Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 54:27. Ne atyre do t'ua dërgojmë deven si sprovë e ti vetëm vështro dhe bën durim.
54:27. Ne po u dërgojmë devenë për t'i sprovuar, andaj ti (o Salih) priti ata dhe bëhu i durueshëm!
54:27. Me të vërtetë, Ne do t'i dërgojmë deve për të provuar ata. Prandaj, vëzhgoji ata dhe bëhu i durueshëm.
54:27. 'INNA MURSILU EN-NAKATI FITNETEN LEHUM FARTEKIBHUM WE ESTEBIR
C 54:28. Dhe lajmëroi ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, secili do të paraqitet për të pirë ujë në rendin e vet.
54:28. Dhe lajmëroji ata se uji do të ndahet ndërmjet tyre e devesë dhe çdo vakt do të shihet me rend!”
54:28. Dhe tregoju atyre që uji duhet të ndahet mes tyre, secili duhet të marrë pjesën e tij në një ditë të caktuar.
54:28. WE NEBBI'HUM 'ENNEL-MA'E KISMETUN BEJNEHUM KULLU SHIRBIN MUHTEDERUN
C 54:29. Po ata e ftuan shokun e vet, e ai mori dhe e theri atë.
54:29. Por ata thirrën shokun e tyre, i cili e mori dhe e theri.
54:29. Por ata thirrën shokun e tyre, dhe ai mori mbi vete dhe e preu atë.
54:29. FENADEW SAHIBEHUM FETA'ATA FE'AKARE
C 54:30. E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im?
54:30. Eh, sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia!
54:30. Prandaj, sa ishte ndëshkimi Im dhe paralajmërimet e Mia!
54:30. FEKEJFE KANE 'ADHABI WE NUDHURI
C 54:31. Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë, e ata u bënë si shtrojë vathi. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtrohet).
54:31. Ne dërguam mbi ta një ulurimë të vetme e ata u bënë si sana e copëtuar në pleme.
54:31. Me të vërtetë, Ne dërguam mbi ta një shpërthim të vetëm, dhe ata u bënë si bari i thërrmuar.
54:31. 'INNA 'ERSELNA 'ALEJHIM SEJHETEN WAHIDETEN FEKANU KEHESHIMIL-MUHTEDHIRI
C 54:32. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr mësim?
54:32. Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t'u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!
54:32. Dhe me të vërtetë, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për përkujtim. Atëherë, a ka ndonjë që merr mësim?
54:32. WE LEKAD JESSERNAL-KUR'ANE LILDHDHIKRI FEHEL MIN MUDDEKIRIN
C 54:33. Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet.
54:33. Edhe populli i Lutit nuk i besoi paralajmërimet.
54:33. Populli i Lutit përgënjeshtroi paralajmërimet.
54:33. KEDHDHEBET KAWMU LUTIN BIN-NUDHURI
C 54:34. Ne atyre, përveç familjes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta.
54:34. Ne dërguam një stuhi gurësh mbi ta, duke hequr familjen e Lutit, që e shpëtuam në agim,
54:34. Me të vërtetë, Ne dërguam mbi ta një stuhi gurësh, përveç familjes së Lutit, të cilën Ne e shpëtuam në agim,
54:34. 'INNA 'ERSELNA 'ALEJHIM HASIBEN 'ILLA 'ALE LUTIN NEXHXHEJNAHUM BISEHERIN
C 54:35. (Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon.
54:35. falë mëshirës Sonë. Ja, kështu Ne i shpërblejmë ata që falënderojnë.
54:35. Si një favor nga Ne. Kështu Ne shpërblejmë atë që falënderon.
54:35. NI'METEN MIN 'INDINA KEDHALIKE NEXHZI MEN SHEKERE
C 54:36. Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime.
54:36. Në fakt, Luti i paralajmëroi ata për fuqinë e dënimit Tonë, por ata i vunë në dyshim paralajmërimet.
54:36. Dhe ai i paralajmëroi ata për dënimin Tonë, por ata dyshuan në paralajmërimet.
54:36. WE LEKAD 'ENDHEREHUM BETSHETENA FETEMAREW BIN-NUDHURI
C 54:37. Ata deshën t'u afrohen musafirëve të tij. Ne ua verbuam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia!
54:37. Ata i kërkuan t'ua dorëzonte mysafirët e tij. Por Ne ua verbuam sytë (e u thamë): “Shijoni dënimin Tim, tani që e dëgjuat paralajmërimin Tim!”
54:37. Dhe ata madje kërkuan që t'i shfrytëzojnë mysafirët e tij, por Ne i verbuam sytë e tyre. "Prandaj, shijoni ndëshkimin Tim dhe paralajmërimet e Mia."
54:37. WE LEKAD RAWEDUHU 'AN DEJFIHI FETEMESNA 'A'JUNEHUM FEDHUKU 'ADHABI WE NUDHURI