Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 40:8. Zoti ynë, futi në xhennete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhënjyesi, i urti!
40:8. O Zoti ynë, shpjeri ata në kopshtet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, së bashku me të devotshmit prej prindërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre! Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.
40:8. Zoti ynë, dhe futi ata në kopshte të përhershme, të cilat Ti ua ke premtuar atyre dhe atyre që janë të drejtë nga etërit e tyre dhe gratë e tyre dhe pasardhësit e tyre. Me të vërtetë, Ti je i Fuqishmi, i Urtë.
40:8. REBBENA WE 'EDHILHUM XHENNATI 'ADNIN ELLETI WE'ADTEHUM WE MEN SELEHE MIN 'ABA'IHIM WE 'EZWAXHIHIM WE DHURRIJATIHIM 'INNEKE 'ENTEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 40:9. Dhe i mbron ata prej të këqijave, pse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqijave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është ai shpëtimi i madh".
40:9. Dhe shpëtoji ata nga e keqja! Atë që Ti e shpëton nga e keqja atë Ditë, Ti e ke mëshiruar; e ky, me të vërtetë, është shpëtimi i madh!”
40:9. Dhe mbroji ata nga të këqijat. Dhe kë të mbrosh Ti atë ditë nga të këqijat, Ti me të vërtetë e ke mëshiruar atë. Dhe ky është shpëtimi i madh."
40:9. WE KIHIMU ES-SEJJI'ATI WE MEN TEKI ES-SEJJI'ATI JEWME'IDHIN FEKAD REHIMTEHU WE DHELIKE HUWEL-FEWZUL-'ADHIMU
C 40:10. S'ka dyshim se ata që nuk besuan do të thirren (do t'u thuhet): "Hidhërimi i All-llahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në Dunja), është më i madh se urrejtja juaj ndaj vetes".
40:10. Atyre që kanë mohuar, do t'u thuhet: “Urrejtja e Allahut ndaj jush është më e madhe se urrejtja juaj ndaj vetvetes, kur jeni thirrur në besim, por keni mohuar.”
40:10. Me të vërtetë, atyre që nuk besuan do t'u bëhet thirrje: "Me të vërtetë, urrejtja e Allahut është më e madhe sesa urrejtja juaj për vetet tuaja, sepse ju ishit të ftuar në besim, por ju mohuat."
40:10. 'INNEL-LEDHINE KEFERU JUNADEWNE LEMEKTU ELLAHI 'EKBERU MIN MEKTIKUM 'ENFUSEKUM 'IDH TUD'AWNE 'ILAL-'IMANI FETEKFURUNE
C 40:11. Ata (jobesimtarët) thonë: "Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë, e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje?"
40:11. Ata do të përgjigjen: “O Zoti ynë, na ke bërë të vdesim dy herë dhe na ke ngjallur dy herë. Tani i pranojmë gjynahet tona. Prandaj, a ka ndonjë rrugëdalje (nga Xhehenemi)?”
40:11. Ata do të thonë: "Zoti ynë, Ti na bëre të vdesim dy herë dhe na bëre të jetojmë dy herë, dhe ne e pranojmë mëkatin tonë. Prandaj, a ka ndonjë mënyrë për të dalë?"
40:11. KALU REBBENA 'EMETTENA ETHNETEJNI WE 'EHJEJTENA ETHNETEJNI FA'TEREFNA BIDHUNUBINA FEHEL 'ILA HURUXHIN MIN SEBILIN
C 40:12. Ky (dënim) është, pse kur bëhej thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit!
40:12. Atyre do t'u thuhet: “Ju keni pësuar këtë fat, sepse, kur thirrej Allahu i Vetëm, ju mohonit, por, kur i shoqërohej Atij diçka tjetër (në adhurim), ju besonit. Sot gjykimi i përket vetëm Allahut, të Lartit e të Madhërishmit.
40:12. (Do t'u thuhet): "Kjo është për shkak se, kur Allahu thirrej i Vetëm, ju mohonit. Por kur i bëhej shok Atij, ju besonit. Prandaj, vendimi është vetëm për Allahun, të Lartin, të Madhin."
40:12. DHALIKUM BI'ENNEHU 'IDHA DU'IJEL-LAHU WEHDEHU KEFERTUM WE 'IN JUSHREK BIHI TU'UMINU FALHUKMU LILLAHIL-'ALIJIL-KEBIRI
C 40:13. Ai (All-llahu) është që po ua dëfton juve argumentet e veta, që ju sjell furnizim prej qiellit (shiun), por përveç atyre që janë të kthyer te Zoti, të tjerët nuk marrin mësim.
