Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 40:30. Ndërkaq, ai që kishte besuar tha: "O populli im, unë kam frikë për ju se po u gjen si i gjeti popujt e mëparshëm (grupet e mëparshme)!"
40:30. Atëherë, ai që ishte besimtar tha: “O populli im, unë druaj që do t'ju arrijë dënimi si popujve të mëparshëm,
40:30. Dhe ai që besonte tha: "O populli im, unë kam frikë për ju diçka të ngjashme me ditën e aleatëve."
40:30. WE KALEL-LEDHI 'AMENE JA KAWMI 'INNI 'EHAFU 'ALEJKUM MITHLE JEWMIL-'EHZABI
C 40:31. Si rasti i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të atyre që ishin pas. All-llahu nuk bën padrejt ndaj robërve.
40:31. ashtu siç ka qenë për popullin e Nuhut, për fiset Ad e Themud dhe për breznitë pas tyre. Allahu nuk synon padrejtësi për robërit e Vet.
40:31. Si zakonin e popullit të Nuhut dhe Adit dhe Themudit dhe atyre pas tyre. Dhe Allahu nuk dëshiron padrejtësi për robërit.
40:31. MITHLE DE'BI KAWMI NUHIN WE 'ADIN WE THEMUDE WEL-LEDHINE MIN BA'DIHIM WE MALLAHU JURIDU DHULMEN LIL'IBADI
C 40:32. O populli im, unë kam frikë për ju ditën e britmës (të mjerimit),
40:32. O populli im, unë i druhem vërtet Ditës, kur do të thërrisni njëri-tjetrin,
40:32. Dhe, o populli im, unë kam frikë për ju Ditën e Thirrjes së njëri-tjetrit.
40:32. WE JAKAWMI 'INNI 'EHAFU 'ALEJKUM JEWMET-TENADI
C 40:33. Ditën, kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush që ta prapësojë prej jush dënimin e All-llahut. Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton.
40:33. Ditës kur, nga frika do të ikni prapa, pa pasur askënd që t'ju mbrojë nga dënimi i Allahut. Atë që Allahu e shpie në humbje, nuk mund ta udhëzojë kush.
40:33. Ditën kur ju do të ktheni shpinën duke u larguar. Nuk do të ketë për ju asnjë mbrojtës nga Allahu. Dhe kë Allahu e lë në humbje – për atë nuk ka asnjë udhëzues.
40:33. JEWME TUWELLUNE MUDBIRINE MA LEKUM MINEL-LAHI MIN 'ASIMIN WE MEN JUDLILI ELLAHU FEMA LEHU MIN HADIN
C 40:34. Edhe Jusufi qysh herët ju pat ardhur me argumente të qarta e ju gjithnjë ishit në dyshim ndaj asaj që ju pat sjellë, derisa edhe kur vdiq ai, ju patët thënë: "All-llahu nuk do të dërgojë pas tij pejgamber!" Ashtu All-llahu e bën të humbur atë që është i shfrenuar, i dyshimtë.
40:34. Shumë kohë më parë, juve ju pati ardhur Jusufi me prova të qarta, por ju vazhdimisht dyshonit në atë që ju kishte sjellë ai. E, kur ai vdiq, ju thatë: “Allahu nuk do të nisë më të dërguar pas tij!” Ja, kështu Allahu e shpie në humbje çdokënd që e kalon kufirin në të këqija dhe dyshon.
40:34. Dhe me të vërtetë, Jusufi ju erdhi më parë me prova të qarta, por ju vazhduat të dyshoni në atë që ai ju solli. Derisa, kur ai vdiq, ju thatë: 'Allahu nuk do të dërgojë ndonjë të dërguar pas tij.' Kështu, Allahu e lë në humbje atë që është i tepruar dhe dyshues,
40:34. WE LEKAD XHA'EKUM JUSUFU MIN KABLU BIL-BEJJINATI FEMA ZILTUM FI SHEKKIN MIMMA XHA'EKUM BIHI HETTA 'IDHA HELEKE KULTUM LEN JEB'ATHEL-LAHU MIN BA'DIHI RESULEN KEDHALIKE JUDILLU ELLAHU MEN HUWE MUSRIFUN MURTABUN
C 40:35. Ata që duke mos pasur kurrfarë fakti pranë vetes, polemizojnë rreth argumenteve të All-llahut. Kjo (polemikë) shton urrejtje të madhe te All-llahu dhe te ata që kanë besuar. Po kështu All-llahu vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit.
40:35. Ata që i kundërshtojnë shpalljet e Allahut, pa pasur asnjë provë, janë të urryer në sytë e Allahut dhe në sytë e atyre që besojnë. Kështu, Allahu ia vulos zemrën çdo mendjemadhi e dhunuesi”.
