Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 81:12. Dhe kur xhehennemi të jetë ndezur fort,
81:12. kur Xhehenemi të flakërojë
81:12. Dhe kur zjarri i Xhehenemit të ndizet fuqishëm,
81:12. WE 'IDHAL-XHEHIMU SU''IRET
C 81:13. Dhe kur xhenneti të jetë afruar,
81:13. dhe Xheneti të afrohet:
81:13. Dhe kur Xheneti të afrohet,
81:13. WE 'IDHAL-XHENNETU 'UZLIFET
C 81:14. Atëbotë njeriu do ta dijë se çka ka ofruar (të mirë ose të keqe).
81:14. atëherë çdokush do të marrë vesh çfarë kishte përgatitur (për këtë Ditë).
81:14. Çdo shpirt do të dijë atë që ka përgatitur.
81:14. 'ALIMET NEFSUN MA 'EHDERET
C 81:15. Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën),
81:15. Betohem për ata (planete) që tërhiqen,
81:15. Betohem për yjet që tërhiqen,
81:15. FELA 'UKSIMU BIL-HUNNESI
C 81:16. Që udhëtojnë e fshihen (si dreri në strofkë),
81:16. që lindin e perëndojnë,
81:16. Që lëvizin dhe që fshihen,
81:16. EL-XHEWARIL-KUNNESI
C 81:17. Pasha natën kur ajo ia beh me errësirë.
81:17. për natën kur bie terri
81:17. Dhe për natën kur ajo mbulon,
81:17. WEL-LEJLI 'IDHA 'AS'ASE
C 81:18. Pasha agimin kur ia shkrep!
81:18. e për agimin kur nis të zbardhë,
81:18. Dhe për mëngjesin kur ai frymon,
81:18. WE ES-SUBHI 'IDHA TENEFFESE
C 81:19. S'ka dyshim se ai (Kur'ani) është thënie e të dërguarit fisnik (që e pranoi prej Zotit).
81:19. se ky (Kuran) është Fjalë e (kumtuar prej) një të Dërguari fisnik,
81:19. Me të vërtetë, ai (Kurani) është fjala e një të dërguari fisnik,
81:19. 'INNEHU LEKAWLU RESULIN KERIMIN
C 81:20. Që është i fortë dhe që ka vend të lartë te Zoti i Arshit.
81:20. që zotëron fuqi dhe pozitë të lartë te Zoti i Fronit
81:20. I fuqishëm dhe i qëndrueshëm në praninë e Zotit të Arshit,
81:20. DHI KUWETIN 'INDE DHIL-'ARSHI MEKININ
C 81:21. Që është i respektuar atje (në mesin e engjëjve) dhe besnik.
81:21. e që është i respektuar atje dhe besnik.
81:21. I bindur, i besueshëm.
81:21. MUTA'IN THEMME 'EMININ
C 81:22. Nuk është i marrë shoku juaj (Muhammedi)!
81:22. Shoku juaj nuk është i marrë.
81:22. Dhe shoku juaj (Muhammedi) nuk është i çmendur.
81:22. WE MA SAHIBUKUM BIMEXHNUNIN