Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 51:37. Dhe Ne kemi lënë aty shenjë për ata që i kanë frikë dënimit të hidhur.
51:37. dhe në të lamë shenjë për ata që i frikësohen dënimit të dhembshëm.
51:37. Dhe Ne lamë aty një shenjë për ata që kanë frikë ndëshkimin e dhimbshëm.
51:37. WE TEREKNA FIHA 'AJETEN LILLEDHINE JEHAFUNEL-'ADHABEL-'ELIME
C 51:38. (Kemi lënë shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta.
51:38. Edhe në historinë e Musait (ka mësim), kur ia dërguam Faraonit, me provë të qartë.
51:38. Dhe në Musain (ishte një shenjë), kur Ne e dërguam atë te Faraoni me një autoritet të qartë.
51:38. WE FI MUSA 'IDH 'ERSELNAHU 'ILA FIR'AWNE BISULTANIN MUBININ
C 51:39. E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: "Është magjistar, ose është i çmendur!"
51:39. Ai (Faraoni) u shmang (nga besimi), së bashku me komandantët e vet dhe tha: “Musai është magjistar ose i çmendur!”
51:39. Por ai u kthye me arrogancë bashkë me ushtritë e tij dhe tha: "Ai është një magjistar ose një i çmendur."
51:39. FETEWELLA BIRUKNIHI WE KALE SAHIRUN 'EW MEXHNUNUN
C 51:40. E Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri veten të jetë i sharë.
51:40. Ne e kapëm atë me ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det; ai e meritoi.
51:40. Prandaj, Ne e morëm atë dhe ushtritë e tij dhe i hodhëm ata në det, ndërsa ai meritonte qortimin.
51:40. FE'EHADHNAHU WE XHUNUDEHU FENEBEDHNAHUM FIL-JEMMI WE HUWE MULIMUN
C 51:41. Edhe në Adin (kemi lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese,
51:41. (Mësim ka edhe në historinë) e fisit Ad, kur i dërguam erën shkatërruese,
51:41. Dhe në Adin (ishte një shenjë), kur Ne dërguam mbi ta erën shkatërruese.
51:41. WE FI 'ADIN 'IDH 'ERSELNA 'ALEJHIMU ER-RIHEL-'AKIME
C 51:42. e cila nuk la send pa e shndërruar në mbeturinë.
51:42. e cila, ngado që kaloi, nuk kurseu asgjë, duke i kthyer në kalbësira.
51:42. Ajo nuk linte asgjë mbi të cilën frynte, përveçse e bënte atë si pluhur të kalbur.
51:42. MA TEDHERU MIN SHEJ'IN 'ETET 'ALEJHI 'ILLA XHE'ALET/HU KALRREMIMI
C 51:43. Edhe në Themudin kur atyre iu pat thënë: Kënaquni deri në një kohë.
51:43. Edhe te fisi Themud (ka mësim), kur iu tha anëtarëve të tij: “Kënaquni njëfarë kohe!”
51:43. Dhe në Themudin (ishte një shenjë), kur atyre u thuhej: "Kënaquni për një kohë të shkurtër."
51:43. WE FI THEMUDE 'IDH KILE LEHUM TEMETTA'U HETTA HININ
C 51:44. E ata nga kryelartësia nuk respektuan urdhrin e Zotit të tyre, andaj i përfshiu rrufeja me krismë, e ata e shihnin.
51:44. Ata u treguan mendjemëdhenj ndaj urdhrave të Allahut, pastaj i goditi rrufeja, ndërsa e shihnin,
51:44. Por ata u treguan arrogantë ndaj urdhrit të Zotit të tyre, prandaj rrufeja i kapi ata ndërsa ata po shikonin.
51:44. FE'ATEW 'AN 'EMRI RABBIHIM FE'EHADHET/HUMU ES-SA'IKATU WE HUM JENDHURUNE
C 51:45. Dhe nuk mundën as të ngrtihen e as t'i kundërvihen.
51:45. por nuk mundën as të ngriheshin, as të mbroheshin prej dënimit.
51:45. Dhe ata nuk mundën as të ngriheshin, as të ndihmoheshin.
51:45. FEMA ESTETA'U MIN KIJAMIN WE MA KANU MUNTESIRINE
C 51:46. Edhe popullin e Nuhut (e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull i prishur.
51:46. (Mësim ka) edhe te populli i Nuhut, (që e shkatërruam) shumë kohë më parë. Me të vërtetë, ai ishte popull i pabindur!
51:46. Dhe populli i Nuhut para tyre. Me të vërtetë, ata ishin një popull i pabesimtarëve.
51:46. WE KAWME NUHIN MIN KABLU 'INNEHUM KANU KAWMEN FASIKINE
C 51:47. Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë.
51:47. Ne e kemi ndërtuar qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë.
51:47. Dhe Ne e ndërtuam qiellin me fuqi, dhe Ne e zgjerojmë atë.
51:47. WE ES-SEMA'E BENEJNAHA BI'EJJDIN WE 'INNA LEMUSI'UNE