Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 53:13. Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër.
53:13. ndërkohë që ai e ka parë atë edhe një herë tjetër,
53:13. Me të vërtetë, ai e pa atë herën tjetër.
53:13. WE LEKAD RE'AHU NEZLETEN 'UHRA
C 53:14. (E ka parë) tek Sidretul Munteha.
53:14. te Sidretul Munteha-ja,
53:14. Afër Sidretul-Munteha.
53:14. 'INDE SIDRETIL-MUNTEHA
C 53:15. Që pranë saj është xhennetul Me'va (kopsht strehimi i...)
53:15. ku ndodhet Xheneti i Strehimit.
53:15. Pranë saj është Xheneti i Strehimit.
53:15. 'INDEHA XHENNETUL-ME'WA
C 53:16. Atëherë kur Sidrën e mbuloi çka e mbuloi.
53:16. Kur Sidrën çfarë nuk e mbulonte?!
53:16. Kur Sidreja u mbulua nga ajo që e mbuloi.
53:16. 'IDH JEGSHA ES-SIDRETE MA JEGSHA
C 53:17. Shikimi (i Muhammedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi.
53:17. Shikimi i tij nuk u shmang dhe as nuk e kaloi masën,
53:17. Shikimi nuk devijoi dhe as nuk kaloi kufirin.
53:17. MA ZAGAL-BESERU WE MA TEGA
C 53:18. Ai (Muhammedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.
53:18. por ai pa disa nga mrekullitë më madhështore të Zotit të tij!
53:18. Me të vërtetë, ai pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të tij.
53:18. LEKAD RE'A MIN 'AJATI RABBIHIL-KUBRA
C 53:19. E ju, a i shihni Latin dhe Uzanë?
53:19. A e keni parë Latën dhe Uzzën?
53:19. A keni menduar për Lat dhe Uzza?
53:19. 'EFERE'EJTUMUL-LATE WEL-'UZZA
C 53:20. Dhe atë të tretin e të fundin, Menatin (a kanë fuqi si Zoti i Muhammedit, e ju i konsideroni zota)!
53:20. Po Menatën, të tretën, të fundit?
53:20. Dhe për të tretën, Menatin?
53:20. WE MENETE ETH-THALITHETEL-'UHRA
C 53:21. A mendoni se meshkujt janë tuajët, e të Atij femrat?
53:21. Vallë, për ju janë djemtë, ndërsa për Atë vajzat?!
53:21. A janë juve djemtë dhe Atij vajzat?
53:21. 'ELEKUMU EDH-DHEKERU WE LEHUL-'UNTHA
C 53:22. Atëherë ajo është një ndarje e padrejtë!
53:22. Kjo ndarje është e padrejtë.
53:22. Kjo është, pra, një ndarje e padrejtë.
53:22. TILKE 'IDHEN KISMETUN DIZA
C 53:23. Ata (që i adhuroni ju) nuk janë tjetër, vetëm se emra që ju dhe prindërit tuaj i emërtuat; All-llahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Po ata (idhujtarët), nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megjithqë prej Zotit të tyre u pat ardhur udhëzimi.
53:23. Këta janë vetëm emra që ua keni ngjitur (idhujve) ju dhe të parët tuaj, kurse Allahu nuk ju ka dërguar për ata asnjë provë. Ata ndjekin vetëm hamendjet dhe atë që ua ka qejfi, ndonëse u ka ardhur prej Zotit të tyre udhëzimi (për rrugën e drejtë).
53:23. Ato nuk janë tjetër veçse emra që ju dhe etërit tuaj u keni vënë, për të cilat Allahu nuk ka zbritur asnjë provë. Ata ndjekin vetëm hamendjen dhe atë që dëshirojnë shpirtrat e tyre, megjithëse udhëzimi nga Zoti i tyre u ka ardhur.
53:23. 'IN HIJE 'ILLA 'ESMA'UN SEMMEJTUMUHA 'ENTUM WE 'ABA'UUKUM MA 'ENZELEL-LAHU BIHA MIN SULTANIN 'IN JETTEBI'UNE 'ILLA EDH-DHENNE WE MA TEHWAL-'ENFUSU WE LEKAD XHA'EHUM MIN RABBIHIMUL-HUDA