Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 81. Tekvir
Ajete: 29

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 81:1. Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet),
81:1. Kur Dielli të mblidhet e të humbë shkëlqimin;
81:1. Kur dielli të mbështillet (dhe të fiket),
81:1. 'IDHA ESH-SHEMSU KUWIRET
C 81:2. Dhe kur yjet të kenë rënë (e shkapërderdhur),
81:2. kur yjet të rrëzohen
81:2. Dhe kur yjet të bien,
81:2. WE 'IDHA EN-NUXHUMU ENKEDERET
C 81:3. Dhe kur kodrat të kenë udhëtuar (e bërë pluhur në ajër),
81:3. dhe malet të lëvizin tutje;
81:3. Dhe kur malet të zhduken,
81:3. WE 'IDHAL-XHIBALU SUJJIRET
C 81:4. Dhe kur devetë e shtrenjta të lihen pa bari në fushë,
81:4. kur devetë barrse të braktisen
81:4. Dhe kur devetë shtatzëna të braktisen,
81:4. WE 'IDHAL-'ISHARU 'UTTILET
C 81:5. Dhe kur egërsirat të jenë bashkuar (tubuar).
81:5. dhe egërsirat të tubohen;
81:5. Dhe kur kafshët e egra të grumbullohen,
81:5. WE 'IDHAL-WUHUSHU HUSHIRET
C 81:6. Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakëruar,
81:6. kur detet të vlojnë
81:6. Dhe kur detet të bëhen zjarr,
81:6. WE 'IDHAL-BIHARU SUXHXHIRET
C 81:7. Dhe kur shpirtrat të jenë bashkuar.
81:7. dhe shpirtrat të bashkohen (me trupat);
81:7. Dhe kur shpirtrat të bashkohen,
81:7. WE 'IDHA EN-NUFUSU ZUWIXHET
C 81:8. Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla,
81:8. kur foshnja e varrosur për së gjalli të pyetet
81:8. Dhe kur vajza e varrosur për së gjalli të pyetet
81:8. WE 'IDHAL-MEW'UDETU SU'ILET
C 81:9. Për çfarë mëkati ato janë mbytur,
81:9. për çfarë faji ishte vrarë;
81:9. Për çfarë mëkati ajo u vra,
81:9. BI'EJJI DHENBIN KUTILET
C 81:10. Dhe kur fletushkat të jenë shpaluar,
81:10. kur fletët të shpërndahen
81:10. Dhe kur librat të hapen,
81:10. WE 'IDHA ES-SUHUFU NUSHIRET
C 81:11. Dhe kur qielli të jetë hequr,
81:11. dhe qielli të zhvishet;
81:11. Dhe kur qielli të largohet,
81:11. WE 'IDHA ES-SEMA'U KUSHITET
C 81:12. Dhe kur xhehennemi të jetë ndezur fort,
81:12. kur Xhehenemi të flakërojë
81:12. Dhe kur zjarri i Xhehenemit të ndizet fuqishëm,
81:12. WE 'IDHAL-XHEHIMU SU''IRET
C 81:13. Dhe kur xhenneti të jetë afruar,
81:13. dhe Xheneti të afrohet:
81:13. Dhe kur Xheneti të afrohet,
81:13. WE 'IDHAL-XHENNETU 'UZLIFET
C 81:14. Atëbotë njeriu do ta dijë se çka ka ofruar (të mirë ose të keqe).
81:14. atëherë çdokush do të marrë vesh çfarë kishte përgatitur (për këtë Ditë).
81:14. Çdo shpirt do të dijë atë që ka përgatitur.
81:14. 'ALIMET NEFSUN MA 'EHDERET
C 81:15. Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën),
81:15. Betohem për ata (planete) që tërhiqen,
81:15. Betohem për yjet që tërhiqen,
81:15. FELA 'UKSIMU BIL-HUNNESI
C 81:16. Që udhëtojnë e fshihen (si dreri në strofkë),
81:16. që lindin e perëndojnë,
81:16. Që lëvizin dhe që fshihen,
81:16. EL-XHEWARIL-KUNNESI
C 81:17. Pasha natën kur ajo ia beh me errësirë.
