U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
51:29.
E gruaja e tij nisi të bërtasë e i ra shuplakë fytyrës së vet e tha: "Unë jam një plakë që nuk lind!"
51:29.
Atëherë erdhi gruaja e tij, që, duke thërritur dhe rrahur fytyrën, tha: “Vallë, a mundem (të lind) unë, plaka shterpë?”
51:29.
Pastaj gruaja e tij erdhi duke bërtitur dhe duke goditur fytyrën e saj, dhe tha: "Unë jam një grua e moshuar!"
51:29.
FE'EKBELETI EMRE'ETUHU FI SERRETIN FESEKKET WEXHHEHA WE KALET 'AXHUZUN 'AKIMUN
C
51:30.
Ata (engjëjt) thanë: "Kështu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i gjithdijshmi".
51:30.
Ata thanë: “Kështu ka qenë vullneti i Zotit tënd. Ai është vërtet i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.”
51:30.
Ata thanë: "Kështu ka thënë Zoti yt. Me të vërtetë, Ai është i Urtë, i Gjithëdituri."
51:30.
KALU KEDHALIKI KALE REBBUKI 'INNEHU HUWEL-HEKIMUL-'ALIMU
C
51:31.
Ai (Ibrahimi) tha: "E ç'është puna juaj, o ju të dërguar?"
51:31.
Ai i pyeti: “Cili është qëllimi juaj, o të dërguar?”
51:31.
(Ibrahimi) tha: "Atëherë, cili është qëllimi juaj, o të dërguar?"
51:31.
KALE FEMA HATBUKUM 'EJJUHAL-MURSELUNE
C
51:32.
Ata thanë: "Ne jemi të dërguar te një popull kriminel!"
51:32.
Ata thanë: “Ne jemi dërguar te një popull keqbërës,
51:32.
Ata thanë: "Ne kemi qenë dërguar te një popull kriminel,
51:32.
KALU 'INNA 'URSILNA 'ILA KAWMIN MUXHRIMINE
C
51:33.
Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)!
51:33.
për të hedhur mbi ta gurë prej balte të pjekur,
51:33.
Për të lëshuar mbi ta gurë prej balte të pjekur,
51:33.
LINURSILE 'ALEJHIM HIXHARETEN MIN TININ
C
51:34.
(gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate).
51:34.
të shënuar te Zoti yt, për ata që e kalojnë kufirin (në të këqija)”.
51:34.
Të shënuar nga Zoti yt për të tepruarit."
51:34.
MUSEWWEMETEN 'INDE RABBIKE LILMUSRIFINE
C
51:35.
Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorëm (i larguam).
51:35.
Ne i nxorëm të gjithë besimtarët që ishin në atë qytet
51:35.
Pastaj Ne nxorëm prej andej ata që ishin besimtarë.
51:35.
FE'EHREXHNA MEN KANE FIHA MINEL-MU'UMININE
C
51:36.
Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie muslimane.
51:36.
ndonëse aty gjetëm vetëm një shtëpi myslimane
51:36.
Por nuk gjetëm atje asnjë tjetër përveç një shtëpie muslimanësh.
51:36.
FEMA WEXHEDNA FIHA GAJRE BEJTIN MINEL-MUSLIMINE
C
51:37.
Dhe Ne kemi lënë aty shenjë për ata që i kanë frikë dënimit të hidhur.
51:37.
dhe në të lamë shenjë për ata që i frikësohen dënimit të dhembshëm.
51:37.
Dhe Ne lamë aty një shenjë për ata që kanë frikë ndëshkimin e dhimbshëm.
51:37.
WE TEREKNA FIHA 'AJETEN LILLEDHINE JEHAFUNEL-'ADHABEL-'ELIME
C
51:38.
(Kemi lënë shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta.
51:38.
Edhe në historinë e Musait (ka mësim), kur ia dërguam Faraonit, me provë të qartë.
51:38.
Dhe në Musain (ishte një shenjë), kur Ne e dërguam atë te Faraoni me një autoritet të qartë.
51:38.
WE FI MUSA 'IDH 'ERSELNAHU 'ILA FIR'AWNE BISULTANIN MUBININ
C
51:39.
E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: "Është magjistar, ose është i çmendur!"
51:39.
Ai (Faraoni) u shmang (nga besimi), së bashku me komandantët e vet dhe tha: “Musai është magjistar ose i çmendur!”
51:39.
Por ai u kthye me arrogancë bashkë me ushtritë e tij dhe tha: "Ai është një magjistar ose një i çmendur."
51:39.
FETEWELLA BIRUKNIHI WE KALE SAHIRUN 'EW MEXHNUNUN