40:13. Është Ai që ju tregon shenjat e Tij dhe ju zbret riskun prej qiellit. Por askush nuk e kujton këtë, përveç atyre që kthehen tek Ai të penduar.
40:13. Ai është Ai që ju tregon shenjat e Tij dhe zbret për ju furnizimin nga qielli. Por askush nuk përkujton përveç atij që kthehet te Ai.
40:13. HUWEL-LEDHI JURIKUM 'AJATIHI WE JUNEZZILU LEKUM MINE ES-SEMA'I RIZKEN WE MA JETEDHEKKERU 'ILLA MEN JUNIBU
C 40:14. Pra, adhurojeni All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë (adhurimin).
40:14. Andaj, lutjuni Allahut me adhurim të sinqertë për Të, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët!
40:14. Prandaj, lutuni Allahut duke qenë të sinqertë në fenë për Të, edhe nëse jobesimtarët e urrejnë atë.
40:14. FAD'U ELLAHE MUHLISINE LEHU ED-DINE WE LEW KERIHEL-KAFIRUNE
C 40:15. Ai (All-llahu) është i pozitës më të lartë, i zoti i Arshit; Ai me urdhrin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij që do nga robërit e vet, për t'ua tërhequr vërejtjen ndaj ditës së takimit (të kijametit).
40:15. Ai është zotërues i cilësive më të larta dhe Zoti i Fronit. Ai e dërgon Shpalljen me urdhrin e Tij tek ata, që ka zgjedhur prej robërve të Vet, për t'i paralajmëruar për Ditën e Takimit me Atë;
40:15. Ai është Zotëruesi i shkallëve të larta, i Gjithëfuqishmi. Ai dërgon Shpirtin me urdhrin e Tij mbi atë që Ai do nga robërit e Tij, që ai të paralajmërojë për Ditën e Takimit.
40:15. REFI'U ED-DEREXHATI DHUL-'ARSHI JULKI ER-RUHE MIN 'EMRIHI 'ALA MEN JESHA'U MIN 'IBADIHI LIJUNDHIRE JEWMET-TELAKI
C 40:16. Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t'i fshihet asgjë gjë e tyre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është Një, i fuqiplotit (është përgjigjja)!
40:16. për Ditën, kur ata do të paraqiten të zbuluar, kur asgjë e tyre nuk do të jetë e fshehtë për Allahun. Kujt i përket pushteti i asaj dite? Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit!
40:16. Dita kur ata do të dalin dhe asgjë nga ata nuk do të jetë e fshehur nga Allahu. Për cilin është sot sundimi? Për Allahun, të Vetmin, të Ngadhënjyesin.
40:16. JEWME HUM BARIZUNE LA JEHFA 'ALA ELLAHI MINHUM SHEJ'UN LIMENIL-MULKUL-JEWME LILLAHIL-WAHIDIL-KAHHARI
C 40:17. Sot shpërblehet secili njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi, All-llahu llogarit shpejt.
40:17. Atë ditë, çdo njeri do të shpërblehet sipas asaj që ka punuar; atë ditë nuk ka padrejtësi! Allahu, me të vërtetë, është i shpejtë në llogari.
40:17. Sot, çdo shpirt do të shpërblehet për atë që ka punuar. Nuk do të ketë padrejtësi sot. Me të vërtetë, Allahu është i shpejtë në llogari.
40:17. EL-JEWME TUXHZA KULLU NEFSIN BIMA KESEBET LA DHULMEL-JEWME 'INNALL-LLAHE SERI'UL-HISABI
C 40:18. Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e kijametit, kur zemrat, të mllefosura arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik e as ndërmjetësues që i shkon fjala.
40:18. Paralajmëroji ata për Ditën e afërt të Gjykimit, kur zemrat do t'u vijnë deri në fyt prej pikëllimit. Për njerëzit e këqinj nuk ka asnjë mik të afërt dhe as ndërmjetësues të pranueshëm.
40:18. Dhe paralajmëroji ata për Ditën e afërt, kur zemrat do të ngushtohen në fyt nga pikëllimi. Për të padrejtët nuk do të ketë mik as ndërmjetësues që do të dëgjohet.
40:18. WE 'ENDHIRHUM JEWMEL-'AZIFETI 'IDHIL-KULUBU LEDAL-HENAXHIRI KADHIMINE MA LILDHDHALIMINE MIN HEMIMIN WE LA SHEFI'IN JUTA'U