81:17. për natën kur bie terri
81:17. Dhe për natën kur ajo mbulon,
81:17. WEL-LEJLI 'IDHA 'AS'ASE
C 81:18. Pasha agimin kur ia shkrep!
81:18. e për agimin kur nis të zbardhë,
81:18. Dhe për mëngjesin kur ai frymon,
81:18. WE ES-SUBHI 'IDHA TENEFFESE
C 81:19. S'ka dyshim se ai (Kur'ani) është thënie e të dërguarit fisnik (që e pranoi prej Zotit).
81:19. se ky (Kuran) është Fjalë e (kumtuar prej) një të Dërguari fisnik,
81:19. Me të vërtetë, ai (Kurani) është fjala e një të dërguari fisnik,
81:19. 'INNEHU LEKAWLU RESULIN KERIMIN
C 81:20. Që është i fortë dhe që ka vend të lartë te Zoti i Arshit.
81:20. që zotëron fuqi dhe pozitë të lartë te Zoti i Fronit
81:20. I fuqishëm dhe i qëndrueshëm në praninë e Zotit të Arshit,
81:20. DHI KUWETIN 'INDE DHIL-'ARSHI MEKININ
C 81:21. Që është i respektuar atje (në mesin e engjëjve) dhe besnik.
81:21. e që është i respektuar atje dhe besnik.
81:21. I bindur, i besueshëm.
81:21. MUTA'IN THEMME 'EMININ
C 81:22. Nuk është i marrë shoku juaj (Muhammedi)!
81:22. Shoku juaj nuk është i marrë.
81:22. Dhe shoku juaj (Muhammedi) nuk është i çmendur.
81:22. WE MA SAHIBUKUM BIMEXHNUNIN
C 81:23. Dhe se ai e pat parë atë (Xhibrilin) në horizontin e qartë lindor.
81:23. Ai e ka parë atë në horizontin e qartë
81:23. Me të vërtetë, ai e pa atë (Xhibrilin) në horizontin e qartë.
81:23. WE LEKAD RE'AHU BIL-'UFUKIL-MUBINI
C 81:24. Dhe ai nuk është që në të fshehtën (shpalljen) ka dyshim (ose ua lë mangu).
81:24. dhe nuk mbulon asnjë të fshehtë prej së Padukshmes.
81:24. Dhe ai nuk është dorështrënguar për të transmetuar të padukshmen.
81:24. WE MA HUWE 'ALEL-GAJBI BIDENININ
C 81:25. Dhe ai (Kur'ani) nuk është thënie e djallit të mallkuar!
81:25. As ky (Kuran) nuk është fjalë e djallit të mallkuar.
81:25. Dhe ai (Kurani) nuk është fjala e një shejtani të përzënë.
81:25. WE MA HUWE BIKAWLI SHEJTANIN REXHIMIN
C 81:26. Pra, ku jeni, kah shkoni?
81:26. Prandaj, nga po ia mbani?
81:26. Atëherë, ku po shkoni?
81:26. FE'EJNE TEDH/HEBUNE
C 81:27. Ai (Kur'ani) s'është tjetër pos këshillë për njerëzit!
81:27. Ai është veçse këshillë për botët:
81:27. Me të vërtetë, ai është vetëm një Përkujtim për botët,
81:27. 'IN HUWE 'ILLA DHIKRUN LIL'ALEMINE
C 81:28. Për atë nga mesi që dëshiron të gjendet në të vërtetën.
81:28. për secilin nga ju që dëshiron të ndjekë rrugën e drejtë.
81:28. Për atë mes jush që dëshiron të jetë i drejtë.
81:28. LIMEN SHA'E MINKUM 'EN JESTEKIME
C 81:29. Po ju nuk mundeni, por vetëm nëse dëshiron All-llahu, Zoti i botëve!
81:29. Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut, Zotit të botëve!
81:29. Dhe ju nuk mund të dëshironi përveçse atë që dëshiron Allahu, Zoti i botëve.
81:29. WE MA TESHA'UNE 'ILLA 'EN JESHA'EL-LAHU REBBUL-'ALEMINE