U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
51:33.
Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)!
51:33.
për të hedhur mbi ta gurë prej balte të pjekur,
51:33.
Për të lëshuar mbi ta gurë prej balte të pjekur,
51:33.
LINURSILE 'ALEJHIM HIXHARETEN MIN TININ
C
51:34.
(gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate).
51:34.
të shënuar te Zoti yt, për ata që e kalojnë kufirin (në të këqija)”.
51:34.
Të shënuar nga Zoti yt për të tepruarit."
51:34.
MUSEWWEMETEN 'INDE RABBIKE LILMUSRIFINE
C
51:35.
Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorëm (i larguam).
51:35.
Ne i nxorëm të gjithë besimtarët që ishin në atë qytet
51:35.
Pastaj Ne nxorëm prej andej ata që ishin besimtarë.
51:35.
FE'EHREXHNA MEN KANE FIHA MINEL-MU'UMININE
C
51:36.
Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie muslimane.
51:36.
ndonëse aty gjetëm vetëm një shtëpi myslimane
51:36.
Por nuk gjetëm atje asnjë tjetër përveç një shtëpie muslimanësh.
51:36.
FEMA WEXHEDNA FIHA GAJRE BEJTIN MINEL-MUSLIMINE
C
51:37.
Dhe Ne kemi lënë aty shenjë për ata që i kanë frikë dënimit të hidhur.
51:37.
dhe në të lamë shenjë për ata që i frikësohen dënimit të dhembshëm.
51:37.
Dhe Ne lamë aty një shenjë për ata që kanë frikë ndëshkimin e dhimbshëm.
51:37.
WE TEREKNA FIHA 'AJETEN LILLEDHINE JEHAFUNEL-'ADHABEL-'ELIME
C
51:38.
(Kemi lënë shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta.
51:38.
Edhe në historinë e Musait (ka mësim), kur ia dërguam Faraonit, me provë të qartë.
51:38.
Dhe në Musain (ishte një shenjë), kur Ne e dërguam atë te Faraoni me një autoritet të qartë.
51:38.
WE FI MUSA 'IDH 'ERSELNAHU 'ILA FIR'AWNE BISULTANIN MUBININ
C
51:39.
E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: "Është magjistar, ose është i çmendur!"
51:39.
Ai (Faraoni) u shmang (nga besimi), së bashku me komandantët e vet dhe tha: “Musai është magjistar ose i çmendur!”
51:39.
Por ai u kthye me arrogancë bashkë me ushtritë e tij dhe tha: "Ai është një magjistar ose një i çmendur."
51:39.
FETEWELLA BIRUKNIHI WE KALE SAHIRUN 'EW MEXHNUNUN
C
51:40.
E Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri veten të jetë i sharë.
51:40.
Ne e kapëm atë me ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det; ai e meritoi.
51:40.
Prandaj, Ne e morëm atë dhe ushtritë e tij dhe i hodhëm ata në det, ndërsa ai meritonte qortimin.
51:40.
FE'EHADHNAHU WE XHUNUDEHU FENEBEDHNAHUM FIL-JEMMI WE HUWE MULIMUN
C
51:41.
Edhe në Adin (kemi lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese,
51:41.
(Mësim ka edhe në historinë) e fisit Ad, kur i dërguam erën shkatërruese,
51:41.
Dhe në Adin (ishte një shenjë), kur Ne dërguam mbi ta erën shkatërruese.
51:41.
WE FI 'ADIN 'IDH 'ERSELNA 'ALEJHIMU ER-RIHEL-'AKIME
C
51:42.
e cila nuk la send pa e shndërruar në mbeturinë.
51:42.
e cila, ngado që kaloi, nuk kurseu asgjë, duke i kthyer në kalbësira.
51:42.
Ajo nuk linte asgjë mbi të cilën frynte, përveçse e bënte atë si pluhur të kalbur.
51:42.
MA TEDHERU MIN SHEJ'IN 'ETET 'ALEJHI 'ILLA XHE'ALET/HU KALRREMIMI
C
51:43.
Edhe në Themudin kur atyre iu pat thënë: Kënaquni deri në një kohë.
51:43.
Edhe te fisi Themud (ka mësim), kur iu tha anëtarëve të tij: “Kënaquni njëfarë kohe!”
51:43.
Dhe në Themudin (ishte një shenjë), kur atyre u thuhej: "Kënaquni për një kohë të shkurtër."
51:43.
WE FI THEMUDE 'IDH KILE LEHUM TEMETTA'U HETTA HININ