Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 40:39. O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja.
40:39. O populli im, në të vërtetë, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi e përkohshme, ndërsa jeta tjetër është Shtëpi e përhershme.
40:39. O populli im, me të vërtetë, kjo jetë e kësaj bote është vetëm një kënaqësi e përkohshme, dhe me të vërtetë, bota tjetër është shtëpia e përhershme.
40:39. JA KAWMI 'INNEMA HEDHIHIL-HEJA ETU ED-DUNJA META'UN WE 'INNEL-'AHIRETE HIJE DARUL-KARARI
C 40:40. Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe aty shpërblehen pa masë.
40:40. Ata që bëjnë vepra të këqija, do të dënohen vetëm sipas veprave të bëra; ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, qofshin meshkuj apo femra, do të hyjnë në Xhenet. Aty do të begatohen pa kufizim.
40:40. Kushdo që bën një të keqe, ai do të shpërblehet vetëm me diçka të ngjashme. Por kushdo që bën një të mirë – mashkull ose femër – dhe është besimtar, ata do të hyjnë në Xhenet, duke qenë të furnizuar aty pa llogari."
40:40. MEN 'AMILE SEJJI'ETEN FELA JUXHZA 'ILLA MITHLEHA WE MEN 'AMILE SALIHEN MIN DHEKERIN 'EW 'UNTHA WE HUWE MU'UMINUN FE'ULA'IKE JEDHULUNEL-XHENNETE JURZEKUNE FIHA BIGAJRI HISABIN
C 40:41. Dhe, o populli im, ç'është që unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni për në zjarr?
40:41. O populli im, ç'është kjo, unë ju thërras në shpëtim, ndërsa ju më thërrisni në zjarr?!
40:41. Dhe o populli im, çfarë është kjo? Unë ju thërras për shpëtim, ndërsa ju më thërrisni për zjarrin.
40:41. WE JAKAWMI MA LI 'ED'UKUM 'ILA EN-NEXHETI WE TED'UNENI 'ILA EN-NARI
C 40:42. Më thirrni ta mohoj All-llahun dhe adhuroj atë që nuk di asgjë për të, ndërsa unë ju thërras për te i gjithfuqishmi, mëkatfalësi!
40:42. Ju më thërrisni që të mohoj Allahun dhe t'i shoqëroj Atij (në adhurim) zota të tjerë, për të cilët nuk di asgjë, ndërsa unë ju bëj thirrje të adhuroni të Plotfuqishmin, Falësin e Madh.
40:42. Ju më thërrisni që të mohoj Allahun dhe t'i bëj Atij shokë atë për të cilin nuk kam asnjë dije, ndërsa unë ju thërras te i Plotfuqishmi, i Falësi.
40:42. TED'UNENI LI'KFURE BILLAHI WE 'USHRIKE BIHI MA LEJSE LI BIHI 'ILMUN WE 'ENA 'ED'UKUM 'ILAL-'AZIZIL-GAFFARI
C 40:43. Është e vërtetë se atij tek i cili më thirrni ju mua, nuk i takon adhurimi as në Dunja as në botën tjetër dhe se e ardhmja jonë është te All-llahu, e s'ka dyshim se të larguarit prej rrugës së drejtë, ata janë banues të zjarrit.
40:43. Pa dyshim, zotave drejt të cilëve më ftoni ju, nuk mund t'u lutesh, as në këtë botë, as në tjetrën; kthimi ynë është tek Allahu. Ata që e teprojnë me të këqija, do të jenë banorë të Zjarrit.
40:43. Pa dyshim, ajo për të cilën më thërrisni nuk ka ndonjë fuqi për të thirrur as në këtë botë dhe as në botën tjetër, dhe kthimi ynë është te Allahu. Dhe me të vërtetë, të shkujdesurit janë ata që janë banorë të zjarrit.
40:43. LA XHEREME 'ENNEMA TED'UNENI 'ILEJHI LEJSE LEHU DA'WETUN FI ED-DUNJA WE LA FIL-'AHIRETI WE 'ENNE MEREDDENA 'ILA ELLAHI WE 'ENNEL-MUSRIFINE HUM 'ESHABU EN-NARI
C 40:44. Juve do t'ju bie ndër mend çka po ju them, e çështjen time ia besoj All-llahut; vërtet, All-llahu mbikëqyr robërit!"
40:44. Ju së shpejti do ta kujtoni atë që po ju them! Unë çështjen time ia lë Allahut, sepse Ai i sheh vërtet robërit e Vet”.
