U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
40:44.
Juve do t'ju bie ndër mend çka po ju them, e çështjen time ia besoj All-llahut; vërtet, All-llahu mbikëqyr robërit!"
40:44.
Ju së shpejti do ta kujtoni atë që po ju them! Unë çështjen time ia lë Allahut, sepse Ai i sheh vërtet robërit e Vet”.
40:44.
Atëherë ju do ta kujtoni atë që ju po ju them. Dhe unë ia lë çështjen time Allahut. Me të vërtetë, Allahu është Vëzhgues i robërve."
40:44.
FESETEDHKURUNE MA 'EKULU LEKUM WE 'UFEWWIDU 'EMRI 'ILA ELLAHI 'INNALL-LLAHE BESIRUN BIL-'IBADI
C
40:45.
Dhe All-llahu e shpëtoi atë (besimtarin) prej të këqijave që i kurdisën, ndërsa ithtarët e faraonit i përfshiu dënimi më i keq.
40:45.
Dhe Allahu e ruajti atë prej të këqijave dhe kurtheve të tyre, ndërsa ithtarët e Faraonit i kaploi dënimi i vrazhdë.
40:45.
Prandaj, Allahu e shpëtoi atë nga të këqijat e atyre që kurdisnin. Dhe mbi Faraonin dhe popullin e tij ra ndëshkimi më i keq.
40:45.
FEWEKAHU ELLAHU SEJJI'ATI MA MEKERU WE HAKA BI'ALI FIR'AWNE SU'UL-'ADHABI
C
40:46.
Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, e ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): "Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!"
40:46.
Ata do të çohen para Zjarrit në mëngjes dhe mbrëmje (në jetën e varrit) e, kur të arrijë Ora (e Kiametit), do të thuhet: “Hidhni ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!”
40:46.
Zjarri, të cilit ata i ekspozohen mëngjes dhe mbrëmje. Dhe në ditën kur Ora do të vijë, (do të thuhet): "Futni njerëzit e Faraonit në ndëshkimin më të rëndë."
40:46.
EN-NARU JU'REDUNE 'ALEJHA GUDUWEN WE 'ASHIJAN WE JEWME TEKUMU ES-SA'ATU 'EDHILU 'ALE FIR'AWNE 'ESHEDDEL-'ADHABI
C
40:47.
Dhe (përkujto) kur duke qenë në zjarr, ata grinden në mes vete, e të dobëtit u thonë atyre të mëdhenjve: "Ne kemi qenë ithtarët tuaj (në Dunja), a mund të na largoni ndonjë pjesë të dënimit me zjarr?"
40:47.
Dhe, kur të grinden në Zjarr, të dobëtit do t'u thonë eprorëve që madhështoheshin: “Ne ishim ithtarët tuaj, ndaj, a mund të shmangni prej nesh një pjesë të dënimit tonë?”
40:47.
Dhe kur ata do të grinden njëri me tjetrin në zjarr, të dobëtit do t'u thonë atyre që ishin arrogantë: "Me të vërtetë, ne ishim ndjekësit tuaj, prandaj a mund të hiqni nga ne një pjesë të zjarrit?"
40:47.
WE 'IDH JETEHAXHXHUNE FI EN-NARI FEJEKULU ED-DU'AFA'U LILLEDHINE ESTEKBERU 'INNA KUNNA LEKUM TEBA'EN FEHEL 'ENTUM MUGNUNE 'ANNA NESIBAN MINE EN-NARI
C
40:48.
Ata që kishin qenë pari thonë: "Ne të gjithë jemi në të!" All-llahu ka vendosur në mënyrë të prerë mes njerëzve".
40:48.
Ata që madhështoheshin, do të thonë: “Të gjithë ne jemi në zjarr. Allahu tashmë i ka gjykuar robërit e Tij”.
40:48.
Ata që ishin arrogantë do të thonë: "Me të vërtetë, të gjithë jemi aty. Me të vërtetë, Allahu tashmë ka gjykuar mes robërve."
40:48.
