Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 40:45. Dhe All-llahu e shpëtoi atë (besimtarin) prej të këqijave që i kurdisën, ndërsa ithtarët e faraonit i përfshiu dënimi më i keq.
40:45. Dhe Allahu e ruajti atë prej të këqijave dhe kurtheve të tyre, ndërsa ithtarët e Faraonit i kaploi dënimi i vrazhdë.
40:45. Prandaj, Allahu e shpëtoi atë nga të këqijat e atyre që kurdisnin. Dhe mbi Faraonin dhe popullin e tij ra ndëshkimi më i keq.
40:45. FEWEKAHU ELLAHU SEJJI'ATI MA MEKERU WE HAKA BI'ALI FIR'AWNE SU'UL-'ADHABI
C 40:46. Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, e ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): "Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!"
40:46. Ata do të çohen para Zjarrit në mëngjes dhe mbrëmje (në jetën e varrit) e, kur të arrijë Ora (e Kiametit), do të thuhet: “Hidhni ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!”
40:46. Zjarri, të cilit ata i ekspozohen mëngjes dhe mbrëmje. Dhe në ditën kur Ora do të vijë, (do të thuhet): "Futni njerëzit e Faraonit në ndëshkimin më të rëndë."
40:46. EN-NARU JU'REDUNE 'ALEJHA GUDUWEN WE 'ASHIJAN WE JEWME TEKUMU ES-SA'ATU 'EDHILU 'ALE FIR'AWNE 'ESHEDDEL-'ADHABI
C 40:47. Dhe (përkujto) kur duke qenë në zjarr, ata grinden në mes vete, e të dobëtit u thonë atyre të mëdhenjve: "Ne kemi qenë ithtarët tuaj (në Dunja), a mund të na largoni ndonjë pjesë të dënimit me zjarr?"
40:47. Dhe, kur të grinden në Zjarr, të dobëtit do t'u thonë eprorëve që madhështoheshin: “Ne ishim ithtarët tuaj, ndaj, a mund të shmangni prej nesh një pjesë të dënimit tonë?”
40:47. Dhe kur ata do të grinden njëri me tjetrin në zjarr, të dobëtit do t'u thonë atyre që ishin arrogantë: "Me të vërtetë, ne ishim ndjekësit tuaj, prandaj a mund të hiqni nga ne një pjesë të zjarrit?"
40:47. WE 'IDH JETEHAXHXHUNE FI EN-NARI FEJEKULU ED-DU'AFA'U LILLEDHINE ESTEKBERU 'INNA KUNNA LEKUM TEBA'EN FEHEL 'ENTUM MUGNUNE 'ANNA NESIBAN MINE EN-NARI
C 40:48. Ata që kishin qenë pari thonë: "Ne të gjithë jemi në të!" All-llahu ka vendosur në mënyrë të prerë mes njerëzve".
40:48. Ata që madhështoheshin, do të thonë: “Të gjithë ne jemi në zjarr. Allahu tashmë i ka gjykuar robërit e Tij”.
40:48. Ata që ishin arrogantë do të thonë: "Me të vërtetë, të gjithë jemi aty. Me të vërtetë, Allahu tashmë ka gjykuar mes robërve."
40:48. KALEL-LEDHINE ESTEKBERU 'INNA KULLUN FIHA 'INNALL-LLAHE KAD HEKEME BEJNEL-'IBADI
C 40:49. Dhe ata që janë në zjarr, rojës së xhehennemit i thonë: "Luteni Zotin tuaj të na e lehtësojë dënimin, bile një ditë!"
40:49. Dhe ata që gjenden në zjarr, do t'u thonë rojtarëve të Xhehenemit: “Lutjuni Zotit tuaj që të na lehtësojë dënimin, qoftë vetëm një ditë”!
40:49. Dhe ata që janë në zjarr do t'u thonë rojeve të Xhehenemit: "Lutuni Zotit tuaj që Ai të lehtësojë ndonjë ndëshkim për ne për një ditë."
