U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
71:16.
Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues.
71:16.
dhe në ta e ka bërë Hënën dritë, kurse Diellin e ka bërë fener?
71:16.
Dhe e bëri hënën një dritë në mes tyre dhe diellin si një llambë?
71:16.
WE XHE'ALEL-KAMERE FIHINNE NUREN WE XHE'ALE ESH-SHEMSE SIRAXHAN
C
71:17.
Dhe All-llahu u shpiku juve prej tokës si bimë.
71:17.
Allahu ju ka krijuar nga toka, ashtu si bimët,
71:17.
Dhe Allahu ju rrit nga toka si bimë.
71:17.
WEL-LAHU 'ENBETEKUM MINEL-'ERDI NEBATEN
C
71:18.
Pastaj ju kthen në të, pa dyshim ju nxjerr sërish.
71:18.
pastaj ju kthen tek ajo dhe prej saj sërish do t'ju nxjerrë.
71:18.
Pastaj Ai ju kthen në të dhe do t'ju nxjerrë jashtë përsëri.
71:18.
THUMME JU'IDUKUM FIHA WE JUHRIXHUKUM 'IHRAXHEN
C
71:19.
All-llahu juve ua bëri tokën të sheshtë.
71:19.
Allahu për ju e ka bërë Tokën shtrojë të gjerë,
71:19.
Dhe Allahu e bëri tokën të shtruar për ju,
71:19.
WEL-LAHU XHE'ALE LEKUMUL-'ERDE BISATEN
C
71:20.
Që nëpër të të ecni rrugëve të gjera".
71:20.
që të ecni nëpër të, nëpër rrugët e gjera.”
71:20.
Që ju të ecni nëpër rrugët e saj të gjera.'"
71:20.
LITESLUKU MINHA SUBULEN FIXHAXHAN
C
71:21.
Nuhu tha: "Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin.
71:21.
Nuhu tha: “O Zoti im, ata më kundërshtuan mua dhe u dhanë pas atyre njerëzve, pasuria dhe fëmijët e të cilëve nuk kanë sjellë gjë tjetër, veç shkatërrimit.
71:21.
Nuhu tha: "Zoti im, me të vërtetë, ata më kanë kundërshtuar dhe kanë ndjekur atë që pasuria e tij dhe fëmijët e tij vetëm sa e shtuan atë në humbje,
71:21.
KALE NUHUN RABBI 'INNEHUM 'ASEWNI WE ETTEBA'U MEN LEM JEZID/HU MALUHU WE WELEDUHU 'ILLA HASAREN
C
71:22.
Dhe ata (pasanikët) u kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha".
71:22.
Ata kurdisën një kurth të madh,
71:22.
Dhe ata planifikuan një komplot të madh.
71:22.
WE MEKERU MEKREN KUBBARAN
C
71:23.
Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e as Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n.
71:23.
dhe thanë: 'Mos i lini kurrsesi zotat tuaj! Mos e lini kurrsesi as Veddin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukën, as Nesrin'!
71:23.
Dhe ata thanë: 'Mos i lini adhurimet tuaja ndaj idhujve tuaj dhe mos i lini Uadin, as Suain, as Jaguthin, as Jeukun dhe as Nesrin.'
71:23.
WE KALU LA TEDHERUNNE 'ALIHETEKUM WE LA TEDHERUNNE WEDDEN WE LA SUWA'AN WE LA JEGUTHE WE JA'UKA WE NESRÆN
C
71:24.
Dhe ata i bënë të humbur shumë sish, e Ti zullumqarëve mos u jep tjetër, por vetëm humbje.
71:24.
E kështu kanë futur në rrugë të gabuar shumë (njerëz). Prandaj, keqbërësve mos u shto gjë tjetër, veç humbjes!”
71:24.
Dhe me të vërtetë, ata kanë mashtruar shumë. Dhe mos u shto të padrejtëve asgjë përveç humbjes."
71:24.
WE KAD 'EDELLU KETHIREN WE LA TEZIDI EDH-DHALIMINE 'ILLA DELALAN
C
71:25.
Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç All-llahut, nuk gjetën ndihmëtarë.
71:25.
Për shkak të gjynaheve të tyre, ata u përmbytën dhe u hodhën në zjarr. Ata nuk gjetën mbrojtës tjetër për veten në vend të Allahut.
71:25.
Për shkak të mëkateve të tyre ata u mbytën dhe u futën në zjarr. Dhe ata nuk gjetën për veten e tyre përveç Allahut as ndihmues.
71:25.
MIMMA HATI'ATIHIM 'UGRIKU FE'UDHILU NAREN FELEM JEXHIDU LEHUM MIN DUNI ELLAHI 'ENSARAN
C
71:26.
E Nuhu tha: "O Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët!
71:26.
Dhe Nuhu tha: “O Zoti im, mos lër mbi tokë asnjë femohues,
71:26.
Dhe Nuhu tha: "Zoti im, mos lër mbi tokë asnjë nga mohuesit.
71:26.
WE KALE NUHUN RABBI LA TEDHER 'ALEL-'ERDI MINEL-KAFIRINE DEJJAREN