U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
51:42.
e cila nuk la send pa e shndërruar në mbeturinë.
51:42.
e cila, ngado që kaloi, nuk kurseu asgjë, duke i kthyer në kalbësira.
51:42.
Ajo nuk linte asgjë mbi të cilën frynte, përveçse e bënte atë si pluhur të kalbur.
51:42.
MA TEDHERU MIN SHEJ'IN 'ETET 'ALEJHI 'ILLA XHE'ALET/HU KALRREMIMI
C
51:43.
Edhe në Themudin kur atyre iu pat thënë: Kënaquni deri në një kohë.
51:43.
Edhe te fisi Themud (ka mësim), kur iu tha anëtarëve të tij: “Kënaquni njëfarë kohe!”
51:43.
Dhe në Themudin (ishte një shenjë), kur atyre u thuhej: "Kënaquni për një kohë të shkurtër."
51:43.
WE FI THEMUDE 'IDH KILE LEHUM TEMETTA'U HETTA HININ
C
51:44.
E ata nga kryelartësia nuk respektuan urdhrin e Zotit të tyre, andaj i përfshiu rrufeja me krismë, e ata e shihnin.
51:44.
Ata u treguan mendjemëdhenj ndaj urdhrave të Allahut, pastaj i goditi rrufeja, ndërsa e shihnin,
51:44.
Por ata u treguan arrogantë ndaj urdhrit të Zotit të tyre, prandaj rrufeja i kapi ata ndërsa ata po shikonin.
51:44.
FE'ATEW 'AN 'EMRI RABBIHIM FE'EHADHET/HUMU ES-SA'IKATU WE HUM JENDHURUNE
C
51:45.
Dhe nuk mundën as të ngrtihen e as t'i kundërvihen.
51:45.
por nuk mundën as të ngriheshin, as të mbroheshin prej dënimit.
51:45.
Dhe ata nuk mundën as të ngriheshin, as të ndihmoheshin.
51:45.
FEMA ESTETA'U MIN KIJAMIN WE MA KANU MUNTESIRINE
C
51:46.
Edhe popullin e Nuhut (e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull i prishur.
51:46.
(Mësim ka) edhe te populli i Nuhut, (që e shkatërruam) shumë kohë më parë. Me të vërtetë, ai ishte popull i pabindur!
51:46.
Dhe populli i Nuhut para tyre. Me të vërtetë, ata ishin një popull i pabesimtarëve.
51:46.
WE KAWME NUHIN MIN KABLU 'INNEHUM KANU KAWMEN FASIKINE
C
51:47.
Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë.
51:47.
Ne e kemi ndërtuar qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë.
51:47.
Dhe Ne e ndërtuam qiellin me fuqi, dhe Ne e zgjerojmë atë.
51:47.
WE ES-SEMA'E BENEJNAHA BI'EJJDIN WE 'INNA LEMUSI'UNE
C
51:48.
Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi.
51:48.
Edhe Tokën e kemi shtruar! Sa shtrues të mrekullueshëm që jemi!
51:48.
Dhe Ne e shtruam tokën, dhe sa e shkëlqyer është ajo që shtron!
51:48.
WEL-'ERDE FERESHNAHA FENI'MEL-MAHIDUNE
C
51:49.
Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit).
51:49.
Dhe nga çdo gjë, Ne kemi krijuar dy palë, në mënyrë që ju të vini veshin!
51:49.
Dhe nga çdo gjë Ne kemi krijuar çifte që ju të mund të përkujtoni.
51:49.
WE MIN KULLI SHEJ'IN HALEKNA ZEWXHEJNI LE'ALLEKUM TEDHEKKERUNE
C
51:50.
Pra, ikni e mbështetuni tek All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët.
51:50.
“Andaj, ikni (prej dënimit) drejt (shpërblimit të) Allahut, se unë vërtet që jam dërguar te ju prej Tij, si paralajmërues i qartë!
51:50.
Prandaj, ikni drejt Allahut. Me të vërtetë, unë jam për ju një paralajmërues i qartë nga Ai.
51:50.
FEFIRRU 'ILA ELLAHI 'INNI LEKUM MINHU NEDHIRUN MUBINUN
C
51:51.
E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që t'ju tërheq haptazi vërejtjen.
51:51.
Dhe mos adhuroni zot tjetër krahas Allahut, se unë vërtet që jam dërguar te ju prej Tij, si paralajmërues i qartë!”
51:51.
Dhe mos bëni me Allahun një zot tjetër. Me të vërtetë, unë jam për ju një paralajmërues i qartë nga Ai.
51:51.
WE LA TEXH'ALU ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE 'INNI LEKUM MINHU NEDHIRUN MUBINUN
C
51:52.
Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dërguar e që nuk i thanë: "Është magjistar ose është i çmendur!"
51:52.
Kështu, sa herë që një i dërguar vinte te popujt para tyre (mekasve), ata thoshin: “Është magjistar” ose “Është i çmendur!”
51:52.
Po kështu, nuk erdhi ndonjë i dërguar te ata që ishin para tyre përveçse ata thanë: "Ai është një magjistar ose një i çmendur."
51:52.
KEDHALIKE MA 'ETAL-LEDHINE MIN KABLIHIM MIN RESULIN 'ILLA KALU SAHIRUN 'EW MEXHNUNUN