KALEL-LEDHINE ESTEKBERU 'INNA KULLUN FIHA 'INNALL-LLAHE KAD HEKEME BEJNEL-'IBADI
C
40:49.
Dhe ata që janë në zjarr, rojës së xhehennemit i thonë: "Luteni Zotin tuaj të na e lehtësojë dënimin, bile një ditë!"
40:49.
Dhe ata që gjenden në zjarr, do t'u thonë rojtarëve të Xhehenemit: “Lutjuni Zotit tuaj që të na lehtësojë dënimin, qoftë vetëm një ditë”!
40:49.
Dhe ata që janë në zjarr do t'u thonë rojeve të Xhehenemit: "Lutuni Zotit tuaj që Ai të lehtësojë ndonjë ndëshkim për ne për një ditë."
40:49.
WE KALEL-LEDHINE FI EN-NARI LIHAZENETI XHEHENNEME ED'U REBBEKUM JUHAFFIF 'ANNA JEWMEN MINEL-'ADHABI
C
40:50.
Ata u thonë: "A nuk u patën arrdhur juve të dërguar tuaj me argumente të qarta?" Ata përgjigjen: "Po (na kanë ardhur)!". "E pra, (u thotë roja) lutuni ju vetë, po lutja e jobesimtarëve është asgjë!"
40:50.
Ata do të përgjigjen: “Vallë, a nuk ju kanë sjellë të dërguarit tuaj prova të qarta?” Ata do të thonë: “Po, është vërtetë”. Do t'u thuhet: “Atëherë thërrisni për ndihmë!” Por thirrjet e tyre do të jenë të kota.
40:50.
Ata do të thonë: "A nuk ju erdhën të dërguarit tuaj me prova të qarta?" Ata do të thonë: "Po." Ata do të thonë: "Prandaj, lutuni ju." Por lutja e jobesimtarëve është vetëm në humbje.
40:50.
KALU 'EWE LEM TEKU TE'TIKUM RUSULUKUM BIL-BEJJINATI KALU BELA KALU FAD'U WE MA DU'A'UL-KAFIRINE 'ILLA FI DELALIN
C
40:51.
Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive.
40:51.
Sigurisht, Ne do t'i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe besimtarët, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Ditën, kur do të sillen dëshmitarët.
40:51.
Me të vërtetë, Ne i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besojnë në këtë botë dhe në ditën kur dëshmitarët do të ngrihen.
40:51.
'INNA LENENSURU RUSULENA WEL-LEDHINE 'AMENU FIL-HEJETI ED-DUNJA WE JEWME JEKUMUL-'ESH/HADU
C
40:52.
Në ditën kur zullumqarëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre, ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendin më të keq.
40:52.
Atë Ditë, keqbërësve nuk do t'u bëjë dobi shfajësimi i tyre. Ata i pret mallkimi dhe një vendbanim i shëmtuar.
40:52.
Dita kur arsyetimi i tyre nuk do t'u vlejë asgjë të padrejtëve, dhe për ta do të jetë mallkim dhe për ta do të jetë një vend i keq.
40:52.
JEWME LA JENFA'U EDH-DHALIMINE MA'DHIRETUHUM WE LEHUMUL-LA'NETU WE LEHUM SU'U ED-DARI
C
40:53.
Për Zotin, Ne Musait i dhamë udhëzimin, e beni israilëve u lamë në trashëgim librin.
40:53.
Ne i kemi dhënë Musait udhëzimin Tonë dhe u kemi dhënë në trashëgim bijve të Izraelit Librin,
40:53.
Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Musait udhëzim dhe bëmë që bijtë e Israilit të trashëgojnë Librin,
40:53.
WE LEKAD 'ATEJNA MUSAL-HUDA WE 'EWRETHNA BENI 'ISRA'ILEL-KITABE
C
40:54.
Ua lamë (librin) udhërrëfyes e përkujtues për të zotët e mendjes.
40:54.
si udhërrëfyes dhe këshillë për mendarët.
40:54.
Një udhëzim dhe një përkujtim për ata që kanë mendje.
40:54.
HUDEN WE DHIKRA LI'WLIL-'ELBABI