U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
61:2.
O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni?
61:2.
O besimtarë, përse thoni atë që nuk e bëni?
61:2.
O ju që besoni, pse thoni atë që nuk bëni?
61:2.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'EMENU LIME TEKULUNE MA LA TEF'ALUNE
C
61:3.
Tek All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!
61:3.
Është shumë e urryer për Allahun të thoni atë që nuk e bëni!
61:3.
Sa e urryer është te Allahu që ju të thoni atë që nuk bëni.
61:3.
KEBURE MEKTEN 'INDEL-LAHI 'EN TEKULU MA LA TEF'ALUNE
C
61:4.
All-llahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të rreshtuar si të jenë ndërtesë e fortifikuar.
61:4.
Vërtet, Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të radhitur si të ishin një ndërtesë solide.
61:4.
Me të vërtetë, Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij si një mur i fortifikuar.
61:4.
'INNALL-LLAHE JUHIBBUL-LEDHINE JUKATILUNE FI SEBILIHI SEFFEN KE'ENNEHUM BUNJANUN MERSUSUN
C
61:5.
Dhe, (rikujto) kur Musai popullit të vet i tha: "O popull imi, pse më shqetësoni kur e dini se me të vërtetë unë jam i dërguar i All-llahut te ju!" E kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahu i largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin e prishur.
61:5.
Kujto kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im, përse po më mundoni, kur e dini mirë se unë jam i dërguari i Allahut te ju?!” Kur ata u larguan (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e drejtë); Allahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin jobesimtar.
61:5.
Dhe kur Musai i tha popullit të tij: "O populli im, pse më dëmtoni mua, ndërsa ju e dini se unë jam i dërguar te ju nga Allahu?" Por kur ata u larguan, Allahu i largoi zemrat e tyre. Dhe Allahu nuk i udhëzon njerëzit e pabindur.
61:5.
WE 'IDH KALE MUSA LIKAWMIHI JA KAWMI LIME TU'UDHUNENI WE KAD TA'LEMUNE 'ENNI RESULU ELLAHI 'ILEJKUM FELEMMA ZAGU 'EZAGALLAHU KULUBEHUM WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWMEL-FASIKINE
C
61:6.
Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e hapët".
61:6.
Kujto kur Isai, i biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Izraelit, unë jam i dërguari i Allahut tek ju, për t'ju vërtetuar Teuratin e shpallur para meje dhe për t'ju sjellë lajmin e gëzueshëm për një të dërguar, emri i të cilit është Ahmed, që do të vijë pas meje”. Por, kur ai u solli atyre shenja të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapur!”
61:6.
Dhe kur Isai, biri i Merjemes, tha: "O bijtë e Israilit, unë jam i dërguari i Allahut te ju, duke konfirmuar atë që ishte para meje në Teurat dhe duke përgëzuar një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed." Por kur ai erdhi te ta me prova të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e qartë."
61:6.
WE 'IDH KALE 'ISA EBNU MERJEME JA BENI 'ISRA'ILE 'INNI RESULU ELLAHI 'ILEJKUM MUSEDDIKEN LIMA BEJNE JEDEJJE MINET-TEWRATI WE MUBESHSHIRÆN BIRESULIN JE'TI MIN BA'DI ESMUHU 'EHMEDU FELEMMA XHA'EHUM BIL-BEJJINATI KALU HADHA SIHRUN MUBINUN
C
61:7.
E kush është më mizor se ai që për All-llahun shpif gënjeshtrën, kur ai thirret për në fenë islame; po All-llahu nuk i ofron udhëzimin për në rrugën e drejtë popullit zullumqar.
61:7.
Kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra kundër Allahut, ndërkohë që i bëhet thirrje për t'iu nënshtruar Atij?! Allahu nuk i udhëzon keqbërësit.
61:7.
Dhe kush është më i padrejtë se ai që shpik gënjeshtra kundër Allahut ndërsa ai ftohet në Islam? Dhe Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë.
61:7.
WE MEN 'EDHLEMU MIMMENI EFTERA 'ALA ELLAHIL-KEDHIBE WE HUWE JUD'A 'ILAL-'ISLAMI WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C
61:8.
Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.
61:8.
Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu e përsos dritën e Vet, edhe nëse (këtë gjë) e urrejnë jobesimtarët.
61:8.
Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre. Por Allahu do ta përsosë dritën e Tij, edhe nëse mohuesit e urrejnë atë.
61:8.
JURIDUNE LIJUTFI'U NUREL-LAHI BI'EFWAHIHIM WEL-LAHU MUTIMMU NURIHI WE LEW KERIHEL-KAFIRUNE
C
61:9.
Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.
61:9.
Allahu është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Vet me udhërrëfimin dhe fenë e së Vërtetës, për ta ngritur atë më lart se të gjitha fetë, edhe nëse nuk e pëlqejnë idhujtarët.
61:9.
Ai është Ai që dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzim dhe fenë e vërtetë për ta ngritur atë mbi të gjitha fetë, edhe nëse idhujtarët e urrejnë atë.
61:9.
HUWEL-LEDHI 'ERSELE RESULEHU BIL-HUDA WE DINIL-HEKKI LIJUDHHIREHU 'ALA ED-DINI KULLIHI WE LEW KERIHEL-MUSHRIKUNE
C
61:10.
O ju që keni besuar, a t'ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
61:10.
O besimtarë, a doni t'ju drejtoj në një tregti, e cila ju shpëton nga një dënim i dhembshëm?!
61:10.
O ju që besoni, a doni t'ju tregoj një tregti që do t'ju shpëtojë nga një ndëshkim i dhimbshëm?
61:10.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'EMENU HEL 'EDULLUKUM 'ALA TIXHARETIN TUNXHIKUM MIN 'ADHABIN 'ELIMIN
C
61:11.
T'i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
61:11.
Besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe trupin tuaj. Kjo, nëse do ta dini, është më mirë për ju.
61:11.
Besoni në Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasuritë dhe jetët tuaja. Kjo është më e mirë për ju, nëse e dini.
61:11.
TU'UMINUNE BILLAHI WE RESULIHI WE TUXHAHIDUNE FI SEBILI ELLAHI BI'EMWALIKUM WE 'ENFUSIKUM DHALIKUM HAJRUN LEKUM 'IN KUNTUM TA'LEMUNE
C
61:12.
Ai (All-llahu) ua falë mëkatet tuaja, ju shpie në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe në pallate të bukura në xhennetet e amshueshme, e këto janë ai suksesi më i madh.
61:12.
Ai do t'jua falë gabimet tuaja dhe do t'ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe në banesa të mrekullueshme në Xhenetin e Adnit. Kjo është fitorja më e madhe.
61:12.
Ai do t'ju falë mëkatet tuaja dhe do t'ju fusë në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj dhe në banesa të bukura në kopshtet e begatisë. Ky është triumfi i madh.
61:12.
JEGFIR LEKUM DHUNUBEKUM WE JUDHILKUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU WE MESAKINE TEJJIBETEN FI XHENNATI 'ADNIN DHALIKEL-FEWZUL-'ADHIMU