U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
54:31.
Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë, e ata u bënë si shtrojë vathi. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtrohet).
54:31.
Ne dërguam mbi ta një ulurimë të vetme e ata u bënë si sana e copëtuar në pleme.
54:31.
Me të vërtetë, Ne dërguam mbi ta një shpërthim të vetëm, dhe ata u bënë si bari i thërrmuar.
54:31.
'INNA 'ERSELNA 'ALEJHIM SEJHETEN WAHIDETEN FEKANU KEHESHIMIL-MUHTEDHIRI
C
54:32.
Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr mësim?
54:32.
Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t'u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!
54:32.
Dhe me të vërtetë, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për përkujtim. Atëherë, a ka ndonjë që merr mësim?
54:32.
WE LEKAD JESSERNAL-KUR'ANE LILDHDHIKRI FEHEL MIN MUDDEKIRIN
C
54:33.
Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet.
54:33.
Edhe populli i Lutit nuk i besoi paralajmërimet.
54:33.
Populli i Lutit përgënjeshtroi paralajmërimet.
54:33.
KEDHDHEBET KAWMU LUTIN BIN-NUDHURI
C
54:34.
Ne atyre, përveç familjes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta.
54:34.
Ne dërguam një stuhi gurësh mbi ta, duke hequr familjen e Lutit, që e shpëtuam në agim,
54:34.
Me të vërtetë, Ne dërguam mbi ta një stuhi gurësh, përveç familjes së Lutit, të cilën Ne e shpëtuam në agim,
54:34.
'INNA 'ERSELNA 'ALEJHIM HASIBEN 'ILLA 'ALE LUTIN NEXHXHEJNAHUM BISEHERIN
C
54:35.
(Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon.
54:35.
falë mëshirës Sonë. Ja, kështu Ne i shpërblejmë ata që falënderojnë.
54:35.
Si një favor nga Ne. Kështu Ne shpërblejmë atë që falënderon.
54:35.
NI'METEN MIN 'INDINA KEDHALIKE NEXHZI MEN SHEKERE
C
54:36.
Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime.
54:36.
Në fakt, Luti i paralajmëroi ata për fuqinë e dënimit Tonë, por ata i vunë në dyshim paralajmërimet.
54:36.
Dhe ai i paralajmëroi ata për dënimin Tonë, por ata dyshuan në paralajmërimet.
54:36.
WE LEKAD 'ENDHEREHUM BETSHETENA FETEMAREW BIN-NUDHURI
C
54:37.
Ata deshën t'u afrohen musafirëve të tij. Ne ua verbuam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia!
54:37.
Ata i kërkuan t'ua dorëzonte mysafirët e tij. Por Ne ua verbuam sytë (e u thamë): “Shijoni dënimin Tim, tani që e dëgjuat paralajmërimin Tim!”
54:37.
Dhe ata madje kërkuan që t'i shfrytëzojnë mysafirët e tij, por Ne i verbuam sytë e tyre. "Prandaj, shijoni ndëshkimin Tim dhe paralajmërimet e Mia."
54:37.
WE LEKAD RAWEDUHU 'AN DEJFIHI FETEMESNA 'A'JUNEHUM FEDHUKU 'ADHABI WE NUDHURI
C
54:38.
E, atyre në një mëngjes të hershëm u erdhi dënimi i përhershëm.
54:38.
Dhe të nesërmen në mëngjes, ata i goditi dënimi i përhershëm.
54:38.
Dhe në mëngjes i goditi një ndëshkim i përhershëm.
54:38.
WE LEKAD SEBBEHEHUM BUKRETEN 'ADHABUN MUSTEKIRRUN
C
54:39.
Pra, vuajeni dënimin Tim dhe qortimin Tim!
54:39.
“Shijoni dënimin Tim, tani që e dëgjuat paralajmërimin Tim!”
54:39.
Prandaj, shijoni ndëshkimin Tim dhe paralajmërimet e Mia.
54:39.
FEDHUKU 'ADHABI WE NUDHURI
C
54:40.
Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai?
54:40.
Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t'u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!
54:40.
Dhe me të vërtetë, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për përkujtim. Atëherë, a ka ndonjë që merr mësim?
54:40.
WE LEKAD JESSERNAL-KUR'ANE LILDHDHIKRI FEHEL MIN MUDDEKIRIN
C
54:41.
Edhe rrethit të faraonit i patën ardhur shumë vërejtje.
54:41.
Edhe njerëzve të Faraonit u patën ardhur paralajmërimet,
54:41.
Dhe me të vërtetë, paralajmërime erdhën te njerëzit e Faraonit.
54:41.
WE LEKAD XHA'E 'ALE FIR'AWNE EN-NUDHURU