Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 45:35. Këtë (dënim) për shkak, se ju u tallët me ajetet e All-llahut, juve ju mashtroi jeta e Dunjasë. Sot pra, nuk do të nxirreni prej tij (zjarrit), e as nuk kërkohet që ata t'i kthehen pendimit dhe respektit të All-llahut.
45:35. Ky dënim ju erdhi ngaqë i përqeshnit shpalljet e Allahut dhe u mashtruat nga jeta e kësaj bote.” Atë ditë ata nuk do të nxirren nga zjarri e nuk do të pranohet prej tyre asnjë arsyetim.
45:35. Kjo është sepse ju i morët ajetet e Allahut me tallje dhe jeta e kësaj bote ju mashtroi. Prandaj, sot ata nuk do të nxirren nga ai, dhe ata nuk do të falen."
45:35. DHALIKUM BI'ENNEKUM ETTEHADHTUM 'AJATI ELLAHI HUZUEN WE GARRETKUMUL-HEJETU ED-DUNJA FALJEWME LA JUHREXHUNE MINHA WE LA HUM JUSTA'TEBUNE
C 45:36. Pra, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës, Zotit të gjithësisë!
45:36. Falënderimi i përket vetëm Allahut, Zotit të qiejve dhe Zotit të Tokës - Zotit të gjithësisë.
45:36. Prandaj, falënderimi i takon Allahut, Zotit të qiejve dhe Zotit të tokës, Zotit të botëve.
45:36. FELILLAHIL-HEMDU RABBI ES-SEMAWATI WE RABBIL-'ERDI RABBIL-'ALEMINE
C 45:37. Vetëm Atij i takon lartmadhëria në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, më i urti.
45:37. Atij i përket e tërë madhështia në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
45:37. Dhe për Të është madhështia në qiej dhe në tokë. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urtë.
45:37. WE LEHUL-KIBRIJA'U FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 46:1. Ha, Mim.
46:1. Hâ, Mîm.
46:1. Ha, Mim.
46:1. HA-MIM
C 46:2. (Ky) Libër i shpallur prej All-llahut, të fuqishmit, të urtit.
46:2. Ky Libër është shpallur prej Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Urtit!
46:2. Zbritja e Librit është nga Allahu, i Plotfuqishmi, i Urtë.
46:2. TENZILUL-KITABI MINEL-LAHIL-'AZIZIL-HEKIMI
C 46:3. Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe atë që ekziston ndërmjet tyre, përpos me qëllim dhe për një afat të caktuar, kurse ata që nuk besuan, nuk i vunë veshin asaj me çka u tërhiqet vërejtja.
46:3. Ne i kemi krijuar qiejt dhe Tokën dhe çfarë gjendet midis tyre me qëllim të plotë dhe me afat të caktuar. E megjithatë, mohuesit shmangen nga ajo që u është paralajmëruar.
46:3. Ne nuk i krijuam qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që është ndërmjet tyre përveçse me të vërtetën dhe për një afat të caktuar. Por ata që mohojnë janë të kthyer larg nga ajo për të cilën janë paralajmëruar.
46:3. MA HALEKNA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE MA BEJNEHUMA 'ILLA BIL-HEKKI WE 'EXHELIN MUSEMMEN WEL-LEDHINE KEFERU 'AMMA 'UNDHIRU MU'RIDUNE
C 46:4. Thuaj: "Më thuani për ata që pos All-llahut i adhuroni, më tregoni se çka krijuan ata në tokë dhe a kanë pjesëmarrje në (krijimin në) qiejtë? Nëse e thoni të vërtetën, më sillni ndonjë libër para këtij ose ndonjë gjurmë të mbetur prej diturisë".
46:4. Thuaju: “A i shihni ata që i adhuroni në vend të Allahut? Më tregoni, çfarë pjese të Tokës kanë krijuar ata?! Mos vallë kanë ndonjë pjesë në krijimin e qiejve?! Më sillni një libër të shpallur para këtij (Kuranit) ose ndonjë gjurmë tjetër të dijes (hyjnore), nëse flisni të vërtetën”!
46:4. Thuaj: "A e keni parë atë që ju e adhuroni përveç Allahut? Më tregoni çfarë kanë krijuar ata nga toka, ose a kanë ndonjë pjesë në qiej? Më sillni një libër para këtij ose ndonjë gjurmë dijeje, nëse jeni të sinqertë."
