U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
71:19.
All-llahu juve ua bëri tokën të sheshtë.
71:19.
Allahu për ju e ka bërë Tokën shtrojë të gjerë,
71:19.
Dhe Allahu e bëri tokën të shtruar për ju,
71:19.
WEL-LAHU XHE'ALE LEKUMUL-'ERDE BISATEN
C
71:20.
Që nëpër të të ecni rrugëve të gjera".
71:20.
që të ecni nëpër të, nëpër rrugët e gjera.”
71:20.
Që ju të ecni nëpër rrugët e saj të gjera.'"
71:20.
LITESLUKU MINHA SUBULEN FIXHAXHAN
C
71:21.
Nuhu tha: "Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin.
71:21.
Nuhu tha: “O Zoti im, ata më kundërshtuan mua dhe u dhanë pas atyre njerëzve, pasuria dhe fëmijët e të cilëve nuk kanë sjellë gjë tjetër, veç shkatërrimit.
71:21.
Nuhu tha: "Zoti im, me të vërtetë, ata më kanë kundërshtuar dhe kanë ndjekur atë që pasuria e tij dhe fëmijët e tij vetëm sa e shtuan atë në humbje,
71:21.
KALE NUHUN RABBI 'INNEHUM 'ASEWNI WE ETTEBA'U MEN LEM JEZID/HU MALUHU WE WELEDUHU 'ILLA HASAREN
C
71:22.
Dhe ata (pasanikët) u kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha".
71:22.
Ata kurdisën një kurth të madh,
71:22.
Dhe ata planifikuan një komplot të madh.
71:22.
WE MEKERU MEKREN KUBBARAN
C
71:23.
Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e as Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n.
71:23.
dhe thanë: 'Mos i lini kurrsesi zotat tuaj! Mos e lini kurrsesi as Veddin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukën, as Nesrin'!
71:23.
Dhe ata thanë: 'Mos i lini adhurimet tuaja ndaj idhujve tuaj dhe mos i lini Uadin, as Suain, as Jaguthin, as Jeukun dhe as Nesrin.'
71:23.
WE KALU LA TEDHERUNNE 'ALIHETEKUM WE LA TEDHERUNNE WEDDEN WE LA SUWA'AN WE LA JEGUTHE WE JA'UKA WE NESRÆN
C
71:24.
Dhe ata i bënë të humbur shumë sish, e Ti zullumqarëve mos u jep tjetër, por vetëm humbje.
71:24.
E kështu kanë futur në rrugë të gabuar shumë (njerëz). Prandaj, keqbërësve mos u shto gjë tjetër, veç humbjes!”
71:24.
Dhe me të vërtetë, ata kanë mashtruar shumë. Dhe mos u shto të padrejtëve asgjë përveç humbjes."
71:24.
WE KAD 'EDELLU KETHIREN WE LA TEZIDI EDH-DHALIMINE 'ILLA DELALAN
C
71:25.
Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç All-llahut, nuk gjetën ndihmëtarë.
71:25.
Për shkak të gjynaheve të tyre, ata u përmbytën dhe u hodhën në zjarr. Ata nuk gjetën mbrojtës tjetër për veten në vend të Allahut.
71:25.
Për shkak të mëkateve të tyre ata u mbytën dhe u futën në zjarr. Dhe ata nuk gjetën për veten e tyre përveç Allahut as ndihmues.
71:25.
MIMMA HATI'ATIHIM 'UGRIKU FE'UDHILU NAREN FELEM JEXHIDU LEHUM MIN DUNI ELLAHI 'ENSARAN
C
71:26.
E Nuhu tha: "O Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët!
71:26.
Dhe Nuhu tha: “O Zoti im, mos lër mbi tokë asnjë femohues,
71:26.
Dhe Nuhu tha: "Zoti im, mos lër mbi tokë asnjë nga mohuesit.
71:26.
WE KALE NUHUN RABBI LA TEDHER 'ALEL-'ERDI MINEL-KAFIRINE DEJJAREN
C
71:27.
Sepse, nëse Ti i lë ata, robërit Tu do t'i humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur e jobesimtarë.
71:27.
sepse, nëse Ti i lë, ata do t'i shpien në humbje robërit e Tu dhe do të lindin vetëm kriminelë dhe jobesimtarë!
71:27.
Me të vërtetë, nëse Ti i lë ata, ata do t'i çojnë në humbje robërit e Tu dhe do të lindin vetëm mëkatarë dhe mohues.
71:27.
'INNEKE 'IN TEDHERHUM JUDILLU 'IBADEKE WE LA JELIDU 'ILLA FAXHIREN KEFFARAN
C
71:28.
Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim".
71:28.
O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, si dhe çdo besimtar, që kërkon strehim në shtëpinë time! Fali të gjithë besimtarët e besimtaret, ndërsa keqbërësve shtoju vetëm shkatërrim!”
71:28.
Zoti im, më fal mua dhe prindërit e mi dhe atë që hyn në shtëpinë time si besimtar dhe besimtarët dhe besimtaret. Dhe mos u shto të padrejtëve asgjë përveç shkatërrimit."
71:28.
REBBI EGFIR LI WE LIWALIDEJJE WE LIMEN DEHALE BEJTIJE MU'UMINEN WE LILMU'UMININE WEL-MU'UMINATI WE LA TEZIDI EDH-DHALIMINE 'ILLA TEBARAN
C
72:1.
Thuaj: "Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur'anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: "Ne kemi dëgjuar një Kur'an që mahnit,
72:1.
Thuaj (o Muhamed): “Mua më është shpallur se disa prej xhindeve kanë dëgjuar (Kuranin) dhe kanë thënë: 'Me të vërtetë, kemi dëgjuar një Kuran të mrekullueshëm,
72:1.
Thuaj: "Më është shpallur se një grup xhindësh dëgjuan dhe thanë: 'Me të vërtetë, ne kemi dëgjuar një Kuran të mrekullueshëm.
72:1.
KUL 'UHIJE 'ILEJJE 'ENNEHU ESTEME'A NEFERUN MINEL-XHINNI FEKALU 'INNA SEMI'NA KUR'ANEN 'AXHEBAN