U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
44:14.
Po ia kthyen shpinën atij (pejgamberit) dhe i thanë: "I mësuar prej dikujt, i çmendur".
44:14.
e ata i kthyen shpinën, duke thënë: “Ai është një i çmendur i mësuar nga të tjerët”?!
44:14.
Por ata u kthyen prej tij dhe thanë: "Ai është i mësuar, i çmendur."
44:14.
THUMME TEWELLEW 'ANHU WE KALU MU'ALLEMUN MEXHNUNUN
C
44:15.
Ne do t'ua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do t'i ktheheni kotësisë.
44:15.
Edhe sikur t'ju lirojmë nga dënimi pak (kohë), ju me siguri që do të ktheheni (në mosbesim).
44:15.
Me të vërtetë, Ne do ta largojmë ndëshkimin për një kohë. Por ju do të ktheheni (në mëkatet tuaja).
44:15.
'INNA KASHIFUL-'ADHABI KALILEN 'INNEKUM 'A'IDUNE
C
44:16.
(Përkujto) Ditën kur do t'i kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do t'u hakmerremi.
44:16.
Ditën, kur do t'i mbërthejmë ata me forcën më të madhe, Ne do të hakmerremi.
44:16.
Ditën kur Ne do t'i godasim ata me një goditje të madhe, me të vërtetë, Ne do të ndëshkojmë.
44:16.
JEWME NEBTISHUL-BETSHETEL-KUBRA 'INNA MUNTEKIMUNE
C
44:17.
Ne përpara tyre e vumë në sprovë popullin e faraonit, dhe i pat ardhur i dërguar i ndershëm.
44:17.
Përpara tyre Ne vumë në sprovë popullin e Faraonit, kur u pat ardhur i Dërguari fisnik,
44:17.
Dhe me të vërtetë, Ne e sprovuam popullin e Faraonit para tyre, dhe atyre u erdhi një i dërguar fisnik,
44:17.
WE LEKAD FETENNA KABLEHUM KAWME FIR'AWNE WE XHA'EHUM RESULUN KERIMUN
C
44:18.
(U pat thënë): "Të m'i dorëzoni robërit e All-llahut, se unë jam i dërguar besnik te ju.
44:18.
(i cili u tha): “Më sillni robërit e Allahut, sepse Unë jam për ju një i dërguar i besuar!
44:18.
(Duke thënë): "Dorëzoni tek unë robërit e Allahut. Me të vërtetë, unë jam për ju një i dërguar i besueshëm.
44:18.
'EN 'EDDU 'ILEJJE 'IBADEL-LAHI 'INNI LEKUM RESULUN 'EMINUN
C
44:19.
E mos bëni mendjemadhësi ndaj All-llahut, unë sjell argument të sigurt.
44:19.
Dhe mos u madhëroni mbi Allahun, sepse unë po ju sjell provë të qartë!
44:19.
Dhe mos u tregoni arrogantë kundër Allahut. Me të vërtetë, unë ju sjell një provë të qartë.
44:19.
WE 'EN LA TA'LU 'ALA ELLAHI 'INNI 'ATIKUM BISULTANIN MUBININ
C
44:20.
Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj nga (kërcënimi) që të më gurëzoni (të më mbytni).
44:20.
Unë kërkoj mbështetje në Zotin tim dhe Zotin tuaj, që të mos më vrisni me gurë!
44:20.
Dhe me të vërtetë, unë kërkoj strehim te Zoti im dhe Zoti juaj që të mos më gjuani me gurë.
44:20.
WE 'INNI 'UDHTU BIREBBI WE RABBIKUM 'EN TERXHUMUNI
C
44:21.
E nëse nuk më besoni, atëherë m'u hiqni (më lini të lirë)!"
44:21.
Nëse nuk më besoni, atëherë largohuni prej meje!”
44:21.
Dhe nëse nuk më besoni, atëherë më lini vetëm."
44:21.
WE 'IN LEM TU'UMINU LI FA'TEZILUNI
C
44:22.
E thirri Zotin e vet: "Këta janë popull kriminel".
44:22.
Dhe ai iu lut Zotit të vet: “Ky është vërtet një popull keqbërës!”
44:22.
Prandaj, ai thirri Zotin e tij: "Këta janë njerëz të pabesueshëm."
44:22.
FEDA'A REBBEHU 'ENNE HA'UULA' KAWMUN MUXHRIMUNE
C
44:23.
(Ne i thamë) Tërhiqu me robërit e Mi natën, se do të jeni të ndjekur.
44:23.
(Allahu i tha): “Ec bashkë me robërit e Mi natën, sepse ata do t'ju ndjekin!
44:23.
(Allahu) tha: "Prandaj, ngrihuni me robërit e Mi natën. Me të vërtetë, ju do të ndiqeni.
44:23.
FE'ESRI BI'IBADI LEJLEN 'INNEKUM MUTTEBA'UNE
C
44:24.
Dhe lëre detin ashtu të qetë (të hapur), se ata janë ushtri që do të përmbytet.
44:24.
Lëreni pas detin e hapur, se ata, me siguri, do të fundosen si ushtri”!
44:24.
Dhe lini detin të hapur, sepse ata janë një ushtri që do të mbytet.
44:24.
WE ETRUKIL-BEHRE REHWEN 'INNEHUM XHUNDUN MUGREKUNE