U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
45:20.
Ky (Kur'ani) është dritë e dijes për njerëz, është udhëzues e mëshirë për një popull që beson bindshëm.
45:20.
Ky Kuran është tregues i qartë, udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që kanë besim të patundur.
45:20.
Kjo është një përkujtim për njerëzit dhe një udhëzim dhe mëshirë për një popull që është i bindur.
45:20.
HADHA BESA'IRU LILNNASI WE HUDEN WE REHMETUN LIKAWMIN JUKINUNE
C
45:21.
A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t'i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre?
45:21.
A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija, se Ne do t'i bëjmë të njëjtë me ata që kanë besuar dhe që kanë bërë vepra të mira, se jeta dhe vdekja e tyre do të jetë e njëjtë? Sa keq që gjykojnë ata!
45:21.
A menduan ata që bënë të këqijat se Ne do t'i bëjmë ata si ata që besuan dhe bënë vepra të mira – të barabartë në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre? Sa keq që gjykojnë ata!
45:21.
'EM HESIBEL-LEDHINE EXHTEREHU ES-SEJJI'ATI 'EN NEXH'ALEHUM KALLEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI SEWA'EN MEHJAHUM WE MEMATUHUM SA'E MA JEHKUMUNE
C
45:22.
All-llahu krijoi edhe qiejt edhe tokën me një drejtësi precize, e për t'u shpërblyer secili njeri me veprat e veta, atyre nuk u bëhet e padrejtë.
45:22.
Allahu i krijoi qiejt dhe Tokën me qëllim të plotë, në mënyrë që çdo njeri të jetë i shpërblyer për atë që ka punuar. E, askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi.
45:22.
Dhe Allahu krijoi qiejt dhe tokën me të vërtetën dhe që çdo shpirt të shpërblehet për atë që ka fituar. Dhe ata nuk do të padrejtohen.
45:22.
WE HALEKAL-LAHU ES-SEMAWATI WEL-'ERDE BIL-HEKKI WE LITUXHZA KULLU NEFSIN BIMA KESEBET WE HUM LA JUDHLEMUNE
C
45:23.
A e ke parë ti (Muhammed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin, atë All-llahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zemrën e tij, i ka vënë perde mbi të parit e tij, më thuaj, pos All-llahut, kush mund ta udhëzojë atë? A nuk merrni mësim?
45:23.
Mendo pak! Kush, përveç Allahut, mund ta udhëzojë atë njeri, që dëshirat e veta i ka bërë zot; atë njeri, të cilin Allahu, duke e njohur për të tillë, e ka shpënë në humbje, duke ia vulosur dëgjimin dhe zemrën e duke i vënë perde para syve të tij?! A nuk po merrni vesh?
45:23.
A e ke parë atë që e ka bërë dëshirën e tij zotin e tij dhe që Allahu e ka lënë në humbje me dije dhe ka vulosur dëgjimin e tij dhe zemrën e tij dhe ka vendosur mbi shikimin e tij një perde? Prandaj, kush do ta udhëzojë atë pas Allahut? A nuk do të përkujtoni?
45:23.
'EFERE'EJTE MENI ETTEHADHE 'ILEHEHU HEWAHU WE 'EDELLEHU ELLAHU 'ALA 'ILMIN WE HATEME 'ALA SEM'IHI WE KALBIHI WE XHE'ALE 'ALA BESERIHI GISHAWETEN FEMEN JEHDIHI MIN BA'DI ELLAHI 'EFELA TEDHEKKERUNE
C
45:24.
Ata edhe thanë: "Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asgjë, ata vetëm fantazojnë.
45:24.
Ata thonë: “Nuk ka tjetër veç jetës së kësaj bote, vdesim e jetojmë dhe vetëm koha na shkatërron”. Ata nuk kanë kurrfarë dijenie për këtë, ata vetëm hamendësojnë ashtu.
45:24.
Dhe ata thonë: "Nuk ka asgjë tjetër përveç jetës sonë në këtë botë. Ne vdesim dhe jetojmë, dhe vetëm koha na shkatërron." Por ata nuk kanë për këtë asnjë dije. Ata janë vetëm duke hamendësuar.
45:24.
WE KALU MA HIJE 'ILLA HEJATUNA ED-DUNJA NEMUTU WE NEHJA WE MA JUHLIKUNA 'ILLA ED-DEHRU WE MA LEHUM BIDHALIKE MIN 'ILMIN 'IN HUM 'ILLA JEDHUNNUNE
C
45:25.
E kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata nuk kanë fakt tjetër, pos të thonë: "Nëse jeni të saktë, na sillni të gjallë prindërit tanë!"
45:25.
Kur atyre u lexohen shpalljet Tona të qarta, argumenti i tyre i vetëm është: “Ringjallni të parët tanë, nëse thoni të vërtetën!”
45:25.
Dhe kur u lexohen atyre ajetet Tona të qarta, argumenti i tyre nuk është tjetër veçse të thonë: "Sillni etërit tanë, nëse jeni të sinqertë."
45:25.
WE 'IDHA TUTLA 'ALEJHIM 'AJATUNA BEJJINATIN MA KANE HUXHXHETEHUM 'ILLA 'EN KALU E'TU BI'ABA'INA 'IN KUNTUM SADIKINE
C
45:26.
Thuaj: "All-llahu juve ju jep jetën dhe ju bën të vdisni (e jo koha); mandej, do t'ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk dinë (për fuqinë e Zotit)".
45:26.
Thuaju: “Allahu jua jep jetën, pastaj ju bën të vdisni e mandej do t'ju tubojë në Ditën e Kiametit e për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi; por shumica e njerëzve nuk e dinë”.
45:26.
Thuaj: "Allahu ju jep jetë, pastaj ju sjell vdekjen, pastaj Ai do t'ju mbledhë në Ditën e Ringjalljes, për të cilën nuk ka dyshim. Por shumica e njerëzve nuk dinë."
45:26.
KULI ELLAHU JUHJIKUM THUMME JUMITUKUM THUMME JEXHMA'UKUM 'ILA JEWMIL-KIJAMETI LA REJBE FIHI WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JA'LEMUNE
C
45:27.
Sundimi i qiejve e i tokës është vetëm i All-llahut, e ditën kur ndodh kijameti, atë ditë mohuesit dëshpërohen.
45:27.
I Allahut është pushteti i qiejve dhe i Tokës! E kur të arrijë Ora (e Kiametit), atë ditë mohuesit do të humbasin.
45:27.
Dhe për Allahun është sundimi i qiejve dhe i tokës. Dhe në Ditën kur Ora të vijë, atë ditë, ata që gënjyen do të humbasin.
45:27.
WE LILLEHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE JEWME TEKUMU ES-SA'ATU JEWME'IDHIN JEHSERUL-MUBTILUNE
C
45:28.
Dhe (atë ditë) e sheh secilin popull të gjunjëzuar, secili popull thirret te libri i vet (shënimet e veprave). (U thuhet): "Sot shpërbleheni me atë që e keni vepruar".
45:28.
Atëherë të gjithë popujt do t'i shohësh të gjunjëzuar. Çdo popull do të thirret në Librin e vet (e do t'i thuhet): “Sot do të shpërbleheni për atë që keni bërë.
45:28.
Dhe ti do të shohësh çdo komb të gjunjëzuar. Çdo komb do të thirret te libri i tij. Sot ju do të shpërbleheni për atë që keni bërë.
45:28.
WE TERA KULLE 'UMMETIN XHATHIJETEN KULLU 'UMMETIN TUD'A 'ILA KITABIHAL-JEWME TUXHZEWNE MA KUNTUM TA'MELUNE
C
45:29.
Ky është libri ynë (shënimet e veprave tuaja) që dëshmon të vërtetën (të saktën), Ne kemi kërkuar të shkruhet se ç'vepronit.
45:29.
Ky është Libri Ynë, që do t'ju tregojë të vërtetën. Ne i kemi urdhëruar (engjëjt) që të shkruajnë të gjitha ç'keni bërë”.
45:29.
Kjo është libri Ynë që flet të vërtetën kundër jush. Me të vërtetë, Ne kemi shkruar çdo gjë që ju keni bërë.
45:29.
HADHA KITABUNA JENTIKU 'ALEJKUM BIL-HEKKI 'INNA KUNNA NESTENSIHU MA KUNTUM TA'MELUNE
C
45:30.
Sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre i merr ata në mëshirën e vet (në xhennet), e ai është shpëtim i madh.
45:30.
Përsa u përket atyre që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, ata do t'i pranojë Zoti i tyre në mëshirën e Vet. Kjo është fitorja e lavdishme!
45:30.
Prandaj, sa për ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre do t'i fusë ata në mëshirën e Tij. Kjo është fitore e qartë.
45:30.
FE'EMMAL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI FEJUDHILUHUM REBBUHUM FI REHMETIHI DHALIKE HUWEL-FEWZUL-MUBINU