U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
61:7.
E kush është më mizor se ai që për All-llahun shpif gënjeshtrën, kur ai thirret për në fenë islame; po All-llahu nuk i ofron udhëzimin për në rrugën e drejtë popullit zullumqar.
61:7.
Kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra kundër Allahut, ndërkohë që i bëhet thirrje për t'iu nënshtruar Atij?! Allahu nuk i udhëzon keqbërësit.
61:7.
Dhe kush është më i padrejtë se ai që shpik gënjeshtra kundër Allahut ndërsa ai ftohet në Islam? Dhe Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë.
61:7.
WE MEN 'EDHLEMU MIMMENI EFTERA 'ALA ELLAHIL-KEDHIBE WE HUWE JUD'A 'ILAL-'ISLAMI WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C
61:8.
Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.
61:8.
Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu e përsos dritën e Vet, edhe nëse (këtë gjë) e urrejnë jobesimtarët.
61:8.
Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre. Por Allahu do ta përsosë dritën e Tij, edhe nëse mohuesit e urrejnë atë.
61:8.
JURIDUNE LIJUTFI'U NUREL-LAHI BI'EFWAHIHIM WEL-LAHU MUTIMMU NURIHI WE LEW KERIHEL-KAFIRUNE
C
61:9.
Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.
61:9.
Allahu është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Vet me udhërrëfimin dhe fenë e së Vërtetës, për ta ngritur atë më lart se të gjitha fetë, edhe nëse nuk e pëlqejnë idhujtarët.
61:9.
Ai është Ai që dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzim dhe fenë e vërtetë për ta ngritur atë mbi të gjitha fetë, edhe nëse idhujtarët e urrejnë atë.
61:9.
HUWEL-LEDHI 'ERSELE RESULEHU BIL-HUDA WE DINIL-HEKKI LIJUDHHIREHU 'ALA ED-DINI KULLIHI WE LEW KERIHEL-MUSHRIKUNE
C
61:10.
O ju që keni besuar, a t'ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
61:10.
O besimtarë, a doni t'ju drejtoj në një tregti, e cila ju shpëton nga një dënim i dhembshëm?!
61:10.
O ju që besoni, a doni t'ju tregoj një tregti që do t'ju shpëtojë nga një ndëshkim i dhimbshëm?
61:10.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'EMENU HEL 'EDULLUKUM 'ALA TIXHARETIN TUNXHIKUM MIN 'ADHABIN 'ELIMIN
C
61:11.
T'i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
61:11.
Besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe trupin tuaj. Kjo, nëse do ta dini, është më mirë për ju.
61:11.
Besoni në Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasuritë dhe jetët tuaja. Kjo është më e mirë për ju, nëse e dini.
61:11.
TU'UMINUNE BILLAHI WE RESULIHI WE TUXHAHIDUNE FI SEBILI ELLAHI BI'EMWALIKUM WE 'ENFUSIKUM DHALIKUM HAJRUN LEKUM 'IN KUNTUM TA'LEMUNE
C
61:12.
Ai (All-llahu) ua falë mëkatet tuaja, ju shpie në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe në pallate të bukura në xhennetet e amshueshme, e këto janë ai suksesi më i madh.
61:12.
Ai do t'jua falë gabimet tuaja dhe do t'ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe në banesa të mrekullueshme në Xhenetin e Adnit. Kjo është fitorja më e madhe.
61:12.
Ai do t'ju falë mëkatet tuaja dhe do t'ju fusë në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj dhe në banesa të bukura në kopshtet e begatisë. Ky është triumfi i madh.
61:12.
JEGFIR LEKUM DHUNUBEKUM WE JUDHILKUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU WE MESAKINE TEJJIBETEN FI XHENNATI 'ADNIN DHALIKEL-FEWZUL-'ADHIMU
C
61:13.
Edhe të tjera që ju i dëshironi, ndihmë prej All-llahut dhe fitore e afërt, e pra, përgëzoi besimtarët!
61:13.
Ai do t'ju falë edhe dhunti të tjera që, i dëshironi: ndihmën e Tij dhe një fitore të afërt! Andaj, gëzoji besimtarët!
61:13.
Dhe një tjetër (fitore) që ju e doni – ndihmë nga Allahu dhe një fitore e afërt. Dhe përgëzo besimtarët.
61:13.
