Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 69:30. U thuhet zebanive: Kapeni atë, vëndojani prangat!
69:30. (Do të thuhet) “Kapeni dhe lidheni në pranga,
69:30. (Do të thuhet): "Kapeni dhe lidheni atë.
69:30. HUDHUHU FEGULLUHU
C 69:31. Pastaj atë futeni në xhehennem...
69:31. pastaj digjeni në zjarrin përvëlues,
69:31. Pastaj hidhni atë në zjarrin e Xhehenemit.
69:31. THUMMEL-XHEHIME SELLUHU
C 69:32. Mandej lidheni atë me një zinxhirë të gjatë shtatëdhjetë kutë.
69:32. mandej lidheni në zinxhirë prej shtatëdhjetë kutësh,
69:32. Pastaj lidhni atë me një zinxhir, gjatësia e të cilit është shtatëdhjetë kut.
69:32. THUMME FI SILSILETIN DHER'UHA SEB'UNE DHIRA'EN FASLUKUHU
C 69:33. Se ai ka qenë që nuk besoi All-llahun e madhëruar.
69:33. sepse ai, me të vërtetë, nuk ka besuar në Allahun e Madhërishëm
69:33. Me të vërtetë, ai nuk besonte në Allahun, të Madhin,
69:33. 'INNEHU KANE LA JU'UMINU BILLAHIL-'ADHIMI
C 69:34. Ai nuk nxiste për t'i ushqyer të varfërit.
69:34. dhe nuk është kujdesur për të ushqyer të varfrit e shkretë.
69:34. Dhe nuk inkurajonte për ushqyerjen e të varfrit.
69:34. WE LA JEHUDDU 'ALA TA'AMIL-MISKINI
C 69:35. Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik.
69:35. Prandaj, ai sot këtu s'ka mik të afërt
69:35. Prandaj, sot ai nuk ka këtu asnjë mik,
69:35. FELEJSE LEHUL-JEWME HAHUNA HEMIMUN
C 69:36. As ushqim tjetër përveç të të shplarave.
69:36. e as ushqim tjetër, përveç qelbit,
69:36. Dhe as ndonjë ushqim, përveç nga të përflakurit.
69:36. WE LA TA'AMUN 'ILLA MIN GISLININ
C 69:37. Që atë nuk e ha kush, pos mëkatarëve.
69:37. të cilin e hanë vetëm gjynahqarët.
69:37. Asnjë tjetër përveç mëkatarëve nuk e ha atë."
69:37. LA JE'KULUHU 'ILLAL-HATI'UNE
C 69:38. Pra Unë betohem në atë që e shihni!
69:38. Betohem për gjithçka që ju shihni
69:38. Prandaj, betohem për atë që shihni,
69:38. FELA 'UKSIMU BIMA TUBSIRUNE
C 69:39. Edhe në atë që nuk e shihni!
69:39. dhe për gjithçka që nuk e shihni,
69:39. Dhe për atë që nuk shihni,
69:39. WE MA LA TUBSIRUNE
C 69:40. Se me të vërtetë ai (Kur'ani) është fjalë (e Zotit) që e lexon i dërguari i ndershëm.
69:40. se ky (Kuran) është vërtet fjalë e (kumtuar prej) një të Dërguari të nderuar (Muhamedit a.s.)
69:40. Se me të vërtetë, ai (Kurani) është fjala e një të dërguari fisnik.
69:40. 'INNEHU LEKAWLU RESULIN KERIMIN