46:4. KUL 'ERE'EJTUM MA TED'UNE MIN DUNI ELLAHI 'ERUNI MADHA HALEKU MINEL-'ERDI 'EM LEHUM SHIRKUN FI ES-SEMAWATI EI'TUNI BIKITABIN MIN KABLI HADHA 'EW 'ETHARETIN MIN 'ILMIN 'IN KUNTUM SADIKINE
C 46:5. Kush është më i humbur se ai që pos All-llahut lut diç që nuk i përgjigjet atij deri në kijamet, pse ata (që luten) janë gafilë ndaj lutjes së tyre.
46:5. Kush është më i humbur se ai, i cili, në vend Allahut, u lutet atyre që nuk mund t'u përgjigjen deri në Ditën e Kiametit e që janë krejt të pavetëdijshëm ndaj lutjes së tyre?!
46:5. Dhe kush është më i humbur sesa ai që lutet përveç Allahut atyre që nuk do t'i përgjigjen atij deri në Ditën e Ringjalljes dhe ata janë të pavetëdijshëm për lutjet e tyre?
46:5. WE MEN 'EDELLU MIMMEN JED'U MIN DUNI ELLAHI MEN LA JESTEXHIBU LEHU 'ILA JEWMIL-KIJAMETI WE HUM 'AN DU'A'IHIM GAFILUNE
C 46:6. E kur do të tubohen njerëzit, ata (zotat e tyre) do të jenë armiq të tyre (të adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre (të idhujtarëve).
46:6. Kur të tubohen njerëzit (në Ditën e Gjykimit), idhujt do të jenë armiq të tyre dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre.
46:6. Dhe kur njerëzit të mblidhen, ata do të jenë armiq të tyre dhe do t'i mohojnë adhurimet e tyre.
46:6. WE 'IDHA HUSHIRE EN-NASU KANU LEHUM 'A'DA'EN WE KANU BI'IBADETIHIM KAFIRINE
C 46:7. Dhe kur atyre u lexoheshin ajetet Tona të qarta, ata të vërtetës (Kur'anit) që u erdhi, i thanë: "Kjo është magji e hapët!"
46:7. Kur mohuesve u lexohen shpalljet Tona të qarta, ata thonë për të Vërtetën (Kuranin) që u vjen: “Kjo është magji e qartë!”
46:7. Dhe kur u lexohen atyre ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë thonë për të vërtetën kur ajo u erdhi: "Kjo është magji e qartë."
46:7. WE 'IDHA TUTLA 'ALEJHIM 'AJATUNA BEJJINATIN KALEL-LEDHINE KEFERU LILHEKKI LEMMA XHA'EHUM HADHA SIHRUN MUBINUN
C 46:8. Ose i thonë se ai (Muhammedi) e trilloi. Thuaj: "Nëse unë e kam trilluar atë, ju nuk keni mundësi asgjë të më mbroni prej All-llahut. Ai e di më së miri se çka i mvishni ju atij, por mjafton që Ai është dëshmitar ndërmjet meje dhe ndërmjet jush, Ai është mëkatfalësi, mëshiruesi".
46:8. Ose ata thonë: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar vetë atë (Kuranin).” Thuaju: “Por, nëse unë e trilloj atë, ju nuk do të mund të më mbroni nga dënimi i Allahut. Ai i di më së miri të gjitha shpifjet tuaja për të (Kuranin). Mjafton Ai dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. Ai është Falës dhe Mëshirëplotë”.
46:8. Apo ata thonë: "Ai e ka shpikur atë?" Thuaj: "Nëse unë e kam shpikur atë, ju nuk mund të bëni asgjë për mua kundër Allahut. Ai është më i Dijshmi për atë që flisni për të. Ai është dëshmitar mes meje dhe jush. Dhe Ai është më Falësi, më Mëshirëploti."
46:8. 'EM JEKULUNE EFTERAHU KUL 'INI EFTEREJTUHU FELA TEMLIKUNE LI MINEL-LAHI SHEJ'EN HUWE 'A'LEMU BIMA TUFIDUNE FIHI KEFA BIHI SHEHIDAN BEJNI WE BEJNEKUM WE HUWEL-GAFURU ER-REHIMU