Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 40:26. Faraoni tha: "Më lini mua ta mbys Musain, e ai le ta thërrasë Zotin e vet, pse unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend!"
40:26. Faraoni tha: “Më lini ta vras Musain e ai le ta thërrasë në ndihmë Zotin e vet. Unë vërtet druhem mos ai do t'jua ndryshojë fenë tuaj ose do të shkaktojë trazira në Tokë”.
40:26. Dhe Faraoni tha: "Më lini të vras Musain dhe ai le ta thërrasë Zotin e tij. Me të vërtetë, unë kam frikë se ai do të ndryshojë fenë tuaj ose se ai do të shkaktojë shkatërrim në tokë."
40:26. WE KALE FIR'AWNU DHERUNI 'EKTUL MUSA WE LIED'U REBBEHU 'INNI 'EHAFU 'EN JUBEDDILE DINEKUM 'EW 'EN JUDHHIRE FIL-'ERDIL-FESADE
C 40:27. Musai tha: "Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj që të më mbrojë prej çdo kryeneçi, që nuk i beson ditës së përgjegjësisë!"
40:27. Musai tha: “Unë i lutem Zotit Tim dhe Zotit tuaj për të më mbrojtur prej çdo mendjemadhi, që nuk beson në Ditën e Llogarisë”!
40:27. Dhe Musai tha: "Me të vërtetë, unë kërkoj strehim te Zoti im dhe Zoti juaj nga çdo arrogant që nuk beson në Ditën e Llogarisë."
40:27. WE KALE MUSA 'INNI 'UDHTU BIREBBI WE RABBIKUM MIN KULLI MUTEKEBBIRIN LA JU'UMINU BIJEWMIL-HISABI
C 40:28. Një njeri besimtar nga familja e faraonit që e fshehte besimin e vet, tha: "A doni ta mbytni një njeri vetëm pse thotë Zoti im është All-llahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjellë argumente? Nëse ai është rrenës, për vete e ka rrenën, e nëse është i drejtë, juve do t'ju godasë diçka nga ajo që ai ua premton. S'ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon në rrugë atë që e tejkalon dhe është rrenës.
40:28. Por një njeri besimtar, nga të afërmit e Faraonit, i cili fshihte besimin e vet, tha: “Vallë, do të vrisni një njeri vetëm se thotë Allahu është Zoti im”, ndërkohë që ai ju ka sjellë shenja të qarta prej Zotit tuaj?! Nëse është gënjeshtar, atij i përket dënimi i gënjeshtrës së vet e, nëse është i drejtë, atëherë juve do t'ju godasë diçka prej asaj me të cilën ju kërcënohet ai. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me të këqija dhe është gënjeshtar.
40:28. Dhe një burrë besimtar nga familja e Faraonit, që e fshehu besimin e tij, tha: "A do të vrisni një burrë vetëm sepse ai thotë: 'Zoti im është Allahu,' ndërsa ai ju ka sjellë prova të qarta nga Zoti juaj? Dhe nëse ai është gënjeshtar, atëherë mbi të do të jetë gënjeshtra e tij. Por nëse ai është i sinqertë, atëherë disa nga ato që ai ju premton do t'ju godasin. Me të vërtetë, Allahu nuk udhëzon atë që është i tepruar dhe gënjeshtar."
40:28. WE KALE REXHULUN MU'UMINUN MIN 'ALI FIR'AWNE JEKTUMU 'IMANEHU 'ETEKTULUNE REXHULEN 'EN JEKULE RABBIJEL-LAHU WE KAD XHA'EKUM BIL-BEJJINATI MIN RABBIKUM WE 'IN JEKU KADHIBAN FE'ALEJHI KEDHIBUHU WE 'IN JEKU SADIKÆN JUSIBKUM BA'DUL-LEDHI JA'IDUKUM 'INNALL-LLAHE LA JEHDI MEN HUWE MUSRIFUN KEDHDHABUN
C 40:29. O populli im, sot pushteti është juaji në vend, po kush do të na mbrojë prej dënimit të All-llahut nëse ai na përfshin? " Faraoni tha: "Unë nuk kam mendim tjetër t'ju japë pos atij që ju thashë dhe nuk jam duke ua udhëzuar tjetër pos në rrugën e drejtë!"
40:29. O populli im, sot juve ju përket pushteti i Tokës, por kush do të na mbrojë nga dënimi e Allahut, kur ai të na bjerë neve?” Faraoni tha: “Unë ju tregoj vetëm atë që shoh dhe ju udhëzoj vetëm në rrugën e drejtë”.
40:29. O populli im, për ju është sot sundimi, duke qenë ju të lartësuar në tokë. Por kush do të na mbrojë ne nga ndëshkimi i Allahut nëse ai vjen mbi ne? Faraoni tha: Unë ju tregoj vetëm atë që shoh dhe ju udhëzoj vetëm në rrugën e drejtë.
40:29. JA KAWMI LEKUMUL-MULKUL-JEWME DHAHIRINE FIL-'ERDI FEMEN JENSURUNA MIN BE'SI ELLAHI 'IN XHA'ENA KALE FIR'AWNU MA 'URIKUM 'ILLA MA 'ERA WE MA 'EHDIKUM 'ILLA SEBILE ER-RESHADI
C 40:30. Ndërkaq, ai që kishte besuar tha: "O populli im, unë kam frikë për ju se po u gjen si i gjeti popujt e mëparshëm (grupet e mëparshme)!"
