U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
54:26.
Mirëpo ata nesër do të kuptojnë se kush është gënjeshtari, mendjemadhi!
54:26.
(Të dërguarit iu tha): “Nesër do ta marrin vesh ata se, kush është gënjeshtari mendjemadh!
54:26.
Së shpejti ata do ta dinë kush është gënjeshtari i pacipë.
54:26.
SEJA'LEMUNE GADEN MENIL-KEDHDHABUL-'ESHIRU
C
54:27.
Ne atyre do t'ua dërgojmë deven si sprovë e ti vetëm vështro dhe bën durim.
54:27.
Ne po u dërgojmë devenë për t'i sprovuar, andaj ti (o Salih) priti ata dhe bëhu i durueshëm!
54:27.
Me të vërtetë, Ne do t'i dërgojmë deve për të provuar ata. Prandaj, vëzhgoji ata dhe bëhu i durueshëm.
54:27.
'INNA MURSILU EN-NAKATI FITNETEN LEHUM FARTEKIBHUM WE ESTEBIR
C
54:28.
Dhe lajmëroi ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, secili do të paraqitet për të pirë ujë në rendin e vet.
54:28.
Dhe lajmëroji ata se uji do të ndahet ndërmjet tyre e devesë dhe çdo vakt do të shihet me rend!”
54:28.
Dhe tregoju atyre që uji duhet të ndahet mes tyre, secili duhet të marrë pjesën e tij në një ditë të caktuar.
54:28.
WE NEBBI'HUM 'ENNEL-MA'E KISMETUN BEJNEHUM KULLU SHIRBIN MUHTEDERUN
C
54:29.
Po ata e ftuan shokun e vet, e ai mori dhe e theri atë.
54:29.
Por ata thirrën shokun e tyre, i cili e mori dhe e theri.
54:29.
Por ata thirrën shokun e tyre, dhe ai mori mbi vete dhe e preu atë.
54:29.
FENADEW SAHIBEHUM FETA'ATA FE'AKARE
C
54:30.
E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im?
54:30.
Eh, sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia!
54:30.
Prandaj, sa ishte ndëshkimi Im dhe paralajmërimet e Mia!
54:30.
FEKEJFE KANE 'ADHABI WE NUDHURI
C
54:31.
Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë, e ata u bënë si shtrojë vathi. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtrohet).
54:31.
Ne dërguam mbi ta një ulurimë të vetme e ata u bënë si sana e copëtuar në pleme.
54:31.
Me të vërtetë, Ne dërguam mbi ta një shpërthim të vetëm, dhe ata u bënë si bari i thërrmuar.
54:31.
'INNA 'ERSELNA 'ALEJHIM SEJHETEN WAHIDETEN FEKANU KEHESHIMIL-MUHTEDHIRI
C
54:32.
Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr mësim?
54:32.
Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t'u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!
54:32.
Dhe me të vërtetë, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për përkujtim. Atëherë, a ka ndonjë që merr mësim?
54:32.
WE LEKAD JESSERNAL-KUR'ANE LILDHDHIKRI FEHEL MIN MUDDEKIRIN
C
54:33.
Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet.
54:33.
Edhe populli i Lutit nuk i besoi paralajmërimet.
54:33.
Populli i Lutit përgënjeshtroi paralajmërimet.
54:33.
KEDHDHEBET KAWMU LUTIN BIN-NUDHURI
C
54:34.
Ne atyre, përveç familjes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta.
54:34.
Ne dërguam një stuhi gurësh mbi ta, duke hequr familjen e Lutit, që e shpëtuam në agim,
54:34.
Me të vërtetë, Ne dërguam mbi ta një stuhi gurësh, përveç familjes së Lutit, të cilën Ne e shpëtuam në agim,
54:34.
'INNA 'ERSELNA 'ALEJHIM HASIBEN 'ILLA 'ALE LUTIN NEXHXHEJNAHUM BISEHERIN
C
54:35.
(Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon.
54:35.
falë mëshirës Sonë. Ja, kështu Ne i shpërblejmë ata që falënderojnë.
54:35.
Si një favor nga Ne. Kështu Ne shpërblejmë atë që falënderon.
54:35.
NI'METEN MIN 'INDINA KEDHALIKE NEXHZI MEN SHEKERE
C
54:36.
Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime.
54:36.
Në fakt, Luti i paralajmëroi ata për fuqinë e dënimit Tonë, por ata i vunë në dyshim paralajmërimet.
54:36.
Dhe ai i paralajmëroi ata për dënimin Tonë, por ata dyshuan në paralajmërimet.
54:36.
WE LEKAD 'ENDHEREHUM BETSHETENA FETEMAREW BIN-NUDHURI