Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 45:24. Ata edhe thanë: "Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asgjë, ata vetëm fantazojnë.
45:24. Ata thonë: “Nuk ka tjetër veç jetës së kësaj bote, vdesim e jetojmë dhe vetëm koha na shkatërron”. Ata nuk kanë kurrfarë dijenie për këtë, ata vetëm hamendësojnë ashtu.
45:24. Dhe ata thonë: "Nuk ka asgjë tjetër përveç jetës sonë në këtë botë. Ne vdesim dhe jetojmë, dhe vetëm koha na shkatërron." Por ata nuk kanë për këtë asnjë dije. Ata janë vetëm duke hamendësuar.
45:24. WE KALU MA HIJE 'ILLA HEJATUNA ED-DUNJA NEMUTU WE NEHJA WE MA JUHLIKUNA 'ILLA ED-DEHRU WE MA LEHUM BIDHALIKE MIN 'ILMIN 'IN HUM 'ILLA JEDHUNNUNE
C 45:25. E kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata nuk kanë fakt tjetër, pos të thonë: "Nëse jeni të saktë, na sillni të gjallë prindërit tanë!"
45:25. Kur atyre u lexohen shpalljet Tona të qarta, argumenti i tyre i vetëm është: “Ringjallni të parët tanë, nëse thoni të vërtetën!”
45:25. Dhe kur u lexohen atyre ajetet Tona të qarta, argumenti i tyre nuk është tjetër veçse të thonë: "Sillni etërit tanë, nëse jeni të sinqertë."
45:25. WE 'IDHA TUTLA 'ALEJHIM 'AJATUNA BEJJINATIN MA KANE HUXHXHETEHUM 'ILLA 'EN KALU E'TU BI'ABA'INA 'IN KUNTUM SADIKINE
C 45:26. Thuaj: "All-llahu juve ju jep jetën dhe ju bën të vdisni (e jo koha); mandej, do t'ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk dinë (për fuqinë e Zotit)".
45:26. Thuaju: “Allahu jua jep jetën, pastaj ju bën të vdisni e mandej do t'ju tubojë në Ditën e Kiametit e për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi; por shumica e njerëzve nuk e dinë”.
45:26. Thuaj: "Allahu ju jep jetë, pastaj ju sjell vdekjen, pastaj Ai do t'ju mbledhë në Ditën e Ringjalljes, për të cilën nuk ka dyshim. Por shumica e njerëzve nuk dinë."
45:26. KULI ELLAHU JUHJIKUM THUMME JUMITUKUM THUMME JEXHMA'UKUM 'ILA JEWMIL-KIJAMETI LA REJBE FIHI WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JA'LEMUNE
C 45:27. Sundimi i qiejve e i tokës është vetëm i All-llahut, e ditën kur ndodh kijameti, atë ditë mohuesit dëshpërohen.
45:27. I Allahut është pushteti i qiejve dhe i Tokës! E kur të arrijë Ora (e Kiametit), atë ditë mohuesit do të humbasin.
45:27. Dhe për Allahun është sundimi i qiejve dhe i tokës. Dhe në Ditën kur Ora të vijë, atë ditë, ata që gënjyen do të humbasin.
45:27. WE LILLEHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE JEWME TEKUMU ES-SA'ATU JEWME'IDHIN JEHSERUL-MUBTILUNE
C 45:28. Dhe (atë ditë) e sheh secilin popull të gjunjëzuar, secili popull thirret te libri i vet (shënimet e veprave). (U thuhet): "Sot shpërbleheni me atë që e keni vepruar".
45:28. Atëherë të gjithë popujt do t'i shohësh të gjunjëzuar. Çdo popull do të thirret në Librin e vet (e do t'i thuhet): “Sot do të shpërbleheni për atë që keni bërë.
45:28. Dhe ti do të shohësh çdo komb të gjunjëzuar. Çdo komb do të thirret te libri i tij. Sot ju do të shpërbleheni për atë që keni bërë.
45:28. WE TERA KULLE 'UMMETIN XHATHIJETEN KULLU 'UMMETIN TUD'A 'ILA KITABIHAL-JEWME TUXHZEWNE MA KUNTUM TA'MELUNE
C 45:29. Ky është libri ynë (shënimet e veprave tuaja) që dëshmon të vërtetën (të saktën), Ne kemi kërkuar të shkruhet se ç'vepronit.
45:29. Ky është Libri Ynë, që do t'ju tregojë të vërtetën. Ne i kemi urdhëruar (engjëjt) që të shkruajnë të gjitha ç'keni bërë”.