40:35. Ata që argumentojnë për ajetet e Allahut pa ndonjë autoritet që u ka ardhur atyre. Kjo është tepër e urryer për Allahun dhe për ata që kanë besuar. Kështu, Allahu vulos çdo zemër arrogante dhe tiranike."
40:35. EL-LEDHINE JUXHADILUNE FI 'AJATI ELLAHI BIGAJRI SULTANIN 'ETAHUM KEBURE MEKTEN 'INDEL-LAHI WE 'INDEL-LEDHINE 'AMENU KEDHALIKE JETBA'U ELLAHU 'ALA KULLI KALBI MUTEKEBBIRIN XHEBBARIN
C 40:36. E faraoni tha: "O Haman, ndërtoma një pyrg, e ndoshta do t'i gjejë rrugët.
40:36. Dhe Faraoni tha: “O Haman, ndërtoma një kullë që t'i arrij rrugët,
40:36. Dhe Faraoni tha: "O Haman, ndërto për mua një kullë që të mund të arrij rrugët,
40:36. WE KALE FIR'AWNU JA HAMANU EBNI LI SERHEN LE'ALLI 'EBLUGUL-'ESBABE
C 40:37. Rrugët e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse unë mendoj se ai është rrenës". Dhe ashtu, faraonit iu duk e mirë vepra e tij e keqe dhe u shmang prej rrugës së drejtë, kështu që parashikimet e faraonit ishin të asgjësuara.
40:37. rrugët e qiellit e të shoh Zotin e Musait, sepse jam i bindur se ai (Musai) gënjen”. Kështu, Faraonit iu dukën të bukura veprat e tij të shëmtuara dhe u shmang nga rruga e drejtë, por dredhia e tij e çoi vetëm në rrënim.
40:37. Rrugët drejt qiejve, që të mund të shoh Zotin e Musait. Por me të vërtetë, unë mendoj se ai është një gënjeshtar." Dhe kështu e bëri Faraoni të duken të mira veprat e tij të këqija, dhe ai u pengua nga rruga. Por dredhitë e Faraonit ishin vetëm në humbje.
40:37. 'ESBABE ES-SEMAWATI FE'ETTELI'A 'ILA 'ILEHI MUSA WE 'INNI LE'EDHUNNUHU KADHIBEN WE KEDHELIKE ZUJJINE LIFIR'AWNE SU'U 'AMELIHI WE SUDDE 'ANI ES-SEBILI WE MA KEJDU FIR'AWNE 'ILLA FI TEBABIN
C 40:38. Ai që kishte besuar tha: "O populli im, ejani pas meje, e unë t'ju udhëzoj në rrugën e drejtë!
40:38. Ai që ishte besimtar tha: “O populli im, më pasoni, që unë t'ju udhëzoj në rrugën e drejtë!
40:38. Dhe ai që besonte tha: "O populli im, më ndiqni mua; unë do t'ju udhëzoj në rrugën e drejtë.
40:38. WE KALEL-LEDHI 'AMENE JA KAWMI ETTEBI'UNI 'EHDIKUM SEBILE ER-RESHADI
C 40:39. O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja.
40:39. O populli im, në të vërtetë, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi e përkohshme, ndërsa jeta tjetër është Shtëpi e përhershme.
40:39. O populli im, me të vërtetë, kjo jetë e kësaj bote është vetëm një kënaqësi e përkohshme, dhe me të vërtetë, bota tjetër është shtëpia e përhershme.
40:39. JA KAWMI 'INNEMA HEDHIHIL-HEJA ETU ED-DUNJA META'UN WE 'INNEL-'AHIRETE HIJE DARUL-KARARI
C 40:40. Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe aty shpërblehen pa masë.
40:40. Ata që bëjnë vepra të këqija, do të dënohen vetëm sipas veprave të bëra; ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, qofshin meshkuj apo femra, do të hyjnë në Xhenet. Aty do të begatohen pa kufizim.
40:40. Kushdo që bën një të keqe, ai do të shpërblehet vetëm me diçka të ngjashme. Por kushdo që bën një të mirë – mashkull ose femër – dhe është besimtar, ata do të hyjnë në Xhenet, duke qenë të furnizuar aty pa llogari."
40:40. MEN 'AMILE SEJJI'ETEN FELA JUXHZA 'ILLA MITHLEHA WE MEN 'AMILE SALIHEN MIN DHEKERIN 'EW 'UNTHA WE HUWE MU'UMINUN FE'ULA'IKE JEDHULUNEL-XHENNETE JURZEKUNE FIHA BIGAJRI HISABIN