Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 40:4. Rreth argumenteve të All-llahut nuk kundërshton kush, pos atyre që nuk besuan; pra ty të mos mashtrojë lëvizja e tyre nëpër qytete.
40:4. Askush nuk i vë në dyshim shpalljet e Allahut, përveç atyre që nuk besojnë, prandaj mos të mashtrojë ty bredhja e tyre nëpër botë.
40:4. Askush nuk argumenton për ajetet e Allahut përveç atyre që nuk besojnë. Prandaj, mos lejo që lëvizjet e tyre nëpër tokë të të mashtrojnë.
40:4. MA JUXHADILU FI 'AJATI ELLAHI 'ILLAL-LEDHINE KEFERU FELA JEGRURKE TEKALLUBUHUM FIL-BILADI
C 40:5. Populli i Nuhut dhe grupacione pas tyre patën përgënjeshtruar përpara këtyre (idhujtarëve), dhe secili popull (që përgënjeshtroi), u përpoq ta asgjësojë të dërguarin e vet dhe e luftoi me çështje të kota, ashtu që me ato deshi ta likuidojë të vërtetën, e Unë i ndëshkova ata, e çfarë ishte ndëshkimi Im ndaj tyre?
40:5. Në të vërtetë, edhe para tyre i mohoi (shpalljet dhe mrekullitë e Allahut) populli i Nuhut. E po ashtu edhe grupet e tjera pas tij. Secili popull u përpoq ta mundonte të dërguarin e vet dhe ta mohonte të vërtetën me kundërshtime të rreme, andaj Unë i dënova ata. Eh, si ka qenë dënimi Im!
40:5. Para tyre, populli i Nuhut dhe aleatët pas tyre përgënjeshtruan. Dhe çdo komb u përpoq të kapte të dërguarin e tyre dhe u përpoq të debatonte me të pavërtetën për të mposhtur të vërtetën. Prandaj, unë i kapëm ata, dhe si ishte ndëshkimi Im!
40:5. KEDHDHEBET KABLEHUM KAWMU NUHIN WEL-'EHZABU MIN BA'DIHIM WE HEMMET KULLU 'UMMETIN BIRESULIHIM LIJE'HUDHUHU WE XHADELU BIL-BATILI LIJUDHIDU BIHIL-HEKKA FE'EHADHTUHUM FEKEJFE KANE 'IKABI
C 40:6. Po ashtu, ka marrë fund vendimi i Zotit tënd (për dënim) kundër atyre që nuk besuan, se ata janë banues të zjarrit.
40:6. Dhe kështu, Fjala e Zotit tënd do të përmbushet për jobesimtarët: ata do të jenë vërtetë banorë të Zjarrit.
40:6. Dhe kështu Fjala e Zotit tënd është bërë e vërtetë mbi ata që nuk besuan – se ata janë banorët e zjarrit.
40:6. WE KEDHELIKE HEKKAT KELIMETU RABBIKE 'ALEL-LEDHINE KEFERU 'ENNEHUM 'ESHABU EN-NARI
C 40:7. Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin edhe ata që janë përreth e tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t'i falë ata që besuan (duke thënë): "Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falju atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde, e edhe ruaji ata nga dënimi i xhehennemit!
40:7. Ata (engjëj), që e mbajnë Fronin dhe ata që janë rreth tij, e madhërojnë Zotin e tyre me falënderim dhe i besojnë Atij. Ata lypin falje për besimtarët, duke thënë: “O Zoti ynë, Ti përfshin çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë Tënde, prandaj fali ata që janë penduar e që ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata prej dënimit të Zjarrit flakërues!
40:7. Ata që mbajnë Arshin dhe ata që janë rreth tij e lavdërojnë me lavdinë e Zotit të tyre dhe besojnë në Të dhe kërkojnë falje për ata që kanë besuar (duke thënë): "Zoti ynë, Ti ke përfshirë çdo gjë në mëshirë dhe dije. Prandaj, fali ata që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde dhe mbroji ata nga ndëshkimi i zjarrit të ndezur.
40:7. EL-LEDHINE JEHMILUNEL-'ARSHE WE MEN HEWLEHU JUSEBBIHUNE BIHEMDI RABBIHIM WE JU'UMINUNE BIHI WE JESTEGFIRUNE LILLEDHINE 'AMENU REBBENA WESI'TE KULLE SHEJ'IN REHMETEN WE 'ILMEN FAGFIR LILLEDHINE TABU WE ETTEBA'U SEBILEKE WE KIHIM 'ADHABEL-XHEHIMI
C 40:8. Zoti ynë, futi në xhennete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhënjyesi, i urti!
40:8. O Zoti ynë, shpjeri ata në kopshtet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, së bashku me të devotshmit prej prindërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre! Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.
40:8. Zoti ynë, dhe futi ata në kopshte të përhershme, të cilat Ti ua ke premtuar atyre dhe atyre që janë të drejtë nga etërit e tyre dhe gratë e tyre dhe pasardhësit e tyre. Me të vërtetë, Ti je i Fuqishmi, i Urtë.
