Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 53:11. Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy).
53:11. Zemra (e Muhamedit) nuk gënjen për atë që ka parë.
53:11. Zemra nuk e mohoi atë që ai pa.
53:11. MA KEDHEBEL-FU'UADU MA RE'A
C 53:12. A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë?
53:12. Vallë, a do ta kundërshtonit atë për çfarë ka parë,
53:12. A po dyshoni për atë që ai pa?
53:12. 'EFETUMARUNEHU 'ALA MA JERA
C 53:13. Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër.
53:13. ndërkohë që ai e ka parë atë edhe një herë tjetër,
53:13. Me të vërtetë, ai e pa atë herën tjetër.
53:13. WE LEKAD RE'AHU NEZLETEN 'UHRA
C 53:14. (E ka parë) tek Sidretul Munteha.
53:14. te Sidretul Munteha-ja,
53:14. Afër Sidretul-Munteha.
53:14. 'INDE SIDRETIL-MUNTEHA
C 53:15. Që pranë saj është xhennetul Me'va (kopsht strehimi i...)
53:15. ku ndodhet Xheneti i Strehimit.
53:15. Pranë saj është Xheneti i Strehimit.
53:15. 'INDEHA XHENNETUL-ME'WA
C 53:16. Atëherë kur Sidrën e mbuloi çka e mbuloi.
53:16. Kur Sidrën çfarë nuk e mbulonte?!
53:16. Kur Sidreja u mbulua nga ajo që e mbuloi.
53:16. 'IDH JEGSHA ES-SIDRETE MA JEGSHA
C 53:17. Shikimi (i Muhammedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi.
53:17. Shikimi i tij nuk u shmang dhe as nuk e kaloi masën,
53:17. Shikimi nuk devijoi dhe as nuk kaloi kufirin.
53:17. MA ZAGAL-BESERU WE MA TEGA
C 53:18. Ai (Muhammedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.
53:18. por ai pa disa nga mrekullitë më madhështore të Zotit të tij!
53:18. Me të vërtetë, ai pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të tij.
53:18. LEKAD RE'A MIN 'AJATI RABBIHIL-KUBRA
C 53:19. E ju, a i shihni Latin dhe Uzanë?
53:19. A e keni parë Latën dhe Uzzën?
53:19. A keni menduar për Lat dhe Uzza?
53:19. 'EFERE'EJTUMUL-LATE WEL-'UZZA
C 53:20. Dhe atë të tretin e të fundin, Menatin (a kanë fuqi si Zoti i Muhammedit, e ju i konsideroni zota)!
53:20. Po Menatën, të tretën, të fundit?
53:20. Dhe për të tretën, Menatin?
53:20. WE MENETE ETH-THALITHETEL-'UHRA
C 53:21. A mendoni se meshkujt janë tuajët, e të Atij femrat?
53:21. Vallë, për ju janë djemtë, ndërsa për Atë vajzat?!
53:21. A janë juve djemtë dhe Atij vajzat?
53:21. 'ELEKUMU EDH-DHEKERU WE LEHUL-'UNTHA