40:30. Atëherë, ai që ishte besimtar tha: “O populli im, unë druaj që do t'ju arrijë dënimi si popujve të mëparshëm,
40:30. Dhe ai që besonte tha: "O populli im, unë kam frikë për ju diçka të ngjashme me ditën e aleatëve."
40:30. WE KALEL-LEDHI 'AMENE JA KAWMI 'INNI 'EHAFU 'ALEJKUM MITHLE JEWMIL-'EHZABI
C 40:31. Si rasti i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të atyre që ishin pas. All-llahu nuk bën padrejt ndaj robërve.
40:31. ashtu siç ka qenë për popullin e Nuhut, për fiset Ad e Themud dhe për breznitë pas tyre. Allahu nuk synon padrejtësi për robërit e Vet.
40:31. Si zakonin e popullit të Nuhut dhe Adit dhe Themudit dhe atyre pas tyre. Dhe Allahu nuk dëshiron padrejtësi për robërit.
40:31. MITHLE DE'BI KAWMI NUHIN WE 'ADIN WE THEMUDE WEL-LEDHINE MIN BA'DIHIM WE MALLAHU JURIDU DHULMEN LIL'IBADI
C 40:32. O populli im, unë kam frikë për ju ditën e britmës (të mjerimit),
40:32. O populli im, unë i druhem vërtet Ditës, kur do të thërrisni njëri-tjetrin,
40:32. Dhe, o populli im, unë kam frikë për ju Ditën e Thirrjes së njëri-tjetrit.
40:32. WE JAKAWMI 'INNI 'EHAFU 'ALEJKUM JEWMET-TENADI
C 40:33. Ditën, kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush që ta prapësojë prej jush dënimin e All-llahut. Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton.
40:33. Ditës kur, nga frika do të ikni prapa, pa pasur askënd që t'ju mbrojë nga dënimi i Allahut. Atë që Allahu e shpie në humbje, nuk mund ta udhëzojë kush.
40:33. Ditën kur ju do të ktheni shpinën duke u larguar. Nuk do të ketë për ju asnjë mbrojtës nga Allahu. Dhe kë Allahu e lë në humbje – për atë nuk ka asnjë udhëzues.
40:33. JEWME TUWELLUNE MUDBIRINE MA LEKUM MINEL-LAHI MIN 'ASIMIN WE MEN JUDLILI ELLAHU FEMA LEHU MIN HADIN
C 40:34. Edhe Jusufi qysh herët ju pat ardhur me argumente të qarta e ju gjithnjë ishit në dyshim ndaj asaj që ju pat sjellë, derisa edhe kur vdiq ai, ju patët thënë: "All-llahu nuk do të dërgojë pas tij pejgamber!" Ashtu All-llahu e bën të humbur atë që është i shfrenuar, i dyshimtë.
40:34. Shumë kohë më parë, juve ju pati ardhur Jusufi me prova të qarta, por ju vazhdimisht dyshonit në atë që ju kishte sjellë ai. E, kur ai vdiq, ju thatë: “Allahu nuk do të nisë më të dërguar pas tij!” Ja, kështu Allahu e shpie në humbje çdokënd që e kalon kufirin në të këqija dhe dyshon.
40:34. Dhe me të vërtetë, Jusufi ju erdhi më parë me prova të qarta, por ju vazhduat të dyshoni në atë që ai ju solli. Derisa, kur ai vdiq, ju thatë: 'Allahu nuk do të dërgojë ndonjë të dërguar pas tij.' Kështu, Allahu e lë në humbje atë që është i tepruar dhe dyshues,
40:34. WE LEKAD XHA'EKUM JUSUFU MIN KABLU BIL-BEJJINATI FEMA ZILTUM FI SHEKKIN MIMMA XHA'EKUM BIHI HETTA 'IDHA HELEKE KULTUM LEN JEB'ATHEL-LAHU MIN BA'DIHI RESULEN KEDHALIKE JUDILLU ELLAHU MEN HUWE MUSRIFUN MURTABUN
C 40:35. Ata që duke mos pasur kurrfarë fakti pranë vetes, polemizojnë rreth argumenteve të All-llahut. Kjo (polemikë) shton urrejtje të madhe te All-llahu dhe te ata që kanë besuar. Po kështu All-llahu vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit.
40:35. Ata që i kundërshtojnë shpalljet e Allahut, pa pasur asnjë provë, janë të urryer në sytë e Allahut dhe në sytë e atyre që besojnë. Kështu, Allahu ia vulos zemrën çdo mendjemadhi e dhunuesi”.
40:35. Ata që argumentojnë për ajetet e Allahut pa ndonjë autoritet që u ka ardhur atyre. Kjo është tepër e urryer për Allahun dhe për ata që kanë besuar. Kështu, Allahu vulos çdo zemër arrogante dhe tiranike."
40:35. EL-LEDHINE JUXHADILUNE FI 'AJATI ELLAHI BIGAJRI SULTANIN 'ETAHUM KEBURE MEKTEN 'INDEL-LAHI WE 'INDEL-LEDHINE 'AMENU KEDHALIKE JETBA'U ELLAHU 'ALA KULLI KALBI MUTEKEBBIRIN XHEBBARIN
C 40:36. E faraoni tha: "O Haman, ndërtoma një pyrg, e ndoshta do t'i gjejë rrugët.
40:36. Dhe Faraoni tha: “O Haman, ndërtoma një kullë që t'i arrij rrugët,
40:36. Dhe Faraoni tha: "O Haman, ndërto për mua një kullë që të mund të arrij rrugët,
40:36. WE KALE FIR'AWNU JA HAMANU EBNI LI SERHEN LE'ALLI 'EBLUGUL-'ESBABE