Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 54:30. E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im?
54:30. Eh, sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia!
54:30. Prandaj, sa ishte ndëshkimi Im dhe paralajmërimet e Mia!
54:30. FEKEJFE KANE 'ADHABI WE NUDHURI
C 54:31. Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë, e ata u bënë si shtrojë vathi. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtrohet).
54:31. Ne dërguam mbi ta një ulurimë të vetme e ata u bënë si sana e copëtuar në pleme.
54:31. Me të vërtetë, Ne dërguam mbi ta një shpërthim të vetëm, dhe ata u bënë si bari i thërrmuar.
54:31. 'INNA 'ERSELNA 'ALEJHIM SEJHETEN WAHIDETEN FEKANU KEHESHIMIL-MUHTEDHIRI
C 54:32. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr mësim?
54:32. Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t'u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!
54:32. Dhe me të vërtetë, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për përkujtim. Atëherë, a ka ndonjë që merr mësim?
54:32. WE LEKAD JESSERNAL-KUR'ANE LILDHDHIKRI FEHEL MIN MUDDEKIRIN
C 54:33. Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet.
54:33. Edhe populli i Lutit nuk i besoi paralajmërimet.
54:33. Populli i Lutit përgënjeshtroi paralajmërimet.
54:33. KEDHDHEBET KAWMU LUTIN BIN-NUDHURI
C 54:34. Ne atyre, përveç familjes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta.
54:34. Ne dërguam një stuhi gurësh mbi ta, duke hequr familjen e Lutit, që e shpëtuam në agim,
54:34. Me të vërtetë, Ne dërguam mbi ta një stuhi gurësh, përveç familjes së Lutit, të cilën Ne e shpëtuam në agim,
54:34. 'INNA 'ERSELNA 'ALEJHIM HASIBEN 'ILLA 'ALE LUTIN NEXHXHEJNAHUM BISEHERIN
C 54:35. (Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon.
54:35. falë mëshirës Sonë. Ja, kështu Ne i shpërblejmë ata që falënderojnë.
54:35. Si një favor nga Ne. Kështu Ne shpërblejmë atë që falënderon.
54:35. NI'METEN MIN 'INDINA KEDHALIKE NEXHZI MEN SHEKERE
C 54:36. Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime.
54:36. Në fakt, Luti i paralajmëroi ata për fuqinë e dënimit Tonë, por ata i vunë në dyshim paralajmërimet.
54:36. Dhe ai i paralajmëroi ata për dënimin Tonë, por ata dyshuan në paralajmërimet.
54:36. WE LEKAD 'ENDHEREHUM BETSHETENA FETEMAREW BIN-NUDHURI
C 54:37. Ata deshën t'u afrohen musafirëve të tij. Ne ua verbuam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia!
54:37. Ata i kërkuan t'ua dorëzonte mysafirët e tij. Por Ne ua verbuam sytë (e u thamë): “Shijoni dënimin Tim, tani që e dëgjuat paralajmërimin Tim!”
54:37. Dhe ata madje kërkuan që t'i shfrytëzojnë mysafirët e tij, por Ne i verbuam sytë e tyre. "Prandaj, shijoni ndëshkimin Tim dhe paralajmërimet e Mia."
54:37. WE LEKAD RAWEDUHU 'AN DEJFIHI FETEMESNA 'A'JUNEHUM FEDHUKU 'ADHABI WE NUDHURI
C 54:38. E, atyre në një mëngjes të hershëm u erdhi dënimi i përhershëm.
54:38. Dhe të nesërmen në mëngjes, ata i goditi dënimi i përhershëm.
54:38. Dhe në mëngjes i goditi një ndëshkim i përhershëm.
54:38. WE LEKAD SEBBEHEHUM BUKRETEN 'ADHABUN MUSTEKIRRUN
C 54:39. Pra, vuajeni dënimin Tim dhe qortimin Tim!
54:39. “Shijoni dënimin Tim, tani që e dëgjuat paralajmërimin Tim!”
54:39. Prandaj, shijoni ndëshkimin Tim dhe paralajmërimet e Mia.
54:39. FEDHUKU 'ADHABI WE NUDHURI
C 54:40. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai?
54:40. Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t'u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!
54:40. Dhe me të vërtetë, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për përkujtim. Atëherë, a ka ndonjë që merr mësim?
54:40. WE LEKAD JESSERNAL-KUR'ANE LILDHDHIKRI FEHEL MIN MUDDEKIRIN