U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 97. Kadr
Ajete: 5
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
97:1.
Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në Natën e Kadrit.
97:1.
Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit.
97:1.
Me të vërtetë, Ne e zbritëm atë (Kuranin) në Natën e Kadrit.
97:1.
'INNA 'ENZELNAHU FI LEJLETIL-KADRI
C
97:2.
E ç'të bëri ty të dish se ç'është Nata e Kadrit?
97:2.
E kush mund të ta shpjegojë ty se ç'është nata e Kadrit?
97:2.
Dhe çfarë të bën të dish se çfarë është Nata e Kadrit?
97:2.
WE MA 'EDRAKE MA LEJLETUL-KADRI
C
97:3.
Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
97:3.
Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj.
97:3.
Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj.
97:3.
LEJLETUL-KADRI HAJRUN MIN 'ELFI SHEHRIN
C
97:4.
Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
97:4.
Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet.
97:4.
Engjëjt dhe Fryma zbresin në të me lejen e Zotit të tyre për çdo çështje.
97:4.
TENEZZELUL-MELA'IKETU WE ER-RUHU FIHA BI'IDHNI RABBIHIM MIN KULLI 'EMRIN
C
97:5.
Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.
97:5.
Paqe është ajo deri në lindjen e agimit.
97:5.
Paqe ajo është deri në lindjen e agimit.
97:5.
SELAMUN HIJE HETTA METLA'IL-FEXHRI