U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
45:25.
E kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata nuk kanë fakt tjetër, pos të thonë: "Nëse jeni të saktë, na sillni të gjallë prindërit tanë!"
45:25.
Kur atyre u lexohen shpalljet Tona të qarta, argumenti i tyre i vetëm është: “Ringjallni të parët tanë, nëse thoni të vërtetën!”
45:25.
Dhe kur u lexohen atyre ajetet Tona të qarta, argumenti i tyre nuk është tjetër veçse të thonë: "Sillni etërit tanë, nëse jeni të sinqertë."
45:25.
WE 'IDHA TUTLA 'ALEJHIM 'AJATUNA BEJJINATIN MA KANE HUXHXHETEHUM 'ILLA 'EN KALU E'TU BI'ABA'INA 'IN KUNTUM SADIKINE
C
45:26.
Thuaj: "All-llahu juve ju jep jetën dhe ju bën të vdisni (e jo koha); mandej, do t'ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk dinë (për fuqinë e Zotit)".
45:26.
Thuaju: “Allahu jua jep jetën, pastaj ju bën të vdisni e mandej do t'ju tubojë në Ditën e Kiametit e për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi; por shumica e njerëzve nuk e dinë”.
45:26.
Thuaj: "Allahu ju jep jetë, pastaj ju sjell vdekjen, pastaj Ai do t'ju mbledhë në Ditën e Ringjalljes, për të cilën nuk ka dyshim. Por shumica e njerëzve nuk dinë."
45:26.
KULI ELLAHU JUHJIKUM THUMME JUMITUKUM THUMME JEXHMA'UKUM 'ILA JEWMIL-KIJAMETI LA REJBE FIHI WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JA'LEMUNE
C
45:27.
Sundimi i qiejve e i tokës është vetëm i All-llahut, e ditën kur ndodh kijameti, atë ditë mohuesit dëshpërohen.
45:27.
I Allahut është pushteti i qiejve dhe i Tokës! E kur të arrijë Ora (e Kiametit), atë ditë mohuesit do të humbasin.
45:27.
Dhe për Allahun është sundimi i qiejve dhe i tokës. Dhe në Ditën kur Ora të vijë, atë ditë, ata që gënjyen do të humbasin.
45:27.
WE LILLEHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE JEWME TEKUMU ES-SA'ATU JEWME'IDHIN JEHSERUL-MUBTILUNE
C
45:28.
Dhe (atë ditë) e sheh secilin popull të gjunjëzuar, secili popull thirret te libri i vet (shënimet e veprave). (U thuhet): "Sot shpërbleheni me atë që e keni vepruar".
45:28.
Atëherë të gjithë popujt do t'i shohësh të gjunjëzuar. Çdo popull do të thirret në Librin e vet (e do t'i thuhet): “Sot do të shpërbleheni për atë që keni bërë.
45:28.
Dhe ti do të shohësh çdo komb të gjunjëzuar. Çdo komb do të thirret te libri i tij. Sot ju do të shpërbleheni për atë që keni bërë.
45:28.
WE TERA KULLE 'UMMETIN XHATHIJETEN KULLU 'UMMETIN TUD'A 'ILA KITABIHAL-JEWME TUXHZEWNE MA KUNTUM TA'MELUNE
C
45:29.
Ky është libri ynë (shënimet e veprave tuaja) që dëshmon të vërtetën (të saktën), Ne kemi kërkuar të shkruhet se ç'vepronit.
45:29.
Ky është Libri Ynë, që do t'ju tregojë të vërtetën. Ne i kemi urdhëruar (engjëjt) që të shkruajnë të gjitha ç'keni bërë”.
45:29.
Kjo është libri Ynë që flet të vërtetën kundër jush. Me të vërtetë, Ne kemi shkruar çdo gjë që ju keni bërë.
45:29.
HADHA KITABUNA JENTIKU 'ALEJKUM BIL-HEKKI 'INNA KUNNA NESTENSIHU MA KUNTUM TA'MELUNE
C
45:30.
Sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre i merr ata në mëshirën e vet (në xhennet), e ai është shpëtim i madh.
45:30.
Përsa u përket atyre që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, ata do t'i pranojë Zoti i tyre në mëshirën e Vet. Kjo është fitorja e lavdishme!
45:30.
Prandaj, sa për ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre do t'i fusë ata në mëshirën e Tij. Kjo është fitore e qartë.
45:30.
FE'EMMAL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI FEJUDHILUHUM REBBUHUM FI REHMETIHI DHALIKE HUWEL-FEWZUL-MUBINU
C
45:31.
