U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
53:20.
Dhe atë të tretin e të fundin, Menatin (a kanë fuqi si Zoti i Muhammedit, e ju i konsideroni zota)!
53:20.
Po Menatën, të tretën, të fundit?
53:20.
Dhe për të tretën, Menatin?
53:20.
WE MENETE ETH-THALITHETEL-'UHRA
C
53:21.
A mendoni se meshkujt janë tuajët, e të Atij femrat?
53:21.
Vallë, për ju janë djemtë, ndërsa për Atë vajzat?!
53:21.
A janë juve djemtë dhe Atij vajzat?
53:21.
'ELEKUMU EDH-DHEKERU WE LEHUL-'UNTHA
C
53:22.
Atëherë ajo është një ndarje e padrejtë!
53:22.
Kjo ndarje është e padrejtë.
53:22.
Kjo është, pra, një ndarje e padrejtë.
53:22.
TILKE 'IDHEN KISMETUN DIZA
C
53:23.
Ata (që i adhuroni ju) nuk janë tjetër, vetëm se emra që ju dhe prindërit tuaj i emërtuat; All-llahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Po ata (idhujtarët), nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megjithqë prej Zotit të tyre u pat ardhur udhëzimi.
53:23.
Këta janë vetëm emra që ua keni ngjitur (idhujve) ju dhe të parët tuaj, kurse Allahu nuk ju ka dërguar për ata asnjë provë. Ata ndjekin vetëm hamendjet dhe atë që ua ka qejfi, ndonëse u ka ardhur prej Zotit të tyre udhëzimi (për rrugën e drejtë).
53:23.
Ato nuk janë tjetër veçse emra që ju dhe etërit tuaj u keni vënë, për të cilat Allahu nuk ka zbritur asnjë provë. Ata ndjekin vetëm hamendjen dhe atë që dëshirojnë shpirtrat e tyre, megjithëse udhëzimi nga Zoti i tyre u ka ardhur.
53:23.
'IN HIJE 'ILLA 'ESMA'UN SEMMEJTUMUHA 'ENTUM WE 'ABA'UUKUM MA 'ENZELEL-LAHU BIHA MIN SULTANIN 'IN JETTEBI'UNE 'ILLA EDH-DHENNE WE MA TEHWAL-'ENFUSU WE LEKAD XHA'EHUM MIN RABBIHIMUL-HUDA
C
53:24.
A mos do t'i takojë njeriut ajo që ai e dëshiron (Jo)?
53:24.
A do të ketë njeriu gjithçka që dëshiron?
53:24.
A do të ketë njeriu gjithçka që dëshiron?
53:24.
'EM LIL'INSANI MA TEMENNA
C
53:25.
E dihet se vetëm All-llahut i takon (sundimi) bota tjetër dhe kjo botë.
53:25.
Vetëm Allahut i përkasin bota tjetër dhe kjo botë!
53:25.
Përkundrazi, Allahut i përket kjo botë dhe bota tjetër.
53:25.
FELILLAHIL-'AHIRETU WEL-'ULA
C
53:26.
E sa engjëj ka që janë në qiej, e që ndërmjetësimi i tyre nuk bën dobi asgjë, vetëm pasi që All-llahu të japë leje për atë që dëshiron dhe që është i kënaqur për të.
53:26.
Sa engjëj ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi, veçse pasi të japë leje Allahu, për kë të dojë e të pëlqejë Vetë!
53:26.
Sa e sa engjëj ka në qiejt që ndërmjetësimi i tyre nuk bën aspak dobi, përveç pasi Allahu të japë leje për kë të dëshirojë dhe të jetë i kënaqur.
53:26.
WE KEM MIN MELEKIN FI ES-SEMAWATI LA TUGNI SHEFA'ATUHUM SHEJ'EN 'ILLA MIN BA'DI 'EN JE'DHENEL-LAHU LIMEN JESHA'U WE JERDA
C
53:27.
Ata që nuk e besojnë jetën tjetër, ata engjëjt i emërtojnë me emra femrash.
53:27.
Vërtet, ata që nuk besojnë në jetën tjetër, u japin engjëjve emra femërorë.
53:27.
Me të vërtetë, ata që nuk besojnë në botën tjetër i emërtojnë engjëjt me emra femërorë.
53:27.
'INNEL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI LEJUSEMMUNEL-MELA'IKETE TESMIJETEL-'UNTHA
C
53:28.
Ata nuk dinë asgjë për atë (emërtim), ata nuk ndjekin tjetër vetëm paragjykime, e paragjykimi nuk është asgjë ndaj së vërtetës.
53:28.
Ata nuk kanë asnjë njohuri për këtë, por ndjekin vetëm hamendjen, ndonëse hamendja nuk mund ta zëvendësojë aspak të vërtetën.
53:28.
Por ata nuk kanë dijeni për këtë. Ata ndjekin vetëm hamendjen dhe, me të vërtetë, hamendja nuk i zëvendëson aspak të vërtetën.
53:28.
WE MA LEHUM BIHI MIN 'ILMIN 'IN JETTEBI'UNE 'ILLA EDH-DHENNE WE 'INNE EDH-DHENNE LA JUGNI MINEL-HEKKI SHEJ'EN
C
53:29.
Andaj, ti largohu prej atij që ia ka kthyer shpinën Kur'anit dhe që nuk do tjetër vetëm jetën e Dunjasë!
53:29.
Andaj, ti (o Muhamed) largohu prej atij, që i kthen kurrizin Kuranit dhe, që dëshiron vetëm jetën e kësaj bote!
53:29.
Prandaj shmangu ata që i kthejnë shpinën Përkujtimit Tonë dhe që dëshirojnë vetëm jetën e kësaj bote.
53:29.
FE'A'RID 'AN MEN TEWELLA 'AN DHIKRINA WE LEM JURID 'ILLAL-HEJETE ED-DUNJA
C
53:30.
Ajo është e tërë dituria që kanë arritur ata, e Zoti yt është ai që di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai është që e di më së miri për atë që është në rrugën e drejtë.
53:30.
Kaq arrin gjithë dija e tyre! Në të vërtetë, Zoti yt i njeh më së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij dhe ata që ndjekin rrugën e drejtë.
53:30.
Kjo është gjithë ajo që ata dinë. Me të vërtetë, Zoti yt e di më mirë atë që devijoi nga rruga e Tij dhe Ai e di më mirë atë që është i udhëzuar.
53:30.
DHALIKE MEBLEGUHUM MINEL-'ILMI 'INNE REBBEKE HUWE 'A'LEMU BIMEN DELLE 'AN SEBILIHI WE HUWE 'A'LEMU BIMENI EHTEDA