40:44. Atëherë ju do ta kujtoni atë që ju po ju them. Dhe unë ia lë çështjen time Allahut. Me të vërtetë, Allahu është Vëzhgues i robërve."
40:44. FESETEDHKURUNE MA 'EKULU LEKUM WE 'UFEWWIDU 'EMRI 'ILA ELLAHI 'INNALL-LLAHE BESIRUN BIL-'IBADI
C 40:45. Dhe All-llahu e shpëtoi atë (besimtarin) prej të këqijave që i kurdisën, ndërsa ithtarët e faraonit i përfshiu dënimi më i keq.
40:45. Dhe Allahu e ruajti atë prej të këqijave dhe kurtheve të tyre, ndërsa ithtarët e Faraonit i kaploi dënimi i vrazhdë.
40:45. Prandaj, Allahu e shpëtoi atë nga të këqijat e atyre që kurdisnin. Dhe mbi Faraonin dhe popullin e tij ra ndëshkimi më i keq.
40:45. FEWEKAHU ELLAHU SEJJI'ATI MA MEKERU WE HAKA BI'ALI FIR'AWNE SU'UL-'ADHABI
C 40:46. Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, e ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): "Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!"
40:46. Ata do të çohen para Zjarrit në mëngjes dhe mbrëmje (në jetën e varrit) e, kur të arrijë Ora (e Kiametit), do të thuhet: “Hidhni ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!”
40:46. Zjarri, të cilit ata i ekspozohen mëngjes dhe mbrëmje. Dhe në ditën kur Ora do të vijë, (do të thuhet): "Futni njerëzit e Faraonit në ndëshkimin më të rëndë."
40:46. EN-NARU JU'REDUNE 'ALEJHA GUDUWEN WE 'ASHIJAN WE JEWME TEKUMU ES-SA'ATU 'EDHILU 'ALE FIR'AWNE 'ESHEDDEL-'ADHABI
C 40:47. Dhe (përkujto) kur duke qenë në zjarr, ata grinden në mes vete, e të dobëtit u thonë atyre të mëdhenjve: "Ne kemi qenë ithtarët tuaj (në Dunja), a mund të na largoni ndonjë pjesë të dënimit me zjarr?"
40:47. Dhe, kur të grinden në Zjarr, të dobëtit do t'u thonë eprorëve që madhështoheshin: “Ne ishim ithtarët tuaj, ndaj, a mund të shmangni prej nesh një pjesë të dënimit tonë?”
40:47. Dhe kur ata do të grinden njëri me tjetrin në zjarr, të dobëtit do t'u thonë atyre që ishin arrogantë: "Me të vërtetë, ne ishim ndjekësit tuaj, prandaj a mund të hiqni nga ne një pjesë të zjarrit?"
40:47. WE 'IDH JETEHAXHXHUNE FI EN-NARI FEJEKULU ED-DU'AFA'U LILLEDHINE ESTEKBERU 'INNA KUNNA LEKUM TEBA'EN FEHEL 'ENTUM MUGNUNE 'ANNA NESIBAN MINE EN-NARI
C 40:48. Ata që kishin qenë pari thonë: "Ne të gjithë jemi në të!" All-llahu ka vendosur në mënyrë të prerë mes njerëzve".
40:48. Ata që madhështoheshin, do të thonë: “Të gjithë ne jemi në zjarr. Allahu tashmë i ka gjykuar robërit e Tij”.
40:48. Ata që ishin arrogantë do të thonë: "Me të vërtetë, të gjithë jemi aty. Me të vërtetë, Allahu tashmë ka gjykuar mes robërve."
40:48. KALEL-LEDHINE ESTEKBERU 'INNA KULLUN FIHA 'INNALL-LLAHE KAD HEKEME BEJNEL-'IBADI
C 40:49. Dhe ata që janë në zjarr, rojës së xhehennemit i thonë: "Luteni Zotin tuaj të na e lehtësojë dënimin, bile një ditë!"
40:49. Dhe ata që gjenden në zjarr, do t'u thonë rojtarëve të Xhehenemit: “Lutjuni Zotit tuaj që të na lehtësojë dënimin, qoftë vetëm një ditë”!
40:49. Dhe ata që janë në zjarr do t'u thonë rojeve të Xhehenemit: "Lutuni Zotit tuaj që Ai të lehtësojë ndonjë ndëshkim për ne për një ditë."
40:49. WE KALEL-LEDHINE FI EN-NARI LIHAZENETI XHEHENNEME ED'U REBBEKUM JUHAFFIF 'ANNA JEWMEN MINEL-'ADHABI