U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
51:26.
Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur.
51:26.
E pa u vënë re, ai shkoi te njerëzit e shtëpisë dhe solli një viç të majmë.
51:26.
Pastaj ai shkoi në familjen e tij dhe solli një viç të majmë.
51:26.
FERAGA 'ILA 'EHLIHI FEXHA'E BI'IXHLIN SEMININ
C
51:27.
Atë ua afroi atyre e tha: "Përse nuk po hani?"
51:27.
Pastaj ua afroi atyre e u tha: “A nuk po hani?”
51:27.
Dhe e vendosi pranë tyre dhe tha: "A nuk do të hani?"
51:27.
FEKARREBEHU 'ILEJHIM KALE 'ELA TE'KULUNE
C
51:28.
Dhe ndjeu njëfarë frike prej tyre, po ata thanë: "Mos ki frikë!" Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.
51:28.
Dhe ndjeu frikë prej tyre, por ata i thanë: “Mos u frikëso!” dhe i dhanë lajmin e mirë për një djalë të dijshëm.
51:28.
Pastaj ai ndjeu një frikë prej tyre. Ata thanë: "Mos ki frikë." Dhe ata e përgëzuan atë për një djalë të ditur.
51:28.
FE'EWXHESE MINHUM HIFETEN KALU LA TEHAF WE BESHSHERUHU BIGULAMIN 'ALIMIN
C
51:29.
E gruaja e tij nisi të bërtasë e i ra shuplakë fytyrës së vet e tha: "Unë jam një plakë që nuk lind!"
51:29.
Atëherë erdhi gruaja e tij, që, duke thërritur dhe rrahur fytyrën, tha: “Vallë, a mundem (të lind) unë, plaka shterpë?”
51:29.
Pastaj gruaja e tij erdhi duke bërtitur dhe duke goditur fytyrën e saj, dhe tha: "Unë jam një grua e moshuar!"
51:29.
FE'EKBELETI EMRE'ETUHU FI SERRETIN FESEKKET WEXHHEHA WE KALET 'AXHUZUN 'AKIMUN
C
51:30.
Ata (engjëjt) thanë: "Kështu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i gjithdijshmi".
51:30.
Ata thanë: “Kështu ka qenë vullneti i Zotit tënd. Ai është vërtet i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.”
51:30.
Ata thanë: "Kështu ka thënë Zoti yt. Me të vërtetë, Ai është i Urtë, i Gjithëdituri."
51:30.
KALU KEDHALIKI KALE REBBUKI 'INNEHU HUWEL-HEKIMUL-'ALIMU
C
51:31.
Ai (Ibrahimi) tha: "E ç'është puna juaj, o ju të dërguar?"
51:31.
Ai i pyeti: “Cili është qëllimi juaj, o të dërguar?”
51:31.
(Ibrahimi) tha: "Atëherë, cili është qëllimi juaj, o të dërguar?"
51:31.
KALE FEMA HATBUKUM 'EJJUHAL-MURSELUNE
C
51:32.
Ata thanë: "Ne jemi të dërguar te një popull kriminel!"
51:32.
Ata thanë: “Ne jemi dërguar te një popull keqbërës,
51:32.
Ata thanë: "Ne kemi qenë dërguar te një popull kriminel,
51:32.
KALU 'INNA 'URSILNA 'ILA KAWMIN MUXHRIMINE
C
51:33.
Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)!
51:33.
për të hedhur mbi ta gurë prej balte të pjekur,
51:33.
Për të lëshuar mbi ta gurë prej balte të pjekur,
51:33.
LINURSILE 'ALEJHIM HIXHARETEN MIN TININ
C
51:34.
(gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate).
51:34.
të shënuar te Zoti yt, për ata që e kalojnë kufirin (në të këqija)”.
51:34.
Të shënuar nga Zoti yt për të tepruarit."
51:34.
MUSEWWEMETEN 'INDE RABBIKE LILMUSRIFINE
C
51:35.
Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorëm (i larguam).
51:35.
Ne i nxorëm të gjithë besimtarët që ishin në atë qytet
51:35.
Pastaj Ne nxorëm prej andej ata që ishin besimtarë.
51:35.
FE'EHREXHNA MEN KANE FIHA MINEL-MU'UMININE
C
51:36.
Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie muslimane.
51:36.
ndonëse aty gjetëm vetëm një shtëpi myslimane
51:36.
Por nuk gjetëm atje asnjë tjetër përveç një shtëpie muslimanësh.
51:36.
FEMA WEXHEDNA FIHA GAJRE BEJTIN MINEL-MUSLIMINE