Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 53:18. Ai (Muhammedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.
53:18. por ai pa disa nga mrekullitë më madhështore të Zotit të tij!
53:18. Me të vërtetë, ai pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të tij.
53:18. LEKAD RE'A MIN 'AJATI RABBIHIL-KUBRA
C 53:19. E ju, a i shihni Latin dhe Uzanë?
53:19. A e keni parë Latën dhe Uzzën?
53:19. A keni menduar për Lat dhe Uzza?
53:19. 'EFERE'EJTUMUL-LATE WEL-'UZZA
C 53:20. Dhe atë të tretin e të fundin, Menatin (a kanë fuqi si Zoti i Muhammedit, e ju i konsideroni zota)!
53:20. Po Menatën, të tretën, të fundit?
53:20. Dhe për të tretën, Menatin?
53:20. WE MENETE ETH-THALITHETEL-'UHRA
C 53:21. A mendoni se meshkujt janë tuajët, e të Atij femrat?
53:21. Vallë, për ju janë djemtë, ndërsa për Atë vajzat?!
53:21. A janë juve djemtë dhe Atij vajzat?
53:21. 'ELEKUMU EDH-DHEKERU WE LEHUL-'UNTHA
C 53:22. Atëherë ajo është një ndarje e padrejtë!
53:22. Kjo ndarje është e padrejtë.
53:22. Kjo është, pra, një ndarje e padrejtë.
53:22. TILKE 'IDHEN KISMETUN DIZA
C 53:23. Ata (që i adhuroni ju) nuk janë tjetër, vetëm se emra që ju dhe prindërit tuaj i emërtuat; All-llahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Po ata (idhujtarët), nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megjithqë prej Zotit të tyre u pat ardhur udhëzimi.
53:23. Këta janë vetëm emra që ua keni ngjitur (idhujve) ju dhe të parët tuaj, kurse Allahu nuk ju ka dërguar për ata asnjë provë. Ata ndjekin vetëm hamendjet dhe atë që ua ka qejfi, ndonëse u ka ardhur prej Zotit të tyre udhëzimi (për rrugën e drejtë).
53:23. Ato nuk janë tjetër veçse emra që ju dhe etërit tuaj u keni vënë, për të cilat Allahu nuk ka zbritur asnjë provë. Ata ndjekin vetëm hamendjen dhe atë që dëshirojnë shpirtrat e tyre, megjithëse udhëzimi nga Zoti i tyre u ka ardhur.
53:23. 'IN HIJE 'ILLA 'ESMA'UN SEMMEJTUMUHA 'ENTUM WE 'ABA'UUKUM MA 'ENZELEL-LAHU BIHA MIN SULTANIN 'IN JETTEBI'UNE 'ILLA EDH-DHENNE WE MA TEHWAL-'ENFUSU WE LEKAD XHA'EHUM MIN RABBIHIMUL-HUDA
C 53:24. A mos do t'i takojë njeriut ajo që ai e dëshiron (Jo)?
53:24. A do të ketë njeriu gjithçka që dëshiron?
53:24. A do të ketë njeriu gjithçka që dëshiron?
53:24. 'EM LIL'INSANI MA TEMENNA
C 53:25. E dihet se vetëm All-llahut i takon (sundimi) bota tjetër dhe kjo botë.
53:25. Vetëm Allahut i përkasin bota tjetër dhe kjo botë!
53:25. Përkundrazi, Allahut i përket kjo botë dhe bota tjetër.
53:25. FELILLAHIL-'AHIRETU WEL-'ULA
C 53:26. E sa engjëj ka që janë në qiej, e që ndërmjetësimi i tyre nuk bën dobi asgjë, vetëm pasi që All-llahu të japë leje për atë që dëshiron dhe që është i kënaqur për të.
53:26. Sa engjëj ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi, veçse pasi të japë leje Allahu, për kë të dojë e të pëlqejë Vetë!
53:26. Sa e sa engjëj ka në qiejt që ndërmjetësimi i tyre nuk bën aspak dobi, përveç pasi Allahu të japë leje për kë të dëshirojë dhe të jetë i kënaqur.
53:26. WE KEM MIN MELEKIN FI ES-SEMAWATI LA TUGNI SHEFA'ATUHUM SHEJ'EN 'ILLA MIN BA'DI 'EN JE'DHENEL-LAHU LIMEN JESHA'U WE JERDA
C 53:27. Ata që nuk e besojnë jetën tjetër, ata engjëjt i emërtojnë me emra femrash.
53:27. Vërtet, ata që nuk besojnë në jetën tjetër, u japin engjëjve emra femërorë.
53:27. Me të vërtetë, ata që nuk besojnë në botën tjetër i emërtojnë engjëjt me emra femërorë.
53:27. 'INNEL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI LEJUSEMMUNEL-MELA'IKETE TESMIJETEL-'UNTHA
C 53:28. Ata nuk dinë asgjë për atë (emërtim), ata nuk ndjekin tjetër vetëm paragjykime, e paragjykimi nuk është asgjë ndaj së vërtetës.
53:28. Ata nuk kanë asnjë njohuri për këtë, por ndjekin vetëm hamendjen, ndonëse hamendja nuk mund ta zëvendësojë aspak të vërtetën.
53:28. Por ata nuk kanë dijeni për këtë. Ata ndjekin vetëm hamendjen dhe, me të vërtetë, hamendja nuk i zëvendëson aspak të vërtetën.
53:28. WE MA LEHUM BIHI MIN 'ILMIN 'IN JETTEBI'UNE 'ILLA EDH-DHENNE WE 'INNE EDH-DHENNE LA JUGNI MINEL-HEKKI SHEJ'EN