Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 71:18. Pastaj ju kthen në të, pa dyshim ju nxjerr sërish.
71:18. pastaj ju kthen tek ajo dhe prej saj sërish do t'ju nxjerrë.
71:18. Pastaj Ai ju kthen në të dhe do t'ju nxjerrë jashtë përsëri.
71:18. THUMME JU'IDUKUM FIHA WE JUHRIXHUKUM 'IHRAXHEN
C 71:19. All-llahu juve ua bëri tokën të sheshtë.
71:19. Allahu për ju e ka bërë Tokën shtrojë të gjerë,
71:19. Dhe Allahu e bëri tokën të shtruar për ju,
71:19. WEL-LAHU XHE'ALE LEKUMUL-'ERDE BISATEN
C 71:20. Që nëpër të të ecni rrugëve të gjera".
71:20. që të ecni nëpër të, nëpër rrugët e gjera.”
71:20. Që ju të ecni nëpër rrugët e saj të gjera.'"
71:20. LITESLUKU MINHA SUBULEN FIXHAXHAN
C 71:21. Nuhu tha: "Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin.
71:21. Nuhu tha: “O Zoti im, ata më kundërshtuan mua dhe u dhanë pas atyre njerëzve, pasuria dhe fëmijët e të cilëve nuk kanë sjellë gjë tjetër, veç shkatërrimit.
71:21. Nuhu tha: "Zoti im, me të vërtetë, ata më kanë kundërshtuar dhe kanë ndjekur atë që pasuria e tij dhe fëmijët e tij vetëm sa e shtuan atë në humbje,
71:21. KALE NUHUN RABBI 'INNEHUM 'ASEWNI WE ETTEBA'U MEN LEM JEZID/HU MALUHU WE WELEDUHU 'ILLA HASAREN
C 71:22. Dhe ata (pasanikët) u kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha".
71:22. Ata kurdisën një kurth të madh,
71:22. Dhe ata planifikuan një komplot të madh.
71:22. WE MEKERU MEKREN KUBBARAN
C 71:23. Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e as Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n.
71:23. dhe thanë: 'Mos i lini kurrsesi zotat tuaj! Mos e lini kurrsesi as Veddin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukën, as Nesrin'!
71:23. Dhe ata thanë: 'Mos i lini adhurimet tuaja ndaj idhujve tuaj dhe mos i lini Uadin, as Suain, as Jaguthin, as Jeukun dhe as Nesrin.'
71:23. WE KALU LA TEDHERUNNE 'ALIHETEKUM WE LA TEDHERUNNE WEDDEN WE LA SUWA'AN WE LA JEGUTHE WE JA'UKA WE NESRÆN
C 71:24. Dhe ata i bënë të humbur shumë sish, e Ti zullumqarëve mos u jep tjetër, por vetëm humbje.
71:24. E kështu kanë futur në rrugë të gabuar shumë (njerëz). Prandaj, keqbërësve mos u shto gjë tjetër, veç humbjes!”
71:24. Dhe me të vërtetë, ata kanë mashtruar shumë. Dhe mos u shto të padrejtëve asgjë përveç humbjes."
71:24. WE KAD 'EDELLU KETHIREN WE LA TEZIDI EDH-DHALIMINE 'ILLA DELALAN
C 71:25. Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç All-llahut, nuk gjetën ndihmëtarë.
71:25. Për shkak të gjynaheve të tyre, ata u përmbytën dhe u hodhën në zjarr. Ata nuk gjetën mbrojtës tjetër për veten në vend të Allahut.
71:25. Për shkak të mëkateve të tyre ata u mbytën dhe u futën në zjarr. Dhe ata nuk gjetën për veten e tyre përveç Allahut as ndihmues.
71:25. MIMMA HATI'ATIHIM 'UGRIKU FE'UDHILU NAREN FELEM JEXHIDU LEHUM MIN DUNI ELLAHI 'ENSARAN
C 71:26. E Nuhu tha: "O Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët!
71:26. Dhe Nuhu tha: “O Zoti im, mos lër mbi tokë asnjë femohues,
71:26. Dhe Nuhu tha: "Zoti im, mos lër mbi tokë asnjë nga mohuesit.
71:26. WE KALE NUHUN RABBI LA TEDHER 'ALEL-'ERDI MINEL-KAFIRINE DEJJAREN
C 71:27. Sepse, nëse Ti i lë ata, robërit Tu do t'i humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur e jobesimtarë.
71:27. sepse, nëse Ti i lë, ata do t'i shpien në humbje robërit e Tu dhe do të lindin vetëm kriminelë dhe jobesimtarë!
71:27. Me të vërtetë, nëse Ti i lë ata, ata do t'i çojnë në humbje robërit e Tu dhe do të lindin vetëm mëkatarë dhe mohues.
71:27. 'INNEKE 'IN TEDHERHUM JUDILLU 'IBADEKE WE LA JELIDU 'ILLA FAXHIREN KEFFARAN
C 71:28. Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim".
71:28. O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, si dhe çdo besimtar, që kërkon strehim në shtëpinë time! Fali të gjithë besimtarët e besimtaret, ndërsa keqbërësve shtoju vetëm shkatërrim!”
71:28. Zoti im, më fal mua dhe prindërit e mi dhe atë që hyn në shtëpinë time si besimtar dhe besimtarët dhe besimtaret. Dhe mos u shto të padrejtëve asgjë përveç shkatërrimit."
71:28. REBBI EGFIR LI WE LIWALIDEJJE WE LIMEN DEHALE BEJTIJE MU'UMINEN WE LILMU'UMININE WEL-MU'UMINATI WE LA TEZIDI EDH-DHALIMINE 'ILLA TEBARAN