E, sa u përket atyre që nuk besuan (u thuhet): "A nuk ju patën lexuar argumentet e Mia; e ju bëtë mendjemadhësi dhe ishit popull i zhytur në mëkate!"
45:31.
Ndërsa mohuesve do t'u thuhet: “Vallë, a nuk ju janë lexuar shpalljet e Mia?! Por ju shfaqët mendjemadhësi dhe u bëtë njerëz të këqij.
45:31.
Por sa për ata që nuk besuan, (do t'u thuhet): "A nuk ju lexoheshin ajetet Tona? Por ju bëtë mendjemadhësi dhe ishit një popull që bënte krime.
45:31.
WE 'EMMAL-LEDHINE KEFERU 'EFELEM TEKUN 'AJATI TUTLA 'ALEJKUM FASTEKBERTUM WE KUNTUM KAWMEN MUXHRIMINE
C
45:32.
Edhe kur u thuhej se premtimi i All-llahut është i saktë dhe se do të vijë kijameti për të cilin s'ka dyshim, ju thatë: "Ne nuk dimë se ç'është kijameti, ne me dyshim menduam për te dhe ne nuk jemi të bindur!"
45:32.
Dhe, kur juve ju thuhej: “Premtimi i Allahut është i vërtetë: Ora (e Kiametit) pa dyshim që do të vijë!” - ju thoshit: “Ne nuk e dimë ç'është Ora (e Kiametit). Ne mendojmë se është vetëm një hamendje, prandaj nuk jemi të bindur;”
45:32.
Dhe kur thuhej: "Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë dhe Ora nuk ka dyshim për të," ju thoshit: "Ne nuk dimë çfarë është Ora. Ne hamendësojmë vetëm, dhe ne nuk jemi të sigurt."
45:32.
WE 'IDHA KILE 'INNE WA'DEL-LAHI HEKKUN WE ES-SA'ATU LA REJBE FIHA KULTUM MA NEDRI MA ES-SA'ATU 'IN NEDHUNNU 'ILLA DHENNEN WE MA NEHNU BIMUSTEJKININE
C
45:33.
Dhe u dalin në shesh të këqijat që i kanë punuar, dhe i përfshirë ajo me të cilën talleshin.
45:33.
Natyrisht, atyre do t'u dalin në shesh të këqijat që kanë bërë e do t'u bjerë kokës ajo me të cilën talleshin.
45:33.
Dhe të këqijat e asaj që ata punuan do t'u shfaqen atyre, dhe ajo për të cilën ata talleshin do t'i rrethojë ata.
45:33.
WE BEDA LEHUM SEJJI'ATU MA 'AMILU WE HAKA BIHIM MA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C
45:34.
E u thuhet: "Sot po u lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj dite, vendi juaj është zjarri, për ju nuk ka ndihmëtarë".
45:34.
Pastaj do t'u thuhet: “Ne sot po ju braktisim në harresë, ashtu siç e keni harruar ju takimin e kësaj dite. Vendqëndrimi juaj është Zjarri dhe për ju nuk ka kurrfarë ndihmësi.
45:34.
Dhe do të thuhet: "Sot Ne do t'ju harrojmë ju, ashtu si ju e harruat takimin e kësaj dite tuaj. Dhe vendbanimi juaj është zjarri, dhe për ju nuk ka asnjë ndihmës."
45:34.
WE KILEL-JEWME NENSAKUM KEMA NESITUM LIKA'E JEWMIKUM HADHA WE ME'WAKUMU EN-NARU WE MA LEKUM MIN NASIRINE
C
45:35.
Këtë (dënim) për shkak, se ju u tallët me ajetet e All-llahut, juve ju mashtroi jeta e Dunjasë. Sot pra, nuk do të nxirreni prej tij (zjarrit), e as nuk kërkohet që ata t'i kthehen pendimit dhe respektit të All-llahut.
45:35.
Ky dënim ju erdhi ngaqë i përqeshnit shpalljet e Allahut dhe u mashtruat nga jeta e kësaj bote.” Atë ditë ata nuk do të nxirren nga zjarri e nuk do të pranohet prej tyre asnjë arsyetim.
45:35.
Kjo është sepse ju i morët ajetet e Allahut me tallje dhe jeta e kësaj bote ju mashtroi. Prandaj, sot ata nuk do të nxirren nga ai, dhe ata nuk do të falen."
45:35.
DHALIKUM BI'ENNEKUM ETTEHADHTUM 'AJATI ELLAHI HUZUEN WE GARRETKUMUL-HEJETU ED-DUNJA FALJEWME LA JUHREXHUNE MINHA WE LA HUM JUSTA'TEBUNE