WE 'UHRA TUHIBBUNEHA NESRUN MINEL-LAHI WE FETHUN KARIBUN WE BESHSHIRIL-MU'UMININE
C
61:14.
O ju që besuat, bëhuni ndihmëtarë të All-llahut, si Isai, biri i Merjemes, havarijjunëve (besimtarëve të vet të sinqertë) u pat thënë: "Kush është ndihmëtar imi për në rrugën e All-llahut?" Havarijjunët i thanë: "Ne jemi ndihmëtarë të rrugës së All-llahut!" E një grup prej beni israilëve besoi, e një grup refuzoi, e Ne ata që besuan i përkrahëm kundër armikut të tyre dhe ashtu u bënë ngadhënjyes.
61:14.
O besimtarë, bëhuni ndihmësit e Allahut, ashtu siç u tha dishepujve Isai, i biri i Merjemes: “Kush janë ndihmësit e mi për çështjen e Allahut?” Dishepujt u përgjigjën: “Ne jemi ndihmësit e Allahut!” Kështu, një pjesë nga bijtë e Izraelit e besoi, kurse pjesa tjetër e mohoi. Prandaj Ne i forcuam besimtarët kundër armikut të tyre dhe ata dolën ngadhënjimtarë.
61:14.
O ju që besoni, bëhuni ndihmës të Allahut, ashtu siç Isai, biri i Merjemes, i tha ndihmësve të tij: "Kush janë ndihmësit e mi për Allahun?" Të afërmit e tij thanë: "Ne jemi ndihmës të Allahut." Pastaj një grup i bijve të Israilit besoi dhe një grup mohoi. Prandaj, Ne i përforcuam ata që besuan kundër armikut të tyre, dhe ata u bënë fitimtarë.
61:14.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'EMENU KUNW 'ENSAREL-LAHI KEMA KALE 'ISA EBNU MERJEME LILHEWARIJINE MEN 'ENSARI 'ILA ELLAHI KALEL-HEWARIJUNE NEHNU 'ENSARU ELLAHI FE'AMENET TA'IFETUN MIN BENI 'ISRA'ILE WE KEFERET TA'IFETUN FE'EJJEDNAL-LEDHINE 'ÆMENU 'ALA 'ADUWIHIM FE'ESBEHU DHAHIRINE
C
62:1.
Çka ka në qiej dhe çka ka në tokë bën tesbih All-llahun, Sunduesin, të Pastërin nga çdo e metë, të Fuqishmin e të Urtin.
62:1.
Allahun e përlëvdon gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), i Plotfuqishmi dhe i Urti.
62:1.
Çdo gjë që është në qiej dhe çdo gjë që është në tokë e lavdëron Allahun, Mbretin, të Shenjtin, të Gjithëfuqishmin, të Urtin.
62:1.
JUSEBBIHU LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDIL-MELIKIL-KUDDUSIL-'AZIZIL-HEKIMI
C
62:2.
Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t'ua lexojë ajetet e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme.
62:2.
Është Ai që u solli të analfabetëve një të Dërguar nga gjiri i tyre, për t'u lexuar atyre shpalljet e Tij, për t'i pastruar e për t'u mësuar Librin dhe Urtësinë, ndonëse ata më parë ishin vërtet në humbje të plotë.
62:2.
Ai është Ai që dërgoi tek analfabetët një të dërguar nga mesi i tyre, për t'ua recituar atyre ajetet e Tij dhe për t'i pastruar ata dhe për t'i mësuar atyre Librin dhe urtësinë, megjithëse ata ishin më parë në një humbje të qartë.
62:2.
HUWEL-LEDHI BE'ATHE FIL-'UMMIJINE RESULEN MINHUM JETLU 'ALEJHIM 'AJATIHI WE JUZEKKIHIM WE JU'ALLIMUHUMUL-KITABE WEL-HIKMETE WE 'IN KANU MIN KABLU LEFI DELALIN MUBININ
C
62:3.
(U dërgoi) edhe të tjerëve që nuk i arritën ata, Ai është ngadhënjyesi, i urti.
62:3.
Ai do ta dërgojë atë edhe tek të tjerë (myslimanë) nga ata, të cilët ende nuk u janë bashkuar. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
62:3.
Dhe për të tjerët prej tyre që ende nuk i janë bashkuar atyre. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urtë.
62:3.
WE 'AHARINE MINHUM LEMMA JELHEKU BIHIM WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU