Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 45:30. Sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre i merr ata në mëshirën e vet (në xhennet), e ai është shpëtim i madh.
45:30. Përsa u përket atyre që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, ata do t'i pranojë Zoti i tyre në mëshirën e Vet. Kjo është fitorja e lavdishme!
45:30. Prandaj, sa për ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre do t'i fusë ata në mëshirën e Tij. Kjo është fitore e qartë.
45:30. FE'EMMAL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI FEJUDHILUHUM REBBUHUM FI REHMETIHI DHALIKE HUWEL-FEWZUL-MUBINU
C 45:31. E, sa u përket atyre që nuk besuan (u thuhet): "A nuk ju patën lexuar argumentet e Mia; e ju bëtë mendjemadhësi dhe ishit popull i zhytur në mëkate!"
45:31. Ndërsa mohuesve do t'u thuhet: “Vallë, a nuk ju janë lexuar shpalljet e Mia?! Por ju shfaqët mendjemadhësi dhe u bëtë njerëz të këqij.
45:31. Por sa për ata që nuk besuan, (do t'u thuhet): "A nuk ju lexoheshin ajetet Tona? Por ju bëtë mendjemadhësi dhe ishit një popull që bënte krime.
45:31. WE 'EMMAL-LEDHINE KEFERU 'EFELEM TEKUN 'AJATI TUTLA 'ALEJKUM FASTEKBERTUM WE KUNTUM KAWMEN MUXHRIMINE
C 45:32. Edhe kur u thuhej se premtimi i All-llahut është i saktë dhe se do të vijë kijameti për të cilin s'ka dyshim, ju thatë: "Ne nuk dimë se ç'është kijameti, ne me dyshim menduam për te dhe ne nuk jemi të bindur!"
45:32. Dhe, kur juve ju thuhej: “Premtimi i Allahut është i vërtetë: Ora (e Kiametit) pa dyshim që do të vijë!” - ju thoshit: “Ne nuk e dimë ç'është Ora (e Kiametit). Ne mendojmë se është vetëm një hamendje, prandaj nuk jemi të bindur;”
45:32. Dhe kur thuhej: "Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë dhe Ora nuk ka dyshim për të," ju thoshit: "Ne nuk dimë çfarë është Ora. Ne hamendësojmë vetëm, dhe ne nuk jemi të sigurt."
45:32. WE 'IDHA KILE 'INNE WA'DEL-LAHI HEKKUN WE ES-SA'ATU LA REJBE FIHA KULTUM MA NEDRI MA ES-SA'ATU 'IN NEDHUNNU 'ILLA DHENNEN WE MA NEHNU BIMUSTEJKININE
C 45:33. Dhe u dalin në shesh të këqijat që i kanë punuar, dhe i përfshirë ajo me të cilën talleshin.
45:33. Natyrisht, atyre do t'u dalin në shesh të këqijat që kanë bërë e do t'u bjerë kokës ajo me të cilën talleshin.
45:33. Dhe të këqijat e asaj që ata punuan do t'u shfaqen atyre, dhe ajo për të cilën ata talleshin do t'i rrethojë ata.
45:33. WE BEDA LEHUM SEJJI'ATU MA 'AMILU WE HAKA BIHIM MA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C 45:34. E u thuhet: "Sot po u lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj dite, vendi juaj është zjarri, për ju nuk ka ndihmëtarë".
45:34. Pastaj do t'u thuhet: “Ne sot po ju braktisim në harresë, ashtu siç e keni harruar ju takimin e kësaj dite. Vendqëndrimi juaj është Zjarri dhe për ju nuk ka kurrfarë ndihmësi.
45:34. Dhe do të thuhet: "Sot Ne do t'ju harrojmë ju, ashtu si ju e harruat takimin e kësaj dite tuaj. Dhe vendbanimi juaj është zjarri, dhe për ju nuk ka asnjë ndihmës."
45:34. WE KILEL-JEWME NENSAKUM KEMA NESITUM LIKA'E JEWMIKUM HADHA WE ME'WAKUMU EN-NARU WE MA LEKUM MIN NASIRINE
C 45:35. Këtë (dënim) për shkak, se ju u tallët me ajetet e All-llahut, juve ju mashtroi jeta e Dunjasë. Sot pra, nuk do të nxirreni prej tij (zjarrit), e as nuk kërkohet që ata t'i kthehen pendimit dhe respektit të All-llahut.
45:35. Ky dënim ju erdhi ngaqë i përqeshnit shpalljet e Allahut dhe u mashtruat nga jeta e kësaj bote.” Atë ditë ata nuk do të nxirren nga zjarri e nuk do të pranohet prej tyre asnjë arsyetim.
45:35. Kjo është sepse ju i morët ajetet e Allahut me tallje dhe jeta e kësaj bote ju mashtroi. Prandaj, sot ata nuk do të nxirren nga ai, dhe ata nuk do të falen."
45:35. DHALIKUM BI'ENNEKUM ETTEHADHTUM 'AJATI ELLAHI HUZUEN WE GARRETKUMUL-HEJETU ED-DUNJA FALJEWME LA JUHREXHUNE MINHA WE LA HUM JUSTA'TEBUNE
C 45:36. Pra, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës, Zotit të gjithësisë!
45:36. Falënderimi i përket vetëm Allahut, Zotit të qiejve dhe Zotit të Tokës - Zotit të gjithësisë.
45:36. Prandaj, falënderimi i takon Allahut, Zotit të qiejve dhe Zotit të tokës, Zotit të botëve.
45:36. FELILLAHIL-HEMDU RABBI ES-SEMAWATI WE RABBIL-'ERDI RABBIL-'ALEMINE
C 45:37. Vetëm Atij i takon lartmadhëria në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, më i urti.
45:37. Atij i përket e tërë madhështia në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
45:37. Dhe për Të është madhështia në qiej dhe në tokë. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urtë.
45:37. WE LEHUL-KIBRIJA'U FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 46:1. Ha, Mim.
46:1. Hâ, Mîm.
46:1. Ha, Mim.
46:1. HA-MIM
C 46:2. (Ky) Libër i shpallur prej All-llahut, të fuqishmit, të urtit.
46:2. Ky Libër është shpallur prej Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Urtit!
46:2. Zbritja e Librit është nga Allahu, i Plotfuqishmi, i Urtë.
46:2. TENZILUL-KITABI MINEL-LAHIL-'AZIZIL-HEKIMI
C 46:3. Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe atë që ekziston ndërmjet tyre, përpos me qëllim dhe për një afat të caktuar, kurse ata që nuk besuan, nuk i vunë veshin asaj me çka u tërhiqet vërejtja.
46:3. Ne i kemi krijuar qiejt dhe Tokën dhe çfarë gjendet midis tyre me qëllim të plotë dhe me afat të caktuar. E megjithatë, mohuesit shmangen nga ajo që u është paralajmëruar.
46:3. Ne nuk i krijuam qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që është ndërmjet tyre përveçse me të vërtetën dhe për një afat të caktuar. Por ata që mohojnë janë të kthyer larg nga ajo për të cilën janë paralajmëruar.
46:3. MA HALEKNA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE MA BEJNEHUMA 'ILLA BIL-HEKKI WE 'EXHELIN MUSEMMEN WEL-LEDHINE KEFERU 'AMMA 'UNDHIRU MU'RIDUNE