40:49. WE KALEL-LEDHINE FI EN-NARI LIHAZENETI XHEHENNEME ED'U REBBEKUM JUHAFFIF 'ANNA JEWMEN MINEL-'ADHABI
C 40:50. Ata u thonë: "A nuk u patën arrdhur juve të dërguar tuaj me argumente të qarta?" Ata përgjigjen: "Po (na kanë ardhur)!". "E pra, (u thotë roja) lutuni ju vetë, po lutja e jobesimtarëve është asgjë!"
40:50. Ata do të përgjigjen: “Vallë, a nuk ju kanë sjellë të dërguarit tuaj prova të qarta?” Ata do të thonë: “Po, është vërtetë”. Do t'u thuhet: “Atëherë thërrisni për ndihmë!” Por thirrjet e tyre do të jenë të kota.
40:50. Ata do të thonë: "A nuk ju erdhën të dërguarit tuaj me prova të qarta?" Ata do të thonë: "Po." Ata do të thonë: "Prandaj, lutuni ju." Por lutja e jobesimtarëve është vetëm në humbje.
40:50. KALU 'EWE LEM TEKU TE'TIKUM RUSULUKUM BIL-BEJJINATI KALU BELA KALU FAD'U WE MA DU'A'UL-KAFIRINE 'ILLA FI DELALIN
C 40:51. Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive.
40:51. Sigurisht, Ne do t'i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe besimtarët, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Ditën, kur do të sillen dëshmitarët.
40:51. Me të vërtetë, Ne i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besojnë në këtë botë dhe në ditën kur dëshmitarët do të ngrihen.
40:51. 'INNA LENENSURU RUSULENA WEL-LEDHINE 'AMENU FIL-HEJETI ED-DUNJA WE JEWME JEKUMUL-'ESH/HADU
C 40:52. Në ditën kur zullumqarëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre, ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendin më të keq.
40:52. Atë Ditë, keqbërësve nuk do t'u bëjë dobi shfajësimi i tyre. Ata i pret mallkimi dhe një vendbanim i shëmtuar.
40:52. Dita kur arsyetimi i tyre nuk do t'u vlejë asgjë të padrejtëve, dhe për ta do të jetë mallkim dhe për ta do të jetë një vend i keq.
40:52. JEWME LA JENFA'U EDH-DHALIMINE MA'DHIRETUHUM WE LEHUMUL-LA'NETU WE LEHUM SU'U ED-DARI
C 40:53. Për Zotin, Ne Musait i dhamë udhëzimin, e beni israilëve u lamë në trashëgim librin.
40:53. Ne i kemi dhënë Musait udhëzimin Tonë dhe u kemi dhënë në trashëgim bijve të Izraelit Librin,
40:53. Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Musait udhëzim dhe bëmë që bijtë e Israilit të trashëgojnë Librin,
40:53. WE LEKAD 'ATEJNA MUSAL-HUDA WE 'EWRETHNA BENI 'ISRA'ILEL-KITABE
C 40:54. Ua lamë (librin) udhërrëfyes e përkujtues për të zotët e mendjes.
40:54. si udhërrëfyes dhe këshillë për mendarët.
40:54. Një udhëzim dhe një përkujtim për ata që kanë mendje.
40:54. HUDEN WE DHIKRA LI'WLIL-'ELBABI
C 40:55. Ti bën durim, se premtimi i All-llahut është i vërtetë, kërko falje për mëkatin tënd, lartësoje me falënderim Zotin tënd mbrëmje e mëngjes.
40:55. Andaj, bëhu i durueshëm ti (o Muhamed!), sepse, pa dyshim, premtimi i Allahut është i vërtetë. Lutju Zotit për faljen e gjynaheve të tua dhe lartësoje Zotin tënd me falënderim, në mbrëmje dhe mëngjes!
40:55. Prandaj, bëhu i durueshëm. Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë. Dhe kërko falje për mëkatin tënd dhe lavdëro me falënderim Zotin tënd në mbrëmje dhe në mëngjes.
40:55. FASBIR 'INNE WA'DEL-LAHI HEKKUN WE ESTEGFIR LIDHENBIKE WE SEBBIH BIHEMDI RABBIKE BIL-'ASHIJI WEL-'IBKARI