U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
40:31.
Si rasti i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të atyre që ishin pas. All-llahu nuk bën padrejt ndaj robërve.
40:31.
ashtu siç ka qenë për popullin e Nuhut, për fiset Ad e Themud dhe për breznitë pas tyre. Allahu nuk synon padrejtësi për robërit e Vet.
40:31.
Si zakonin e popullit të Nuhut dhe Adit dhe Themudit dhe atyre pas tyre. Dhe Allahu nuk dëshiron padrejtësi për robërit.
40:31.
MITHLE DE'BI KAWMI NUHIN WE 'ADIN WE THEMUDE WEL-LEDHINE MIN BA'DIHIM WE MALLAHU JURIDU DHULMEN LIL'IBADI
C
40:32.
O populli im, unë kam frikë për ju ditën e britmës (të mjerimit),
40:32.
O populli im, unë i druhem vërtet Ditës, kur do të thërrisni njëri-tjetrin,
40:32.
Dhe, o populli im, unë kam frikë për ju Ditën e Thirrjes së njëri-tjetrit.
40:32.
WE JAKAWMI 'INNI 'EHAFU 'ALEJKUM JEWMET-TENADI
C
40:33.
Ditën, kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush që ta prapësojë prej jush dënimin e All-llahut. Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton.
40:33.
Ditës kur, nga frika do të ikni prapa, pa pasur askënd që t'ju mbrojë nga dënimi i Allahut. Atë që Allahu e shpie në humbje, nuk mund ta udhëzojë kush.
40:33.
Ditën kur ju do të ktheni shpinën duke u larguar. Nuk do të ketë për ju asnjë mbrojtës nga Allahu. Dhe kë Allahu e lë në humbje – për atë nuk ka asnjë udhëzues.
40:33.
JEWME TUWELLUNE MUDBIRINE MA LEKUM MINEL-LAHI MIN 'ASIMIN WE MEN JUDLILI ELLAHU FEMA LEHU MIN HADIN
C
40:34.
Edhe Jusufi qysh herët ju pat ardhur me argumente të qarta e ju gjithnjë ishit në dyshim ndaj asaj që ju pat sjellë, derisa edhe kur vdiq ai, ju patët thënë: "All-llahu nuk do të dërgojë pas tij pejgamber!" Ashtu All-llahu e bën të humbur atë që është i shfrenuar, i dyshimtë.
40:34.
Shumë kohë më parë, juve ju pati ardhur Jusufi me prova të qarta, por ju vazhdimisht dyshonit në atë që ju kishte sjellë ai. E, kur ai vdiq, ju thatë: “Allahu nuk do të nisë më të dërguar pas tij!” Ja, kështu Allahu e shpie në humbje çdokënd që e kalon kufirin në të këqija dhe dyshon.
40:34.
Dhe me të vërtetë, Jusufi ju erdhi më parë me prova të qarta, por ju vazhduat të dyshoni në atë që ai ju solli. Derisa, kur ai vdiq, ju thatë: 'Allahu nuk do të dërgojë ndonjë të dërguar pas tij.' Kështu, Allahu e lë në humbje atë që është i tepruar dhe dyshues,
40:34.
WE LEKAD XHA'EKUM JUSUFU MIN KABLU BIL-BEJJINATI FEMA ZILTUM FI SHEKKIN MIMMA XHA'EKUM BIHI HETTA 'IDHA HELEKE KULTUM LEN JEB'ATHEL-LAHU MIN BA'DIHI RESULEN KEDHALIKE JUDILLU ELLAHU MEN HUWE MUSRIFUN MURTABUN
C
40:35.
Ata që duke mos pasur kurrfarë fakti pranë vetes, polemizojnë rreth argumenteve të All-llahut. Kjo (polemikë) shton urrejtje të madhe te All-llahu dhe te ata që kanë besuar. Po kështu All-llahu vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit.
40:35.
Ata që i kundërshtojnë shpalljet e Allahut, pa pasur asnjë provë, janë të urryer në sytë e Allahut dhe në sytë e atyre që besojnë. Kështu, Allahu ia vulos zemrën çdo mendjemadhi e dhunuesi”.
40:35.
Ata që argumentojnë për ajetet e Allahut pa ndonjë autoritet që u ka ardhur atyre. Kjo është tepër e urryer për Allahun dhe për ata që kanë besuar. Kështu, Allahu vulos çdo zemër arrogante dhe tiranike."
40:35.
EL-LEDHINE JUXHADILUNE FI 'AJATI ELLAHI BIGAJRI SULTANIN 'ETAHUM KEBURE MEKTEN 'INDEL-LAHI WE 'INDEL-LEDHINE 'AMENU KEDHALIKE JETBA'U ELLAHU 'ALA KULLI KALBI MUTEKEBBIRIN XHEBBARIN
C
40:36.
