Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 51:27. Atë ua afroi atyre e tha: "Përse nuk po hani?"
51:27. Pastaj ua afroi atyre e u tha: “A nuk po hani?”
51:27. Dhe e vendosi pranë tyre dhe tha: "A nuk do të hani?"
51:27. FEKARREBEHU 'ILEJHIM KALE 'ELA TE'KULUNE
C 51:28. Dhe ndjeu njëfarë frike prej tyre, po ata thanë: "Mos ki frikë!" Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.
51:28. Dhe ndjeu frikë prej tyre, por ata i thanë: “Mos u frikëso!” dhe i dhanë lajmin e mirë për një djalë të dijshëm.
51:28. Pastaj ai ndjeu një frikë prej tyre. Ata thanë: "Mos ki frikë." Dhe ata e përgëzuan atë për një djalë të ditur.
51:28. FE'EWXHESE MINHUM HIFETEN KALU LA TEHAF WE BESHSHERUHU BIGULAMIN 'ALIMIN
C 51:29. E gruaja e tij nisi të bërtasë e i ra shuplakë fytyrës së vet e tha: "Unë jam një plakë që nuk lind!"
51:29. Atëherë erdhi gruaja e tij, që, duke thërritur dhe rrahur fytyrën, tha: “Vallë, a mundem (të lind) unë, plaka shterpë?”
51:29. Pastaj gruaja e tij erdhi duke bërtitur dhe duke goditur fytyrën e saj, dhe tha: "Unë jam një grua e moshuar!"
51:29. FE'EKBELETI EMRE'ETUHU FI SERRETIN FESEKKET WEXHHEHA WE KALET 'AXHUZUN 'AKIMUN
C 51:30. Ata (engjëjt) thanë: "Kështu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i gjithdijshmi".
51:30. Ata thanë: “Kështu ka qenë vullneti i Zotit tënd. Ai është vërtet i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.”
51:30. Ata thanë: "Kështu ka thënë Zoti yt. Me të vërtetë, Ai është i Urtë, i Gjithëdituri."
51:30. KALU KEDHALIKI KALE REBBUKI 'INNEHU HUWEL-HEKIMUL-'ALIMU
C 51:31. Ai (Ibrahimi) tha: "E ç'është puna juaj, o ju të dërguar?"
51:31. Ai i pyeti: “Cili është qëllimi juaj, o të dërguar?”
51:31. (Ibrahimi) tha: "Atëherë, cili është qëllimi juaj, o të dërguar?"
51:31. KALE FEMA HATBUKUM 'EJJUHAL-MURSELUNE
C 51:32. Ata thanë: "Ne jemi të dërguar te një popull kriminel!"
51:32. Ata thanë: “Ne jemi dërguar te një popull keqbërës,
51:32. Ata thanë: "Ne kemi qenë dërguar te një popull kriminel,
51:32. KALU 'INNA 'URSILNA 'ILA KAWMIN MUXHRIMINE
C 51:33. Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)!
51:33. për të hedhur mbi ta gurë prej balte të pjekur,
51:33. Për të lëshuar mbi ta gurë prej balte të pjekur,
51:33. LINURSILE 'ALEJHIM HIXHARETEN MIN TININ
C 51:34. (gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate).
51:34. të shënuar te Zoti yt, për ata që e kalojnë kufirin (në të këqija)”.
51:34. Të shënuar nga Zoti yt për të tepruarit."
51:34. MUSEWWEMETEN 'INDE RABBIKE LILMUSRIFINE
C 51:35. Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorëm (i larguam).
51:35. Ne i nxorëm të gjithë besimtarët që ishin në atë qytet
51:35. Pastaj Ne nxorëm prej andej ata që ishin besimtarë.
51:35. FE'EHREXHNA MEN KANE FIHA MINEL-MU'UMININE
C 51:36. Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie muslimane.
51:36. ndonëse aty gjetëm vetëm një shtëpi myslimane
51:36. Por nuk gjetëm atje asnjë tjetër përveç një shtëpie muslimanësh.
51:36. FEMA WEXHEDNA FIHA GAJRE BEJTIN MINEL-MUSLIMINE
C 51:37. Dhe Ne kemi lënë aty shenjë për ata që i kanë frikë dënimit të hidhur.
51:37. dhe në të lamë shenjë për ata që i frikësohen dënimit të dhembshëm.
51:37. Dhe Ne lamë aty një shenjë për ata që kanë frikë ndëshkimin e dhimbshëm.
51:37. WE TEREKNA FIHA 'AJETEN LILLEDHINE JEHAFUNEL-'ADHABEL-'ELIME