zullumqar.
61:7. Kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra kundër Allahut, ndërkohë që i bëhet thirrje për t'iu nënshtruar Atij?! Allahu nuk i udhëzon keqbërësit.
61:7. Dhe kush është më i padrejtë se ai që shpik gënjeshtra kundër Allahut ndërsa ai ftohet në Islam? Dhe Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë.
61:7. WE MEN 'EDHLEMU MIMMENI EFTERA 'ALA ELLAHIL-KEDHIBE WE HUWE JUD'A 'ILAL-'ISLAMI WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C 61:8. Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.
61:8. Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu e përsos dritën e Vet, edhe nëse (këtë gjë) e urrejnë jobesimtarët.
61:8. Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre. Por Allahu do ta përsosë dritën e Tij, edhe nëse mohuesit e urrejnë atë.
61:8. JURIDUNE LIJUTFI'U NUREL-LAHI BI'EFWAHIHIM WEL-LAHU MUTIMMU NURIHI WE LEW KERIHEL-KAFIRUNE
C 61:9. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.
61:9. Allahu është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Vet me udhërrëfimin dhe fenë e së Vërtetës, për ta ngritur atë më lart se të gjitha fetë, edhe nëse nuk e pëlqejnë idhujtarët.
61:9. Ai është Ai që dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzim dhe fenë e vërtetë për ta ngritur atë mbi të gjitha fetë, edhe nëse idhujtarët e urrejnë atë.
61:9. HUWEL-LEDHI 'ERSELE RESULEHU BIL-HUDA WE DINIL-HEKKI LIJUDHHIREHU 'ALA ED-DINI KULLIHI WE LEW KERIHEL-MUSHRIKUNE
C 61:10. O ju që keni besuar, a t'ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
61:10. O besimtarë, a doni t'ju drejtoj në një tregti, e cila ju shpëton nga një dënim i dhembshëm?!
61:10. O ju që besoni, a doni t'ju tregoj një tregti që do t'ju shpëtojë nga një ndëshkim i dhimbshëm?
61:10. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'EMENU HEL 'EDULLUKUM 'ALA TIXHARETIN TUNXHIKUM MIN 'ADHABIN 'ELIMIN