45:29. Kjo është libri Ynë që flet të vërtetën kundër jush. Me të vërtetë, Ne kemi shkruar çdo gjë që ju keni bërë.
45:29. HADHA KITABUNA JENTIKU 'ALEJKUM BIL-HEKKI 'INNA KUNNA NESTENSIHU MA KUNTUM TA'MELUNE
C 45:30. Sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre i merr ata në mëshirën e vet (në xhennet), e ai është shpëtim i madh.
45:30. Përsa u përket atyre që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, ata do t'i pranojë Zoti i tyre në mëshirën e Vet. Kjo është fitorja e lavdishme!
45:30. Prandaj, sa për ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre do t'i fusë ata në mëshirën e Tij. Kjo është fitore e qartë.
45:30. FE'EMMAL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI FEJUDHILUHUM REBBUHUM FI REHMETIHI DHALIKE HUWEL-FEWZUL-MUBINU
C 45:31. E, sa u përket atyre që nuk besuan (u thuhet): "A nuk ju patën lexuar argumentet e Mia; e ju bëtë mendjemadhësi dhe ishit popull i zhytur në mëkate!"
45:31. Ndërsa mohuesve do t'u thuhet: “Vallë, a nuk ju janë lexuar shpalljet e Mia?! Por ju shfaqët mendjemadhësi dhe u bëtë njerëz të këqij.
45:31. Por sa për ata që nuk besuan, (do t'u thuhet): "A nuk ju lexoheshin ajetet Tona? Por ju bëtë mendjemadhësi dhe ishit një popull që bënte krime.
45:31. WE 'EMMAL-LEDHINE KEFERU 'EFELEM TEKUN 'AJATI TUTLA 'ALEJKUM FASTEKBERTUM WE KUNTUM KAWMEN MUXHRIMINE
C 45:32. Edhe kur u thuhej se premtimi i All-llahut është i saktë dhe se do të vijë kijameti për të cilin s'ka dyshim, ju thatë: "Ne nuk dimë se ç'është kijameti, ne me dyshim menduam për te dhe ne nuk jemi të bindur!"
45:32. Dhe, kur juve ju thuhej: “Premtimi i Allahut është i vërtetë: Ora (e Kiametit) pa dyshim që do të vijë!” - ju thoshit: “Ne nuk e dimë ç'është Ora (e Kiametit). Ne mendojmë se është vetëm një hamendje, prandaj nuk jemi të bindur;”
45:32. Dhe kur thuhej: "Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë dhe Ora nuk ka dyshim për të," ju thoshit: "Ne nuk dimë çfarë është Ora. Ne hamendësojmë vetëm, dhe ne nuk jemi të sigurt."
45:32. WE 'IDHA KILE 'INNE WA'DEL-LAHI HEKKUN WE ES-SA'ATU LA REJBE FIHA KULTUM MA NEDRI MA ES-SA'ATU 'IN NEDHUNNU 'ILLA DHENNEN WE MA NEHNU BIMUSTEJKININE
C 45:33. Dhe u dalin në shesh të këqijat që i kanë punuar, dhe i përfshirë ajo me të cilën talleshin.
45:33. Natyrisht, atyre do t'u dalin në shesh të këqijat që kanë bërë e do t'u bjerë kokës ajo me të cilën talleshin.
45:33. Dhe të këqijat e asaj që ata punuan do t'u shfaqen atyre, dhe ajo për të cilën ata talleshin do t'i rrethojë ata.
45:33. WE BEDA LEHUM SEJJI'ATU MA 'AMILU WE HAKA BIHIM MA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C 45:34. E u thuhet: "Sot po u lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj dite, vendi juaj është zjarri, për ju nuk ka ndihmëtarë".
45:34. Pastaj do t'u thuhet: “Ne sot po ju braktisim në harresë, ashtu siç e keni harruar ju takimin e kësaj dite. Vendqëndrimi juaj është Zjarri dhe për ju nuk ka kurrfarë ndihmësi.
45:34. Dhe do të thuhet: "Sot Ne do t'ju harrojmë ju, ashtu si ju e harruat takimin e kësaj dite tuaj. Dhe vendbanimi juaj është zjarri, dhe për ju nuk ka asnjë ndihmës."
45:34. WE KILEL-JEWME NENSAKUM KEMA NESITUM LIKA'E JEWMIKUM HADHA WE ME'WAKUMU EN-NARU WE MA LEKUM MIN NASIRINE