Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 44:15. Ne do t'ua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do t'i ktheheni kotësisë.
44:15. Edhe sikur t'ju lirojmë nga dënimi pak (kohë), ju me siguri që do të ktheheni (në mosbesim).
44:15. Me të vërtetë, Ne do ta largojmë ndëshkimin për një kohë. Por ju do të ktheheni (në mëkatet tuaja).
44:15. 'INNA KASHIFUL-'ADHABI KALILEN 'INNEKUM 'A'IDUNE
C 44:16. (Përkujto) Ditën kur do t'i kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do t'u hakmerremi.
44:16. Ditën, kur do t'i mbërthejmë ata me forcën më të madhe, Ne do të hakmerremi.
44:16. Ditën kur Ne do t'i godasim ata me një goditje të madhe, me të vërtetë, Ne do të ndëshkojmë.
44:16. JEWME NEBTISHUL-BETSHETEL-KUBRA 'INNA MUNTEKIMUNE
C 44:17. Ne përpara tyre e vumë në sprovë popullin e faraonit, dhe i pat ardhur i dërguar i ndershëm.
44:17. Përpara tyre Ne vumë në sprovë popullin e Faraonit, kur u pat ardhur i Dërguari fisnik,
44:17. Dhe me të vërtetë, Ne e sprovuam popullin e Faraonit para tyre, dhe atyre u erdhi një i dërguar fisnik,
44:17. WE LEKAD FETENNA KABLEHUM KAWME FIR'AWNE WE XHA'EHUM RESULUN KERIMUN
C 44:18. (U pat thënë): "Të m'i dorëzoni robërit e All-llahut, se unë jam i dërguar besnik te ju.
44:18. (i cili u tha): “Më sillni robërit e Allahut, sepse Unë jam për ju një i dërguar i besuar!
44:18. (Duke thënë): "Dorëzoni tek unë robërit e Allahut. Me të vërtetë, unë jam për ju një i dërguar i besueshëm.
44:18. 'EN 'EDDU 'ILEJJE 'IBADEL-LAHI 'INNI LEKUM RESULUN 'EMINUN
C 44:19. E mos bëni mendjemadhësi ndaj All-llahut, unë sjell argument të sigurt.
44:19. Dhe mos u madhëroni mbi Allahun, sepse unë po ju sjell provë të qartë!
44:19. Dhe mos u tregoni arrogantë kundër Allahut. Me të vërtetë, unë ju sjell një provë të qartë.
44:19. WE 'EN LA TA'LU 'ALA ELLAHI 'INNI 'ATIKUM BISULTANIN MUBININ
C 44:20. Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj nga (kërcënimi) që të më gurëzoni (të më mbytni).
44:20. Unë kërkoj mbështetje në Zotin tim dhe Zotin tuaj, që të mos më vrisni me gurë!
44:20. Dhe me të vërtetë, unë kërkoj strehim te Zoti im dhe Zoti juaj që të mos më gjuani me gurë.
44:20. WE 'INNI 'UDHTU BIREBBI WE RABBIKUM 'EN TERXHUMUNI
C 44:21. E nëse nuk më besoni, atëherë m'u hiqni (më lini të lirë)!"
44:21. Nëse nuk më besoni, atëherë largohuni prej meje!”
44:21. Dhe nëse nuk më besoni, atëherë më lini vetëm."
44:21. WE 'IN LEM TU'UMINU LI FA'TEZILUNI
C 44:22. E thirri Zotin e vet: "Këta janë popull kriminel".
44:22. Dhe ai iu lut Zotit të vet: “Ky është vërtet një popull keqbërës!”
44:22. Prandaj, ai thirri Zotin e tij: "Këta janë njerëz të pabesueshëm."
44:22. FEDA'A REBBEHU 'ENNE HA'UULA' KAWMUN MUXHRIMUNE
C 44:23. (Ne i thamë) Tërhiqu me robërit e Mi natën, se do të jeni të ndjekur.
44:23. (Allahu i tha): “Ec bashkë me robërit e Mi natën, sepse ata do t'ju ndjekin!
44:23. (Allahu) tha: "Prandaj, ngrihuni me robërit e Mi natën. Me të vërtetë, ju do të ndiqeni.
44:23. FE'ESRI BI'IBADI LEJLEN 'INNEKUM MUTTEBA'UNE
C 44:24. Dhe lëre detin ashtu të qetë (të hapur), se ata janë ushtri që do të përmbytet.
44:24. Lëreni pas detin e hapur, se ata, me siguri, do të fundosen si ushtri”!
44:24. Dhe lini detin të hapur, sepse ata janë një ushtri që do të mbytet.
44:24. WE ETRUKIL-BEHRE REHWEN 'INNEHUM XHUNDUN MUGREKUNE
C 44:25. Sa kopshte e kroje kanë lënë!
44:25. Eh, sa e sa kopshte dhe burime i lanë ata,
44:25. Sa shumë kopshtije dhe burime ata lanë pas,
44:25. KEM TEREKU MIN XHENNATIN WE 'UJUNIN