40:8. REBBENA WE 'EDHILHUM XHENNATI 'ADNIN ELLETI WE'ADTEHUM WE MEN SELEHE MIN 'ABA'IHIM WE 'EZWAXHIHIM WE DHURRIJATIHIM 'INNEKE 'ENTEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 40:9. Dhe i mbron ata prej të këqijave, pse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqijave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është ai shpëtimi i madh".
40:9. Dhe shpëtoji ata nga e keqja! Atë që Ti e shpëton nga e keqja atë Ditë, Ti e ke mëshiruar; e ky, me të vërtetë, është shpëtimi i madh!”
40:9. Dhe mbroji ata nga të këqijat. Dhe kë të mbrosh Ti atë ditë nga të këqijat, Ti me të vërtetë e ke mëshiruar atë. Dhe ky është shpëtimi i madh."
40:9. WE KIHIMU ES-SEJJI'ATI WE MEN TEKI ES-SEJJI'ATI JEWME'IDHIN FEKAD REHIMTEHU WE DHELIKE HUWEL-FEWZUL-'ADHIMU
C 40:10. S'ka dyshim se ata që nuk besuan do të thirren (do t'u thuhet): "Hidhërimi i All-llahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në Dunja), është më i madh se urrejtja juaj ndaj vetes".
40:10. Atyre që kanë mohuar, do t'u thuhet: “Urrejtja e Allahut ndaj jush është më e madhe se urrejtja juaj ndaj vetvetes, kur jeni thirrur në besim, por keni mohuar.”
40:10. Me të vërtetë, atyre që nuk besuan do t'u bëhet thirrje: "Me të vërtetë, urrejtja e Allahut është më e madhe sesa urrejtja juaj për vetet tuaja, sepse ju ishit të ftuar në besim, por ju mohuat."
40:10. 'INNEL-LEDHINE KEFERU JUNADEWNE LEMEKTU ELLAHI 'EKBERU MIN MEKTIKUM 'ENFUSEKUM 'IDH TUD'AWNE 'ILAL-'IMANI FETEKFURUNE
C 40:11. Ata (jobesimtarët) thonë: "Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë, e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje?"
40:11. Ata do të përgjigjen: “O Zoti ynë, na ke bërë të vdesim dy herë dhe na ke ngjallur dy herë. Tani i pranojmë gjynahet tona. Prandaj, a ka ndonjë rrugëdalje (nga Xhehenemi)?”
40:11. Ata do të thonë: "Zoti ynë, Ti na bëre të vdesim dy herë dhe na bëre të jetojmë dy herë, dhe ne e pranojmë mëkatin tonë. Prandaj, a ka ndonjë mënyrë për të dalë?"
40:11. KALU REBBENA 'EMETTENA ETHNETEJNI WE 'EHJEJTENA ETHNETEJNI FA'TEREFNA BIDHUNUBINA FEHEL 'ILA HURUXHIN MIN SEBILIN
C 40:12. Ky (dënim) është, pse kur bëhej thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit!
40:12. Atyre do t'u thuhet: “Ju keni pësuar këtë fat, sepse, kur thirrej Allahu i Vetëm, ju mohonit, por, kur i shoqërohej Atij diçka tjetër (në adhurim), ju besonit. Sot gjykimi i përket vetëm Allahut, të Lartit e të Madhërishmit.
40:12. (Do t'u thuhet): "Kjo është për shkak se, kur Allahu thirrej i Vetëm, ju mohonit. Por kur i bëhej shok Atij, ju besonit. Prandaj, vendimi është vetëm për Allahun, të Lartin, të Madhin."
40:12. DHALIKUM BI'ENNEHU 'IDHA DU'IJEL-LAHU WEHDEHU KEFERTUM WE 'IN JUSHREK BIHI TU'UMINU FALHUKMU LILLAHIL-'ALIJIL-KEBIRI
C 40:13. Ai (All-llahu) është që po ua dëfton juve argumentet e veta, që ju sjell furnizim prej qiellit (shiun), por përveç atyre që janë të kthyer te Zoti, të tjerët nuk marrin mësim.
40:13. Është Ai që ju tregon shenjat e Tij dhe ju zbret riskun prej qiellit. Por askush nuk e kujton këtë, përveç atyre që kthehen tek Ai të penduar.
40:13. Ai është Ai që ju tregon shenjat e Tij dhe zbret për ju furnizimin nga qielli. Por askush nuk përkujton përveç atij që kthehet te Ai.
40:13. HUWEL-LEDHI JURIKUM 'AJATIHI WE JUNEZZILU LEKUM MINE ES-SEMA'I RIZKEN WE MA JETEDHEKKERU 'ILLA MEN JUNIBU
C 40:14. Pra, adhurojeni All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë (adhurimin).
40:14. Andaj, lutjuni Allahut me adhurim të sinqertë për Të, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët!
40:14. Prandaj, lutuni Allahut duke qenë të sinqertë në fenë për Të, edhe nëse jobesimtarët e urrejnë atë.
40:14. FAD'U ELLAHE MUHLISINE LEHU ED-DINE WE LEW KERIHEL-KAFIRUNE