E faraoni tha: "O Haman, ndërtoma një pyrg, e ndoshta do t'i gjejë rrugët.
40:36.
Dhe Faraoni tha: “O Haman, ndërtoma një kullë që t'i arrij rrugët,
40:36.
Dhe Faraoni tha: "O Haman, ndërto për mua një kullë që të mund të arrij rrugët,
40:36.
WE KALE FIR'AWNU JA HAMANU EBNI LI SERHEN LE'ALLI 'EBLUGUL-'ESBABE
C
40:37.
Rrugët e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse unë mendoj se ai është rrenës". Dhe ashtu, faraonit iu duk e mirë vepra e tij e keqe dhe u shmang prej rrugës së drejtë, kështu që parashikimet e faraonit ishin të asgjësuara.
40:37.
rrugët e qiellit e të shoh Zotin e Musait, sepse jam i bindur se ai (Musai) gënjen”. Kështu, Faraonit iu dukën të bukura veprat e tij të shëmtuara dhe u shmang nga rruga e drejtë, por dredhia e tij e çoi vetëm në rrënim.
40:37.
Rrugët drejt qiejve, që të mund të shoh Zotin e Musait. Por me të vërtetë, unë mendoj se ai është një gënjeshtar." Dhe kështu e bëri Faraoni të duken të mira veprat e tij të këqija, dhe ai u pengua nga rruga. Por dredhitë e Faraonit ishin vetëm në humbje.
40:37.
'ESBABE ES-SEMAWATI FE'ETTELI'A 'ILA 'ILEHI MUSA WE 'INNI LE'EDHUNNUHU KADHIBEN WE KEDHELIKE ZUJJINE LIFIR'AWNE SU'U 'AMELIHI WE SUDDE 'ANI ES-SEBILI WE MA KEJDU FIR'AWNE 'ILLA FI TEBABIN
C
40:38.
Ai që kishte besuar tha: "O populli im, ejani pas meje, e unë t'ju udhëzoj në rrugën e drejtë!
40:38.
Ai që ishte besimtar tha: “O populli im, më pasoni, që unë t'ju udhëzoj në rrugën e drejtë!
40:38.
Dhe ai që besonte tha: "O populli im, më ndiqni mua; unë do t'ju udhëzoj në rrugën e drejtë.
40:38.
WE KALEL-LEDHI 'AMENE JA KAWMI ETTEBI'UNI 'EHDIKUM SEBILE ER-RESHADI
C
40:39.
O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja.
40:39.
O populli im, në të vërtetë, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi e përkohshme, ndërsa jeta tjetër është Shtëpi e përhershme.
40:39.
O populli im, me të vërtetë, kjo jetë e kësaj bote është vetëm një kënaqësi e përkohshme, dhe me të vërtetë, bota tjetër është shtëpia e përhershme.
40:39.
JA KAWMI 'INNEMA HEDHIHIL-HEJA ETU ED-DUNJA META'UN WE 'INNEL-'AHIRETE HIJE DARUL-KARARI
C
40:40.
Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe aty shpërblehen pa masë.
40:40.
Ata që bëjnë vepra të këqija, do të dënohen vetëm sipas veprave të bëra; ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, qofshin meshkuj apo femra, do të hyjnë në Xhenet. Aty do të begatohen pa kufizim.
40:40.
Kushdo që bën një të keqe, ai do të shpërblehet vetëm me diçka të ngjashme. Por kushdo që bën një të mirë – mashkull ose femër – dhe është besimtar, ata do të hyjnë në Xhenet, duke qenë të furnizuar aty pa llogari."
40:40.
MEN 'AMILE SEJJI'ETEN FELA JUXHZA 'ILLA MITHLEHA WE MEN 'AMILE SALIHEN MIN DHEKERIN 'EW 'UNTHA WE HUWE MU'UMINUN FE'ULA'IKE JEDHULUNEL-XHENNETE JURZEKUNE FIHA BIGAJRI HISABIN
C
40:41.
Dhe, o populli im, ç'është që unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni për në zjarr?
40:41.
O populli im, ç'është kjo, unë ju thërras në shpëtim, ndërsa ju më thërrisni në zjarr?!
40:41.
Dhe o populli im, çfarë është kjo? Unë ju thërras për shpëtim, ndërsa ju më thërrisni për zjarrin.
40:41.
WE JAKAWMI MA LI 'ED'UKUM 'ILA EN-NEXHETI WE TED'UNENI 'ILA EN-NARI